Fjalët e Jetës!

Mirë se erdhët në faqen FJALET E JETES!

Kjo faqe ka për qëllim të na sjellë më pranë fjalëve jetëdhënëse të të Vetmit Zot dhe Shpëtimtar, Jezu Krishtit.

Shpresoj dhe lutem që gjithçka që do të publikohet në këtë faqe të mund t’ju tërheqë më pranë Atij, që është vetë Fjala e Perëndisë që “u bë mish dhe banoi ndër ne”, Atij që është Drita e Botës që “ndriçon çdo njeri që vjen në këtë botë.” Atij që tha, “Unë jam Ringjallja dhe Jeta”.

Në një rast gjatë shërbesës së Jezusit ndodhi që shumë nga ndjekësit e tij e braktisën dhe Ai u drejtua nga dishepujt e vet dhe i pyeti, “A doni edhe ju të largoheni?” Simon Pjetri iu përgjigje: “Zot, te kush të shkojmë? Ti ke fjalë jete të përjetshme. Ne kemi besuar dhe kemi njohur se ti je Krishti, Biri i Perëndisë së gjallë.”

Dhëntë Zoti që edhe ne të qëndrojmë lidhur ngushte me Atë që është Fjala e Gjallë, Drita e Botës dhe Jeta e Vërtetë!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*