Përderisa jemi shpenguar vetëm me anë të hirit, vetëm nëpërmjet Krishtit, a duhet që ende të bëjmë vepra të mira dhe t’i bindemi Fjalës së Perëndisë?

Pyetja 34

Përderisa jemi shpenguar vetëm me anë të hirit, vetëm nëpërmjet Krishtit, a duhet që ende të bëjmë vepra të mira dhe t’i bindemi Fjalës së Perëndisë?

Përgjigja

Po, për shkak se Krishti tashmë na ka shpenguar me gjakun e tij, gjithashtu na ripërtërin përmes Frymës së Tij në mënyrë që jeta jonë të tregojë dashuri dhe mirënjohje për Perëndinë; në mënyrë që të sigurohemi për besimin tonë përmes fryteve të tij; dhe në mënyrë që përmes sjelljes sonë të perëndishme të tjerët të mund të fitohen për Krishtin.

Por ju jeni fis i zgjedhur, priftëri mbretërore, një komb i shenjtë, një popull i fituar, që të shpallni mrekullitë e atij që ju thirri nga terri në dritën e tij të mrekullueshme; ju, që dikur nuk ishit një popull, kurse tani jeni populli i Perëndisë; ju, dikur të pamëshiruar, por tani të mëshiruar. Shumë të dashur, unë ju këshilloj, si të huaj dhe shtegtarë, të hiqni dorë nga lakmitë e mishit, që luftojnë kundër shpirtit. Silluni mirë ndër jo-hebrenjtë, që aty ku do t’ju paditin si keqbërës, të përlëvdojnë Perëndinë ditën e ardhjes së tij, për shkak të veprave tuaja të mira.

1 Pjetri 2:9–12

Komentim

Ashtu si toka që nuk prodhon fryte nëse më së pari nuk ujitet prej së larti; kështu është edhe me drejtësinë nga ligji, duke bërë shumë gjëra nuk arrijmë asgjë, dhe duke u përpjekur ta përmbushim ligjin nuk e plotësojë, veçse po të jemi bërë më së pari të drejtë me drejtësinë e krishterë, e cila nuk ka lidhje me drejtësinë që vjen prej ligjit. Por kjo drejtësi e krishterë është qiellore, nuk e kemi prej vetes tonë, por e marrim prej qiellit; për këtë drejtësi nuk mund të punojmë por ajo realizohet në ne përmes hirit dhe është e qartë që përqafohet përmes besimit. A do të thotë kjo që ne nuk bëjmë asgjë? A nuk bëjmë asgjë për sigurimin e kësaj drejtësie? Përgjigja është, Asgjë. Kjo është drejtësia e përsosur, të mos bësh asgjë, të mos dëgjosh asgjë, të mos konsiderosh asgjë nga ligji apo veprat, por të dish dhe të besosh vetëm këtë gjë, që Krishti ka shkuar tek Ati dhe tani nuk mund ta shohim; të dish dhe besosh që ai është ulur në qiell në të djathtë të Atit të Tij si kryeprifti ynë që ndërmjetëson për ne, që mbretëron mbi ne dhe në ne përmes hirit të tij. Ai që largohet prej kësaj drejtësie të krishterë është i detyruar të bjerë në drejtësinë e ligjit; kjo do të thotë, që kur ka humbur Krishtin, duhet të mbështetet në sigurinë e veprave të tij. Por kur në zemrën time mbretëron drejtësia e krishterë unë bëj vepra të mira, në çfarëdo rasti që të më jepet. Kushdo që është plotësisht i bindur që drejtësia e tij është vetëm Krishti jo vetëm që punon mirë dhe me gëzim në zanatin e tij, por gjithashtu e nënshtron veten para çdo barre dhe çdo rreziku në jetën e tanishme për shkak se ky person e di që ky është vullneti i Perëndisë dhe që ky nënshtrim i pëlqen Atij.

Martin Luteri (Martin Luther, 1483–1546). Pastor Protestant Gjerman dhe profesor i teologjisë. Luteri ishte biri i një familjeje minatorësh, që kishte për qëllim të bëhej avokat, por u bë pjesë e rendit monastik. Në 31 Tetor 1517 Luteri gozhdoi Nëntëdhjetë e Pesë Tezat e tij në derën e një kishe në Vitenberg duke i hapur kështu udhë Reformimit. Refuzimi i tij për të hequr dorë nga shkrimet e tij pavarësisht këmbënguljes së Papë Leos X dhe Karlit V rezultoi në shkishërimin e tij. Luteri shkroi shumë vepra, ku përfshihen katekizma e tij e shkurtër dhe ajo e zgjeruar, si dhe predikoi qindra predikime në kisha dhe universitete.

Lutje

Në zemrën e Perëndisë ka shumë mëshirë për popullin e tij, përmes gjakut të vet Biri i Tij Jezusi ka hapur një udhë të gjallë për ne në mënyrë që ta përjetojmë këtë mëshirë dhe të përfitojmë prej saj përjetë. Për këtë qëllim na është zbuluar kjo mirësi: “O Izrael, mbaj shpresa tek Zoti, sepse pranë tij ka dhembshuri dhe shpëtim të plotë.” Shpresë! Kush nuk do të shpresonte të gëzonte jetën e përjetshme? Po ta shihte populli i Perëndisë në çfarë jete kanë lindur, dhe sa besnik do të jetë Perëndia i të vërtetës ndaj asaj që fjala e tij thotë se vjen nga duart e tij, ata do të rënkonin me dëshirë në të gjitha kënaqësitë e tyre veçse që të ishin me Të, me Atë që është jeta e tyre, pjesa e tyre dhe lavdia e tyre përjetë. Por ne rrëfejmë që nuk dëshirojmë mjaft fort për ardhjen e ditës së Perëndisë; rrëfejmë besimin dhe përmes gjithë jetës tonë u tregojmë të tjerëve sa pak prej kësaj dëshire kemi në zemrat tona. Na udhëheqtë Zoti edhe më tepër në fuqinë e veprave të tij; atëherë virtytet e atij që na shpëtoi, na thirri nga errësira në dritën e tij të mrekullueshme, dhe favori i njohurisë së tij të mirë do të bëhen të njohura tek të tjerët shumë herë më fort nga sa ndodh tani. Amen.

Gjon Bunian (John Bunyan, 1628–1688). I njohur me nofkën kallajxhiu i Elstou, Buniani përjetoi një kthim dramatik në besim dhe u bë një prej predikuesve më të njohur Puritanë. Ndërsa popullariteti i tij u rrit ai u bë gjithnjë e më tepër një shënjestër për shpifje dhe akuza gjëra të cilat më në fund e çuan në burg ku edhe shkroi veprën e tij më të njohur e cila është botuar edhe në gjuhën shqipe Rruga e Shtegtarit në vitin 1678.

New City Catechism was adapted by Timothy Keller and Sam Shammas from the Reformation catechisms. Copyright © 2012 by Redeemer Presbyterian Church.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*