‘Po’ dhe ‘Amen’ për të gjitha premtimet e Perëndisë

prej John Piper

Të gjitha premtimet e Perëndisë janë Po në atë. Kjo është arsyeja pse përmes tij i themi Amen Perëndisë për lavdi të tij. (2 Korintasve 1:20 perkthim i lire)

Të jesh “në Krishtin Jezus” është një realitet i mahnitshëm. Është jashtëzakonisht marramendëse të mendosh çfarë do të thotë të jesh në Krishtin. I bashkuar me Krishtin. I lidhur me Krishtin.

Nëse je “në Krishtin” dëgjo se çfarë do të thotë kjo për ty:

1. Në Krishtin Jezus jeni ulur në vendet qiellore! Efesianëve 2:6, “edhe na ringjalli me të, dhe me të na vuri të rrimë në vendet qiellore në Krishtin Jezus”

2. Në Krishtin Jezus të gjitha premtimet e Perëndisë për ju janë Po! 2 Korintasve 1:20, “Sepse të gjitha premtimet e Perëndisë janë në atë “po” dhe në atë “amen”, për lavdi të Perëndisë nëpërmjet nesh.”

3. Në Krishtin Jezus ju po veçoheni për Perëndinë dhe po bëheni të shenjtë! 1 Korintasve 1:2, “kishës së Perëndisë që është në Korint, të shenjtëruarve në Krishtin Jezus, të thirrur shenjtorë, bashkë me të gjithë ata që në çdo vend e thërrasin emrin e Jezu Krishtit, Zotit të tyre dhe tonit.”

4. Në Krishtin Jezus do t’iu sigurohet gjithçka do të keni nevojë! Filipianëve 4:19, “Dhe Perëndia im do të plotësojë të gjitha nevojat tuaja sipas pasurisë së tij në lavdi, në Jezu Krisht.”

5. Në Krishtin Jezus paqja e Perëndisë do të ruajë zemrën dhe mendjen tuaj! Filipanëve 4:7, “Dhe paqja e Perëndisë, që ia tejkalon çdo zgjuarësie, do të ruajë zemrat tuaja dhe mendjet tuaja në Krishtin Jezus.”

6. Në Krishtin Jezus keni jetën e përjetshme! Romakëve 6:23, “Sepse paga e mëkatit është vdekja, por dhuntia e Perëndisë është jeta e përjetshme në Jezu Krishtin, Zotin tonë.”

7. Në Krishtin Jezus do të ringjalleni prej së vdekuri në ardhjen e Zotit! 1 Korintasve 15:22, “Sepse, ashtu sikur të gjithë vdesin në Adamin, kështu të gjithë do të ngjallën në Krishtin.” Të gjithë ata që ishin të bashkuar me Adamin në njeriun e parë vdesin. Të gjithë ata që u bashkuan me Krishtin në njeriun e ri do të ngjallen në jetë sërish!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*