Si duhet të lexohet dhe dëgjohet Fjala e Perëndisë?

Pyetja 42

Si duhet të lexohet dhe dëgjohet Fjala e Perëndisë?

Me zell, përgatitje dhe lutje, në mënyrë që ta pranojmë me besim, ta fshehim në zemrën tonë dhe ta praktikojmë në jetën tonë.

I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm për mësim, bindje, ndreqje dhe për edukim në drejtësi, që njeriu i Perëndisë të jetë plotësisht i përkryer, tërësisht i pajisur për çdo vepër të mirë.”

2 Timoteu 3:16–17

Komentim

Ndërsa e lexoni Biblën tuaj ditë pas dite, a e zbatoni të vërtetën e saj në jetën tuaj? Cili është motivi juaj kur e lexoni Biblën? A është thjesht që të keni njohri për të në mënyrë që t’u tregoni të tjerëve sa shumë dini dhe të debatoni me ta, apo për ta zbatuar të vërtetën në jetën tuaj? Ndërsa lexoni thuajini vetes, “Kjo është për mua! Çfarë është duke thënë për mua?” Lejojeni Shkrimin t’iu hetojë ndryshe mund të jetë shumë e rrezikshme. Ka një ndjesi që sa më shumë të dini prej saj aq më e rrezikshme ka për të qenë për ju nëse nuk e zbatoni në jetën tuaj. Ne duhet ta zbatojmë të vërtetën në jetën tonë dhe të përulemi prej saj. Duhet të kemi shumë kujdes që të mos flasim për gjërat thjesht nga ana teorike pa u shqetësuar për zbatimin praktik të tyre në jetën tonë personale. Njerëzit gjykojnë për Krishtin duke ju parë ju dhe mua. Ata thonë, “Shikojini ata të krishterë! Ata mund të flasin në mënyrë të mrekullueshme kur dielli ndriçon dhe kur punët po ecin mirë, kur nuk kanë vështirësi në familje, por në momentin kur diçka shkon keq nuk duket se kanë ndonjë gjë, ata madje janë më keq se shumë jo të krishterë. Ky na qenka Krishterimi?” Kështu ata nxjerrin një konkluzion përsosmërisht logjik dhe të drejtë.

Martin Lloid Xhons (David Martyn Lloyd-Jones, 1899–1981). Doktor dhe pastor protestant nga Uellsi. Martin Lloid Xhons njihet më tepër për predikimet dhe mësimet e tij në Kishën Uestminster në Londër për tridhjetë vjet me radhë. Ai kalonte muaj dhe madje vite për të shpjeguar një kapitull të Biblës varg pas vargu. Botimi i tij më i famshëm është ndoshta seria e tij e komentarëve për letrën e Romakëve e cila përmban 14 volume.

Lutje

Perëndi i përjetshëm dhe i gjithëfuqishëm, ne të lutemi në emrin e Birit tënd të dashur, Zotit tonë Jezu Krisht. Së pari të lutemi të dërgosh një mbretëri frymërore dhe një shërbesë të bekuar të ungjillit. Na jep predikues besnikë dhe të devotshëm që komunikojnë pasuritë e Fjalës tënde hyjnore me të vërtetë dhe qartësi. Në mënyrë të hirshme na ruaj nga ndasitë dhe herezitë. Mos u fokuso tek mosmirënjohja jonë përmes së cilës kemi kohë që e kemi merituar që Ti ta largosh fjalën tënde prej nesh. Mos na ndëshko aq ashpër sa e meritojmë. Sërish të kërkojmë që të na japësh zemra mirënjohëse që të mund ta duam Fjalën tënde të shenjtë, ta çmojmë së tepërmi, ta dëgjojmë me nderim dhe ta përshtatim jetën tonë sipas saj. Jo vetëm ta kuptojmë si duhet fjalën tënde por edhe t’i plotësojmë kërkesat e saj me veprat tona. Jetofshim në përputhje me Fjalën tënde dhe ditë pas dite të rritemi në vepra të mira. Prandaj u shenjtëroftë emri Yt, ardhtë mbretëria Jote dhe u bëftë vullneti Yt. Amen.

Martin Luteri (Martin Luther, 1483–1546). Pastor Protestant Gjerman dhe profesor i teologjisë. Luteri ishte biri i një familjeje minatorësh, që kishte për qëllim të bëhej avokat, por u bë pjesë e rendit monastik. Në 31 Tetor 1517 Luteri gozhdoi Nëntëdhjetë e Pesë Tezat e tij në derën e një kishe në Vitenberg duke i hapur kështu udhë Reformimit. Refuzimi i tij për të hequr dorë nga shkrimet e tij pavarësisht këmbënguljes së Papë Leos X dhe Karlit V rezultoi në shkishërimin e tij. Luteri shkroi shumë vepra, ku përfshihen katekizma e tij e shkurtër dhe ajo e zgjeruar, si dhe predikoi qindra predikime në kisha dhe universitete.

New City Catechism was adapted by Timothy Keller and Sam Shammas from the Reformation catechisms. Copyright © 2012 by Redeemer Presbyterian Church.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*