Të përlëvdosh Perëndinë do të thotë të kesh mendime të larta për Të

nga Tomas Uotson

Të përlëvdosh Perëndinë do të thotë ta kesh Atë në mendimet e tua më të larta dhe të kesh një vlerësim me druajtje ndaj Tij. Psalmi 97:9 “Sepse ti, o Zot, je Shumë i Larti mbi tërë tokën, ty të përlëvdojmë mbi gjithë perënditë e tjera.” Në Perëndinë ekziston gjithçka që ngjall mahnitje dhe kënaqësi; në Të gjejmë një konstelacionin e gjithë bukurive; Ai është shkaku parësor, burimi origjinal i qenies, Ai që e mbulon krijesën me lavdi. Ne e përlëvdojmë Perëndinë kur e admirojmë Atë; kur admirojmë atributet e Tij, të cilat janë rrezet e shkëlqyera përmes të cilave natyra hyjnore rrezaton; premtimet e Tij të cilat janë harta e hirit falas dhe rafti frymëror në të cilin është fshehur margaritari i çmuar; efektet fisnike të fuqisë dhe urtësisë së Tij në krijimin e botës gjëra të cilat quhen “vepra e gishtave të Tij”. (Psalmi 8:3). Të përlëvdosh Perëndinë do të thotë të kesh mendime admiruese për Të; ta vlerësosh Atë si më të shkëlqyerin dhe të mos kërkosh diamante në asnjë shkëmb tjetër përveç Tij!

Burimi: http://thomaswatsonquotes.com/to-glorify-god-is-to-have-god-admiring-thoughts/

Përkthimi: https://fjaletejetes.com

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*