Të sigurt në dashurinë e Tij!

prej John Piper

Çfarë pra është duke na thënë Perëndia kur na jep Frymën e tij të Shenjtë si garanci apo kapar?

Ai po na thotë. “Dëshira ime e madhe për ata që besojnë në mua është që të ndiheni të sigurtë në dashurinë time. Unë iu kam zgjedhur qysh para themelimit të botës. Iu kam paracaktuar të jeni fëmijët e mi përgjithmonë. Iu kam shpenguar me gjakun e Birit tim. Kam vendosur Frymën time brenda jush si vulë dhe kapar. Prandaj ju do ta merrni trashëgiminë dhe do të përlëvdoni lavdinë e hirit tim në përjetësi. Po ua them këtë gjë këtu tek Efesianëve 1 për shkak se dëshiroj të ndiheni të sigurt në dashurinë dhe fuqinë time. Unë nuk iu premtoj një jetë të lehtë. Në fakt, iu duhet të kaloni përmes shumë mundimesh për të hyrë në mbretëri. Nuk iu premtoj që gjithmonë t’iu flas me tone të buta aprovimi por do t’iu paralajmëroj në dashuri kurdoherë që nisni të kërkoni siguri në ndonjë gjë tjetër veç meje.

“T’jua them përsëri: unë iu kam zgjedhur,” thotë Zoti, “Iu kam paracaktuar; iu kam shpenguar; iu kam vulosur me Frymën time. Trashëgimia juaj është e sigurtë, për shkak se jam i përkushtuar me pasion për të lartësuar lavdinë e hirit tim në shpëtimin tuaj.”

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*