Vajtimi mori fund – John MacDuff

“Oh, sa të çmuara janë për mua mendimet e tua, o Perëndi!”

“Dielli yt nuk do të perëndojë më dhe hëna jote nuk do të tërhiqet më, sepse Zoti do të jetë drita jote e përjetshme dhe ditët e tua të zisë do të marrin fund.” Isaia 60:20

Në meditimet pararendëse kemi gjurmuar mendimet e Perëndisë ndaj nesh nga përjetësia e shkuar – na deshi me një dashuri të përjetshme. Kemi medituar për disa prej mendimeve të Tij të tanishme plot butësi, mirësi dhe simpati ndaj njerëzve të Tij të përvuajtur dhe të pikëlluar, të sprovuar dhe të tunduar. Por ashtu sikurse kanë qenë mendimet e Tij nga përjetësia, të tilla do të jenë edhe në përjetësi. Një shenjtor që tani është përlëvduar thotë “Ai që i deshi të vetët nga errësira i do ata edhe në dritën e përjetshme!

Vajtuesi në mënyrë specifike është trashëgimtari që ka pasur dobi të veçantë nga ky “mendim i çmuar i Perëndisë” në lidhje me një botë në lavdi. Një diell i çmuar tokësor ka perënduar. Një yll i dashur tokësor që e ka ndriçuar për shumë kohë shtegun tokësor, tani është rrëmbyer në qiell. “Jepi fund pikëllimit tënd!” thotë Ai, “fshiji lotët e tu.” Këta diej që kanë perënduar, këto hëna të zbehta, dhe këta yje që janë shuar – do të rishfaqen si trupa të pa lëvizshëm një një sferë të pandryshueshme – ku “të dashurit dhe të humburit” do t’i duash dhe nuk do t’i humbasësh kurrë! Po, dhe më e mira është që atje do të ketë një dritë edhe më fisnike – një Diell të pashoq – i cili ia kalon gjithë dritave të tokës, dhe që do të bëjë të mos kesh nevojë për asnjë nga ato, “Dhe qyteti nuk ka nevojë për diell, as për hënë që të ndriçojnë në të, sepse lavdia e Perëndisë e ndriçon atë, dhe llamba e tij është Qengji.”

Ndriçuesit e tjerë mund të jenë ende atje, me shkëlqimin e tyre të çmuar. Por qyteti dhe qytetarët nuk do të kenë nevojë për ta; nuk do t’ju duhet qiriu i vogël, apo drita xixëlluese e yjeve – kur do të keni shkëlqimin e plotë të mesditës. Nuk do të kenë nevojë për rrëkenë e vogël – kur do të kenë oqeanin e pafund dhe të pakufishëm!

Veprat dhe udhët e Perëndisë, karakteri dhe përsosmëritë e Tij, urtësia dhe besnikëria e Tij, dashuria dhe bashkësia e Tij gjithnjë e pranishme – do të jenë tema e përhershme dhe materiali i meditimit. Kënga përherë e re e të shpenguarëve ka për të qenë melodia e moçme e tokës, “Oh, sa të çmuara janë për mua mendimet e tua, o Perëndi!”

“Ditët e vajtimit do të mbarojnë.” Vajtues, mendo për këtë gjë! Ditët e të qarave këtu mbi tokë; ditë të gëzuara atje. Këtu i bie harpës mbytur; atje do t’i biesh harpës së artë. Këtu je në oqeanin e trazuar me dallgë dhe stuhi; atje do të jesh mbi detin e kristaltë dhe të qetë. Pikat e vesës dhe ato të lotëve të pikëllimit tokësor ndërsa do të xixëllojnë nën shkëlqimin e Diellit të Përjetësisë do të shërbejnë si shumë pasqyra të vogla për të reflektuar lavdinë e Perëndisë – do të jenë dëshmi të shkëlqyera të besnikërisë dhe dashurisë së Tij! Jeta tani mund të jetë një peizazh i zymtë dimri – pllajat e lëndinat e saj dikur të ndriçuara nga dielli – rrëpirat e pranverës dhe të verës – tani janë mbuluar nga bora. Por po afron një kohë e lavdishme ringjalljeje, kur do të bëhet lajmërimi i gëzueshëm: “Sepse, ja, dimri ka kaluar, shiu pushoi, iku. Lulet duken mbi tokë, koha e të kënduarit erdhi, dhe në vendin tonë dëgjohet zëri i turtulleshës.” Oh çfarë pritje e bekuar. Në dritën e Perëndisë, do të shohim dritën. Mendimet e pashpjeguara të së tashmes do të ndriçohen të gjitha në lavdinë e atij dielli që nuk do të perëndojë – në horizontin e paanë nuk do të duket qoftë edhe një re e vetme! “Tani në fakt, ne shohim si në pasqyrë, në mënyrë të errët, por atëherë do të shohim faqe për faqe; tashti njoh pjesërisht, kurse atëherë do të njoh thellë ashtu sikurse njihem.” “Zoti i ushtrive është betuar duke thënë: “Në të vërtetë ashtu siç e kam menduar ashtu do të jetë, dhe ashtu si kam vendosur, kështu ka për të ndodhur.”


“Thoughts of God” by John MacDuff

Përkthimi nga www.fjaletejetes.com

SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë. Për postimet në internet, duhet të përfshihet linku i postimit origjinal nga faqja jonë!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*