Zëvendësimi i hijeve!

12 Dhjetor

Dhe pika kryesore e atyre gjërave që po themi është kjo: ne kemi një kryeprift të tillë, i cili qëndron në të djathtën e fronit të Madhërisë në qiejt, shërbenjës i shenjtërores dhe të tabernakullit të vërtetë, të cilin e ngriti Perëndia e jo njeriu. – Hebrenjve 8:1-2

Qëllimi i librit të Hebrenjve është që Jezu Krishti, Biri i Perëndisë, nuk erdhi thjesht që të përputhej me sistemin tokësor të shërbesës priftërore si kryeprifti më i mirë dhe përfundimtar, por që ai ka ardhur ta plotësojë dhe t’i japë fund atij sistemi dhe ta drejtojë vëmendjen tonë tek vetë ai që shërben për ne në qiell.

Tabernakulli i Dhiatës së Vjetër, priftërinjtë dhe sakrificat ishin thjesht hije. Tani realiteti ka ardhur, dhe hijet kalojnë.

Këtu kemi një shembull të Ardhjes (së Krishtit) për fëmijët (dhe për ata prej nesh që kemi qenë fëmijë dhe e mbajmë mend si ka qenë). Imagjinoni sikur të ndaheshit nga mami në supermarket, fillon të frikësohesh dhe të kap paniku, nuk e di nga të shkosh; shkon deri në fund të një rrugice dhe pak para se të fillosh të qarat sheh në dysheme atje në fund të rrugicës një hije që duket tamam si mamaja juaj. Kjo gjë ju lumturon së tepërmi dhe tani ndjeni shpresë. Por cila është më e mirë? Lumturia e të parit të hijes apo mamaja që del nga cepi dhe shihni që është ajo me të vërtetë? Kështu është edhe me rastin kur Jezusi erdhi të ishte Kryeprifti ynë i Madh. Kjo është Krishtlindja. Zëvendësimi i hijeve me realitetin.

© Desiring God

Leje: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë dhe të mos merrni asnjë pagesë përveç kostos së riprodhimit. Për postimet në internet, preferohet të bëhet një link i këtij dokumenti në faqen tonë të internetit. Çdo përjashtim ndaj lejes së mësipërme duhet të aprovohet prej shërbesës Desiring God.

By John Piper. © Desiring God. Website: desiringGod.org

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*