1 Prill – Octavius Winslow

“Sepse, po të shqyrtonim veten tonë, nuk do të gjykoheshim.” 1 Korintasve 11:31

Dënimi i vetes eviton dënimin e Perëndisë. Kur një mëkatar i penduar me të vërtetë, me përulësi dhe në mënyrë të hirshme gjykon veten e tij, Zoti nuk ka për ta gjykuar kurrë. Tagrambledhësi i penduar, i cili qëndronte larg, i mbështjellë nga fryma e vetë-dënimit, u largua nga prania e Perëndisë si njeri i drejtësuar. Fariseu krenar që e mbante veten për të drejtë, i cili shkoi me guxim para altarit dhe justifikoi vrten, doli nga prania e Perëndisë si njeri i dënuar. Kur Perëndia sheh një mëkatar të penduar që shqyrton, gjykon, dënon dhe përbuz veten, Ai thotë, “Unë nuk të dënoj; shko dhe mos mëkato më.” Ai që e gjykon dhe e dënon veten para stolit të këmbëve të Perëndisë do të shfajësohet dhe flaet nga froni i Perëndisë. Na e dhëntë Zoti këtë frymë të fshehtë që ta gjykojmë veten. Kjo ishte edhe fryma e Jobit kur me një pendim të thellë deklaroi, “E përbuz veten time dhe pendohem në pluhur.” Kjo ishte edhe fryma e Davidit kur rrëfeu i penduar, “Kundër Teje, vetëm kundër teje kam mëkatuar dhe kam bërë këtë të ligë në sytë e Tu.” Kjo ishte fryma e Pjetrit, kur shpalli me dënim, “Largohu prej meje Zot sepse jam njeri mëkatar.” Kjo ishte fryma e Isaias kur klithi me vajtim, “I mjeri unë, sepse jam i humbur; sepse jam një njeri me buzë të papastra.” Kjo ishte fryma e tagrambledhësit të penduar, kur u lut me përulësi, “O Perëndi, ki mëshirë për mua mëkatarin.” Oh çfarë qëndrimi i dashur! Çfarë fryme e shenjtë urrejtjeje dhe dënimi për veten! Fryma i Shenjtë e shkakton këtë frymë në zemër, dhe kjo e vulos si tepër të çmuar, të nderuar dhe të sigurt. Dita e madhe e Zotit do të zbulojë bekime dhe lavdi të papërshkrueshme për shpirtin i cili qëndron i shtrirë me fytyrë përtokë para kryqit, për atë që reflekton një frymë dënimi të vetes. Dita e gjykimit të shpirtit që dënon veten gjendet në këtë anë të përjetësisë; kurse dita e gjykimit të shpirtit që justifikon veten gjendet në anën tjetër të përjetësisë. Oh, sa i tmerrshëm që do të jetë ai gjykim!


© www.fjaletejetes.com
Abonohu në www.fjaletejetes.com
Ju lutemi vendosni adresën tuaj të emial-it nëse dëshironi të lajmëroheni për çdo postim të ri nga www.fjaletejetes.com!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*