Libra

Dashuri e Tejskajshme

 John Piper

Jezusi me vullnet të lirë duroi shkallë të paimagjinueshme vuajtjesh për miqtë e tij.  Gjoni 13:1 thotë që Ai na deshi deri në fund, në mënyrë të tejskajshme.

Të duash në mënyrë të tejskajshme do të thotë, të duash vullnetarisht, pa rezerve apo   kufizime, pa mangësi apo dështim. Ndërsa udhëtojmë bashkë me Jezusin këto tetë ditë   nga e Diela e Palmave tek e Diela e Pashkës, nga hyrja triumfale, tek arrestimi, gjyqi, vdekja, varrimi dhe ringjallja ngadhënjimtare do të soditim Perëndinë-njeri që nuk anashkaloi asnjë dhimbje apo tallje në shtegun e tij për të shpenguar mëkatarët e humbur. Ky është njeriu që “e përuli vetveten duke u treguar i bindur deri në vdekje, madje deri në vdekje në kryq” (Filipianëve 2:8). Në Dashuri e Tejskajshme – Lexime Devocionale për Javën e Shenjtë, John Piper na bën thirrje të fiksojmë vështrimin tonë në Jezusin që na do në mënyrë të tejskajshme.

Shkarko librin ‘Dashuri e Tejskajshme’

Formati: EPUBMOBI (Kindle)


frontFuqi Përmes Lutjes

E. M. Bounds

Për më tepër se një shekull librat e Edward McKendree Bounds rreth lutjes i kanë nxitur dhe frymëzuar të krishterët të bëhen luftëtarë lutjeje.

Për shkak se E. M. Bounds e praktikoi me aq shumë zell atë që predikoi ishte në gjendje të kapte thelbin e lutjes dhe për këtë arsye veprat e tij vazhdojnë të ekzistojnë për t’u bërë thirrje të krishterëve të sotëm drejt një dishepullizimi më të lartë dhe një jete më të gjallë lutjeje.

Fuqi Përmes Lutjes është quajtur “një prej kryeveprave vërtet madhështore rreth temës së lutjes.” Termi klasik mund të përdoret me vend për këtë libër të jashtëzakonshëm.

Përmes njëzet kapitujve frymëzues dhe provokues që fillojnë me citime nga gjigantë frymërorë, E. M. Bounds thekson domosdoshmërinë e lutjes jetësore në jetën e pastorit. Ai thotë, “…çdo predikues që nuk e bën lutjen faktor të fuqishëm në jetën dhe shërbesën e tij është vetë një faktor i dobët në punën e Perëndisë dhe është i pafuqishëm për ta çuar përpara çështjen e Perëndisë në këtë botë.”

“Shkrimet e E. M. Bounds janë puse të pashtershme nga të cilët mund të nxirrni ujë frymëror gjatë gjithë jetës tuaj. Ato janë thesare të fshehura të formuara në errësirën e agimit dhe në nxehtësinë e mesditës mbi kudhrën e përjetimit duke marrë një formë të mrekullueshme prej goditjeve të fuqishme të hyjnores. Janë zëra të gjallë përmes të cilëve, edhe pse i vdekur, ai ende vazhdon të flasë.”

Claude L. Chilton Jr.

“Nëse dëshironi të frymëzoheni për t’u lutur por nuk keni kohë për një libër të gjatë, ja tek keni një të shkurtër. Ka të ngjarë që asnjë libër tjetër nuk ka pasur një ndikim më të madh në jetën time të lutjes në raport me madhësinë e tij sesa libri Fuqi Përmes Lutjes nga E. M. Bounds”

John Piper

Librin “Fuqi Përmes Lutjes” mund ta gjeni në libraritë

BUK – Zyrat e Vëllazërisë Ungjillore Tiranë

Librari Infinit – Pranë Qendrës Stefan Tiranë

SHKARKO

Fuqi Permes Lutjes – Kapitulli 1

 SË SHPEJTI NË FORMAT ELEKTRONIK!