Çfarë gjëje tjetër shpengon vdekja e Krishtit?

Pyetja 26

Çfarë gjëje tjetër shpengon vdekja e Krishtit?

Vdekja e Krishtit është fillimi i shpengimit dhe ripërtëritjes së çdo pjese të krijimit të rënë, ndërsa Ai në mënyrë të fuqishme i drejton të gjitha gjërat për lavdinë e tij dhe të mirën e krijimit.

Sepse Atit i pëlqeu që në të të banojë e gjithë plotësia, dhe, duke bërë paqen me anë të gjakut të kryqit të tij, duke fituar pas, me anë të tij, të gjitha gjërat, si ato që janë mbi dhe si dhe ato që janë në qiejt.”

Kolosianëve 1:19–20

Komentim

Jezusi është Shpengues, ky është emri i tij; ai erdhi në botë për veprën e shpengimit. Ai ka derdhur gjakun e tij të çmuar. Prandaj le ta ushtrojmë besimin në Shpengimtarin tonë dhe në shpengimin e tij. Le të besojmë që shumë shpejt dita e shpengimit tonë do të vijë, kur do të jemi plotësisht të çliruar prej çdo forme mëkati, prej Satanit dhe botës; do çlirohemi plotësisht prej barrëve, frikërave, brengave, tundimeve dhe mundimeve tona. Ose Perëndia është me ne ose nuk është; ose Krishti është yni ose nuk është! Nëse Perëndia dhe Krishti nuk janë tanët kemi arsye mjaft të fortë për t’u shqetësuar. Por nëse Perëndia është yni dhe Krishti është i yni, nëse me të vërtetë dhe në mënyrë të drejtë e kemi pranuar Jezu Krishtin Zotin, si të vetmin Zot dhe Shpëtimtar dhe ia kemi dhënë pa rezerva gjithë veten tonë atij atëherë mund ta vëmë në veprim besimin tonë tek Perëndia, si Perëndia ynë, dhe tek Jezu Krishti si Jezu Krishti ynë. Atëherë mund të përqafojmë të drejtën tonë në Perëndinë dhe në Krishtin, në gjithë sa Perëndia dhe Krishti është dhe bën. Çfarë arsye do të kemi atëherë për t’u shqetësuar? Nëse Perëndia është yni, nëse Krishti është yni, të gjitha gjërat e tij janë tonat, jeta është e jona, vdekja është jona, pse dëshirojmë marrëdhënie dhe miq, nderim, pasuri dhe shëndet, a nuk na mjafton Perëndia i gjithë mjaftueshëm? A nuk mjafton Jezusi tek i cili banon e gjithë plotësia e hyjnisë, i mjaftueshmi për të plotësuar dëshirën më të madhe nga të gjitha? Jezu Krishti është gjithçka dhe në të gjitha, nëse Krishti është juaji, gjithçka është e juaja; Perëndia është juaji, të mirat e të dyja botëve janë tuajat; çfarë mund të dëshironi më tepër?

Gjon Bunian (John Bunyan, 1628–1688). I njohur me nofkën kallajxhiu i Elstou, Buniani përjetoi një kthim dramatik në besim dhe u bë një prej predikuesve më të njohur Puritanë. Ndërsa popullariteti i tij u rrit ai u bë gjithnjë e më tepër një shënjestër për shpifje dhe akuza gjëra të cilat më në fund e çuan në burg ku edhe shkroi veprën e tij më të njohur e cila është botuar edhe në gjuhën shqipe Rruga e Shtegtarit në vitin 1678.

Lutje

Ati ynë qiellor, na jep një thirrje për t’i përulur zemrat tona në mënyrë më të plotë dhe të mos i lejojmë gjërat e tjera që të na pengojnë. At qiellor, bëj që pas kësaj të kuptojmë që gjithçka i përket Zotit Jezus. Të kuptojmë që Ai nuk vdiq vetëm për ta çuar shpirtin tonë në qiell por që një ditë edhe trupat tanë të ringjallen së vdekuri. Ajo ditë, ashtu si thotë edhe Pjetri, menjëherë pas ngjitjes së tij, “Ai do të qëndrojë në qiell derisa të kthehet për t’i ripërtërirë të gjitha gjërat.” Të kuptojmë që vdekja e tij në kryqin e Kalvarit është për ne individualisht por jo në mënyrë egoiste individualiste. Shpëtimi ynë individual një ditë do të jetë një pjesë e ripërtëritjes së të gjitha gjërave. Thirrja jonë gjersa Ai të kthehet sërish në atë ditë të bekuar është që të bëjmë gjithë sa kemi mundësi, edhe pse nuk ka për të qenë e përsosur gjersa Ai të kthehet, që të shohim një shërim të dukshëm në çdo sferë të cilën në atë moment Ai ka për ta shëruar në mënyrë të përsosur. Nëse ka një predikim të vërtetë të Ungjillit ai do të përcjellë me vetë një veprim në jetën shoqërore përreth nesh në botën tonë. Kisha duhet të predikojë Ungjillin por gjithashtu duhet të jetojë Lajmin e Mirë. O Zot na ndihmo! Na fal! Na përdor! Të lutemi që të na ndihmosh dhe këtë gjë nuk e kërkojmë në ndonjë emër më të ulët se emri i Zotit Jezu Krisht, Qengjit dhe Perëndisë tonë. Amen.

Francis Shefer (Francis Schaeffer, 1912–1984). Pastor Presbiterian Amerikan dhe filozof. Shefer është më i famshëm për shkrimet e tij dhe për themelimin e komunitetit L’Abri (“Streha”) në Zvicër. Ai shkroi 22 libra, ndër më të njohurit është trilogjia, The God Who Is There (Perëndia që Thjesht Ekziston), Escape from Reason (Arratisje prej Arsyes), and He Is There and He Is Not Silent (Ai Ekziston dhe Nuk Është i Heshtur) si dhe A Christian Manifesto (Manifesti i Krishterë).

New City Catechism was adapted by Timothy Keller and Sam Shammas from the Reformation catechisms. Copyright © 2012 by Redeemer Presbyterian Church.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*