Jezusi shkoi me fytyrë të drejtuar nga Jerusalemi

nga John Piper

Ndodhi që kur po plotësohej koha që Jezusi duhet të ngrihej në qiell, ai vendosi prerazi të shkojë në Jeruzalem, dhe dërgoi përpara lajmëtarët. Këta, si u nisën, hynë në një fshat të Samaritanëve, për t’i përgatitur ardhjen. Por ata të fshatit nuk deshën ta pranonin, sepse ai ecte me fytyrë të drejtuar nga Jeruzalemi. Kur e panë këtë gjë, dishepujt e vet Jakobi dhe Gjoni thanë: ”Zot, a do ti që të themi të zbresë zjarr nga qielli dhe t’i përvëlojë, ashtu si bëri edhe Elia?”. Por ai u kthye nga ata dhe i qortoi duke thënë: ”Ju nuk e dini nga cili frymë jeni; sepse Biri i njeriut nuk erdhi për të shkatërruar shpirtërat e njerëzve, po për t’i shpëtuar”. Pastaj shkuan në një fshat tjetër. (Luka 9:51–56)

Tek Luka 9:51-56 mësojmë sesi të mos e kuptojmë të Dielën e Palmave.

Shkuarja në Jerusalem kishte një kuptim tjetër për Jezusin nga kuptimi që kishte për dishepujt. Mund t’i dalloni vizionet e madhështisë që kishin mbushur mendjen e tyre në vargun 46, “Pastaj midis tyre filloi një grindje: cili prej tyre do të ishte më i madhi.” Jerusalemi dhe lavdia ishin shumë afër. Oh si do të ishte kur Jezusi të hipte mbi fron!

Por Jezusi kishte një vizion tjetër në mendje. Mund të mendojmë sesi Ai e ruajti i vetëm dhe për kaq gjatë.

Ja se çdo të thoshte Jerusalemi për Jezusin: “Por sot, nesër e pasnesër më duhet të ec, sepse nuk mundet që një profet të vdesë jashtë Jeruzalemit.” (Luka 13:33). Jerusalemi do të thoshtë një gjë për Jezusin – vdekje e sigurt. Atij madje as që nuk i shkonte në mend një vdekje e shpejtë dhe heroike. Tek Luka 18:31-33 Ai parashikoi, “Pastaj i mori me vete të dymbëdhjetët dhe u tha atyre: ”Ja, ne po ngjitemi në Jeruzalem dhe të gjitha ato që shkruan profetët për Birin e njeriut do të përmbushen. Ai, pra, do t’u dorëzohet paganëve, do të fyhet e do të poshtërohet dhe do ta pështyjnë. Dhe, pasi ta fshikullojnë, do ta vrasin”.

Kur Jezusi u kthye nga Jerusalemi u nis drejt vdekjes.

Koha kishte ardhur

Mbani mend, kur mendoni për vendosmërinë e Jezusit për të vdekur që Ai kishte një natyrë si tonën. Ai u step nga vuajtja ashtu si dhe ne. Ai do ishte kënaqur me martesën, fëmijët, niprit dhe një jetë të gjatë dhe vlerësim në komunitetit. Ai kishte një nënë, vëllezër dhe motra. Kishte vende të veçanta në male. T’ja kthente shpinën gjithë këtre gjërave dhe të shkonte drejt rrahjes dhe fshikullimit katil, drejt pështytjeve, talljes dhe kryqëzimit nuk ishte gjë e lehtë. Ishte e vështirë.
Kemi nevojë të përdorim imagjinatën për ta vendosur veten në vend të tij dhe të ndjejmë atë që ndjeu Ai. Nuk di ndonjë mënyrë tjetër që ne të fillojmë të shohim sa shumë na deshi Ai. “Askush s’ka dashuri më të madhe nga kjo: të japë jetën e vet për miqtë e tij” (Gjoni 15:13).
Nëse do ta shihnim vdekjen e Jezusit thjesht si rezultatin e mashtrimit të një tradhëtari, të smirës së Sinedrit, të dobësisë së Pilatit dhe të gozhdëve dhe ushtës së ushtarëve, vdekja e tij mund të duket tepër e pavullnetshme. Përfitimet e shpëtimit që arrijnë tek ne që besojmë mund të shihen si mënyra e Perëndisë për të bërë një vyrtyt nga nevoja. Por sapo të lexoni Luka 9:51 mendime të tilla zhduken.

Jezusi nuk ngeci aksidentalisht në një rrjetë padrejtësish. Bekimet shpëtuese të vdekjes së tij për mëkatarët nuk janë një mendim i mëvonshëm.

Perëndia e planifikoi të gjithën këtë gjë prej një dashurie të pafundme për mëkatarë si ne dhe prandaj caktoi një kohë.
Jezusi, vetë mishërimi i dashurisë së Atit të tij për mëkatarët, e pa që koha kishte ardhur dhe vendosi që të përmbushte misionin e tij; të vdiste në Jerusalem për ne.

“Askush nuk mund të ma heqë, por e lë nga vetja; unë kam pushtet ta lë e pushtet ta marr përsëri; ky është urdhri që kam marrë nga Ati im” (Gjoni 10:18).

SHKARKO – Dashuri e Tejskajshme Ebook

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*