Thellësia e dashurisë së Tij për ne!

nga John Piper

Sepse, ndërsa ishin akoma pa forcë, Krishti vdiq në kohën e tij për të paudhët. Vështirë në fakt se vdes dikush për një të drejtë; mbase ndonjë do të guxonte të vdiste për një njeri të mirë. Por Perëndia e tregon dashurinë e tij ndaj nesh në atë që, kur ende ishim mëkatarë, Krishti vdiq për ne. (Romakëve 5:6-8)

Ndërsa kam qenë duke medituar mbi dashurinë e Krishtit për ne dhe për mënyrat e ndryshme sesi Bibla na e paraqet këtë gjë kam parë katër mënyra sesi është zbuluar thellësia e dashurisë së Krishtit.

Së pari, thellësinë e dashurisë që dikush ka për ne e njohim nga ajo që i kushtoi. Nëse Ai sakrifikoi jetën e vet për ne na siguron për një dashuri më të thellë sesa po të kishte marrë thjesht disa gërvishtje. Prandaj thellësinë e dashurisë së Krishtit do ta shohim përmes madhështisë së asaj që i kushtoi.

Së dyti, thellësinë e dashurisë që dikush ka për ne e njohim prej faktit sesa pak e meritojmë këtë dashuri. Nëse e kemi trajtuar mirë gjithë jetën tonë dhe kemi bërë gjithë sa Ai pret prej nesh atëherë kur Ai na do, nuk do të na vërtetojë aq shumë dashuri sa do të ndodhte po të na donte kur e kishim ofenduar, e kishim mënjanuar dhe përbuzur. Sa më shumë jomeritues të jemi aq më e mahnitshme dhe e thellë është dashuria e Tij për ne. Prandaj ne do ta shohim thellësinë e dashurisë së Krishtit në lidhje me faktin sesa të padenjë që janë objektet e dashurisë së tij (Romakëve 5:6-8).

Së treti, thellësinë e dashurisë që dikush ka për ne e njohim prej madhështisë së përfitimeve që marrim ne për shkak se duhemi. Nëse na ndihmojnë të kalojmë një provim do të ndihemi të dashur në një farë mënyre. Nëse na ndihmojnë që të zëmë një punë, do të ndihemi të dashur në një mënyrë tjetër. Nëse na ndihmojnë të shpëtojmë prej një skllavërie shtypëse dhe na japin lirinë për pjesën tjetër të jetës tonë do të ndihemi të dashur në një mënyrë tjetër. Nëse jemi shpëtuar prej vuajtjes së përjetshme dhe na është dhënë një vend në praninë e Perëndisë me plotësinë e gëzimit dhe kënaqësisë përgjithmonë do të njohim një thellësi dashurie që i tejkalon gjithë të tjerat (1 Gjoni 3:1-3). Prandaj do ta shohim thellësinë e dashurisë së Krishtit prej madhështisë së përfitimeve që marrim për shkak se duhemi prej Tij.

Së katërti, thellësinë e dashurisë që dikush ka për ne e njohim prej lirisë me të cilën na deshën. Nëse një person bën gjëra të mira për ne për shkak se dikush po e detyron kur në fakt ai nuk dëshiron ta bëjë këtë gjë, atëherë nuk mendojmë që dashuria është shumë e thellë. Thellësia e dashurisë matet në raport me lirinë e saj. Prandaj nëse një firmë sigurimesh ju paguan 40 milionë lekë për shkak se keni humbur bashkëshorten zakonisht nuk mahniteni me faktin sa shumë ju do kjo kompani. Kishte disa kushte ligjore që i detyruan. Por nëse grupi juaj i vogël ju gatuan për një muaj pasi ju ka vdekur gruaja, dikush ju merr në telefon çdo ditë, ju viziton çdo javë, atëherë këtë do ta quanit dashuri, për shkak se nuk kanë pse ta bëjnë këtë gjë. Kjo është e lirë dhe e vullnetshme. Prandaj ne do ta shohim thellësinë e dashurisë së Krishtit për ne në lirinë e tij, “Askush nuk mund të ma heqë, por e lë nga vetja; unë kam pushtet ta lë e pushtet ta marr përsëri; ky është urdhri që kam marrë nga Ati im” (Gjoni 10:18).

Për ta çuar këtë të vërtetë deri në caqet e saj më lejoni t’ju citoj një psalm të cilin Dhjata e Re e zbaton për Jezusin (Hebrenjve 10:9). Kjo i referhet ardhjes së Tij në botë për të ofruar veten si sakrificë për mëkatin: “Perëndia im, unë gëzohem kur zbatoj vullnetin tënd dhe ligji yt është në zemrën time” (Psalmet 40:8). Liria përfundimtare është gëzimi. Ai u ngazëllua që bëri veprën shpenguese për ne. Dhimbja fizike e kryqit nuk u bë kënaqësi fizike. Por Jezusi u mbështet përgjatë gjithë kësaj prej gëzimit. Ai me të vërtetë dëshironte të na shpëtonte. Të mblidhte për Vete një popull të lumtur, të shenjtë dhe lavdërues. Ai e shfaqi dashurinë e tij ashtu si një bashkëshort që dëshiron një nuse të dashur (Efesianëve 5:25-33).

SHKARKO – Dashuri e Tejskajshme Ebook

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*