Falje e plotë – John MacDuff

“Oh, sa të çmuara janë për mua mendimet e tua, o Perëndi!”

“Sepse unë do të jem i mëshirshëm për paudhësitë e tyre dhe nuk do të kujtoj më mëkatet e tyre dhe keqbërjet e tyre.” – Hebrenjve 8:12

Nuk mund të ketë mendim më të çmuar se ky – mendimi i mëshirës së Perëndisë për të padrejtët dhe ata që nuk e meritojnë. Vetëdija për mëkatin e të shkuarës qëndron si një ortek i ftohtë në shumë zemra. “Si mund të jetë njeriu i drejtë me Perëndinë?” “Nëse ti o Zot do t’i numëroje paudhësitë – kush mund do të qëndronte?” Çfarë të bëj kur Perëndia të ngrihet? Kur Ai të më ballafaqojë – si do t’i përgjigjem?” Këto janë pyetjet solemne që pavarësisht të gjitha përpjekjeve për t’i evituar apo për t’jua mbyllur gojën, janë përherë duke konfrontuar edhe njerëzit më indiferentë dhe të pa interesuar. Bekuar qoftë Perëndia që nuk i ka lanë këto pyetje pa përgjigje. Ai mund t’u japë falje të padrejtëve, dhe ta varrosë kujtimin e mëkatit në thellësitë e harresës!

“Por te ti ka falje, me qëllim që të kenë frikë prej teje.” “Sepse pranë tij ka dhembshuri dhe shpëtim të plotë!” Përmes një mendimi të pafundmë dhe të pa hulumtueshëm dashurie Ai ka “gjetur mënyra sesi një person i dëbuar të mos mbetet larg Tij.” Ai “nuk e kurseu Birin e tij – por e dha për ne të gjithë.” Cjapi i vërtetë mëkat-mbartës e ka larguar tej barrën e mëkatit të llogaritur në tokën e harresës – në mënyrë që në atë ditë të madhe “kur Perëndia të çohet,” “do ta kërkojnë paudhësinë e Judës por nuk do të gjendet!”

M’u dhëntë mundësia që ta pranoj me gëzim këtë metodë të lavdishme shpëtimi, përmes të cilës, në përputhje të imtësishme me çdo atribut të natyrës Hyjnore, dhe me çdo kërkesë të ligjit Hyjnor – falja mund t’i përcillet edhe kreut të mëkatarëve. Asnjë gjë që mund të bëj unë apo që të tjerët mund të bëjnë për mua – nuk do të jetë e mjaftueshme për ta blerë atë shpëtim. Vetë Libani me gjithë kedrat e tij të prerë për drutë e zjarrit dhe me të gjitha kopetë e tij të therrura për flijime dhe holokauste do kishin qenë një sakrificë e pamjaftueshme shlyese!

Por ky ‘mendim i çmuar’ vjen i stolisur me dashuri nga Kryqi i Kalvarit, “Sepse Perëndia e ka pajtuar botën me veten në Krishtin, duke mos ua numëruar njerëzve fajet e tyre dhe vuri ndër ne fjalën e paqtimit.” Ai është po aq në gjendje sa është dhe i gatshëm; dhe është po aq i gatshëm sa është dhe në gjendje që të shpëtojë “potësisht!”

A janë mëkate të kuqe si gjaku – disa njolla të errëta dhe të shëmtuara të faqet e kujtesës – dhe kujtimi i tyre i tmerrshëm si fantazma nga humnera? – Perëndia thotë, “Edhe këto do t’i bëj si borën e panjollë dhe si leshin e bardhë!” Çfarë është ai mal i madh shkeljesh para Zorobabelit të vërtetë, me stuhitë e gjykimit që vlojnë në majë të tij? Ai mal është bërë fushë – vepra e Jezusit e ka rrafshuar.

Çfarë është ajo re e madhe, kujtimi i mëkatit të shkuar, e ngarkuar me dënim, dhe që po përhapet sipër? Ja, ajo është shpërbërë, “I fshiva shkeljet e tua si një re e dendur, dhe mëkatet e tua si një mjegullinë; kthehu tek unë, sepse unë të kam çliruar.” Dielli i drejtësisë ka shkëlqyer mbi të. Rrezet e tij si shigjeta të zjarrta i kanë shpërndarë elementet e zemërimit. Tani nuk duket asgjë përveç kaltërsisë së shkëlqyer të qiellit të ndritshëm; dhe një zë dëgjohet, mes shkëlqimit të lavdishëm i cili shqipton fjalët, “Kthehuni tek unë – sepse unë ju kam shpenguar!” “Cili Perëndi është si ti, që fal paudhësinë dhe e kapërcen shkeljen e mbetjes së trashëgimisë së tij? Ai nuk e mban përgjithnjë zemërimin e tij, sepse i pëlqen të jetë i mëshirshëm.”


“Thoughts of God” by John MacDuff

Përkthimi nga www.fjaletejetes.com

SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë. Për postimet në internet, duhet të përfshihet linku i postimit origjinal nga faqja jonë!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*