Paqe për ata mbi të cilët qëndron mirëdashja e Tij!

6 Dhjetor

Dhe kjo do t’ju vlejë si shenjë: ju do të gjeni një fëmijë të mbështjellur me pelena, të shtrirë në një grazhd”. Dhe menjëherë engjëllit iu bashkua një shumicë e ushtrisë qiellore, që lëvdonte Perëndinë, duke thënë: ”Lavdi Perëndisë në vendet më të larta, dhe paqe mbi tokë njerëzve mbi të cilët qëndron mirëdashja e tij!” – Luka 2:12-14

Për kë ka paqe? Në lavdërimin e engjëjve ka një notë serioze. Paqe mbi tokë njerëzve mbi të cilët qëndron mirëdashja e tij. Paqe mes njerëzve me të cilët ai është i kënaqur. Pa besim është e pamundur t’i pëlqejmë Perëndisë. Prandaj Krishtlindja nuk fillon fare me paqe.

Jezusi tha, “Tani gjykimi është ky: Drita erdhi në botë dhe njerëzit deshën errësirën më tepër se dritën, sepse veprat e tyre ishin të mbrapshta.” (Gjoni 3:19). Ose siç tha dhe Simeoni plak kur pa foshnjën Jezus, “Ja, ky është vënë për rënien dhe për ngritjen e shumë vetave në Izrael dhe për të qenë shenjë kundërshtimesh… që të zbulohen mendimet e shumë zemrave.” (Luka 2:34-35). Oh sa shumë janë ata që shohin në një ditë të zymtë dhe të ftohtë Krishtlindjeje dhe nuk shohin asgjë më tepër se kaq.

Ai erdhi në shtëpinë e vet dhe të vetët nuk e pranuan, por të gjithë atyre që e pranuan, ai u dha pushtetin të bëhen bij të Perëndisë, atyre që besojnë në emrin e tij.” Jezusi u tha vetëm dishepujve të tij, “Unë po ju lë paqen, po ju jap paqen time: unë po jua jap, po jo si e jep bota; zemra juaj mos u trondittë dhe mos u frikësoftë.”

Njerëzit që gëzojnë paqen e Perëndisë që ia tejkalon çdo zgjuarsie janë ata që në gjithçka me anë lutjesh dhe përgjërimesh ia bëjnë të njohura kërkesat e tyre Perëndisë. Çelësi që hap sëndyqin e thesareve të paqes së Perëndisë është besimi në premtimet e Tij. Prandaj Pali thotë, “Dhe Perëndia i shpresës le t’ju mbushë me çfarëdo gëzimi dhe paqe me anë të besimit, që të keni mbushulli në shpresë, me anë të fuqisë së Frymës së Shenjtë!” (Romakëve 15:13). Kur i besojmë premtimet e Perëndisë dhe kemi gëzim, paqe dhe dashuri, atëherë Perëndia përlëvdohet. Lavdi Perëndisë në lartësi dhe paqe mbi tokë njerëzve me të cilët ai është i kënaqur – njerëzve që do besojnë.

© Desiring God

Leje: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë dhe të mos merrni asnjë pagesë përveç kostos së riprodhimit. Për postimet në internet, preferohet të bëhet një link i këtij dokumenti në faqen tonë të internetit. Çdo përjashtim ndaj lejes së mësipërme duhet të aprovohet prej shërbesës Desiring God.

By John Piper. © Desiring God. Website: desiringGod.org

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*