Përjetimi i realitetit në popullin e tij!
14 Dhjetor
Po tani Krishti mori një shërbesë edhe më të shquar, sepse është ndërmjetësi i një besëlidhjeje më të mirë, që bazohet mbi premtime më të mira. – Hebrenjve 8:6
Krishti është Ndërmjetësi i besëlidhjes së re, sipas Hebrenjve 8:6. Çfarë do të thotë kjo? Do të thotë që gjaku i tij – gjaku i besëlidhjes (Luka 22:20; Hebrenjve 13:20) – bleu për ne plotësimin e premtimeve të Perëndisë. Do të thotë që Perëndia sjell transformimin tonë të brendshëm përmes Frymës së Krishtit.
Do të thotë gjithashtu që Perëndia e bën gjithë transfromimin e tij në ne përmes besimit tek gjithë sa Perëndia është për ne në Krishtin. Besëlidhje e re është blerë me gjakun e Krishtit, bëhet e efektshme përmes Frymës së Krishtit dhe përvetësohet me anë të besimit në Krishtin.
Vendi më i mirë për ta parë Krishtin të punojë si Ndërmjetës i besëlidhjes së re është Hebrenjve 13:20-21
Dhe Perëndia e paqes, që e ngriti nga të vdekurit, me anë të gjakut të Besëlidhjes së amshuar, Bariun e madh të dhënve, Perëndinë tonë Jezu Krisht, ju bëftë të përsosur për çdo vepër të mirë, që të kryeni vullnetin e tij, duke punuar te ju atë që është e pëlqyer përpara tij, me anë të Jezu Krishtit, të cilit i qoftë lavdi në shekuj të shekujve. Amen.
Fjalët “duke punuar te ju atë që është e pëlqyer përpara tij,” përshkruajnë çfarë ndodh kur Perëndia e shkruan ligjin në zemrat tona në besëlidhjen e re. Dhe fjalët “me anë të Jezu Krishtit,” përshkruajnë Jezusin si Ndërmjetës të kësaj pune të lavdishme të hirit të tij sovran.
Prandaj, kuptimi i Krishtlindjes nuk është vetëm që Perëndia i zëvendëson hijet me Realitetin, por gjithashtu që e merr atë realitet dhe e bën real për popullin e Tij. Ai e shkruan në zemrat tona. Ai nuk e vendos dhuratën e Krishtlindjes, shpëtimi dhe transformimin para nesh në mënyrë që ta marrim me forcën tonë. Ai e merr dhe e vendos në zemrën dhe mendjen tuaj dhe ju vulos si fëmijë të Perëndisë.
© Desiring God
Leje: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë dhe të mos merrni asnjë pagesë përveç kostos së riprodhimit. Për postimet në internet, preferohet të bëhet një link i këtij dokumenti në faqen tonë të internetit. Çdo përjashtim ndaj lejes së mësipërme duhet të aprovohet prej shërbesës Desiring God.
By John Piper. © Desiring God. Website: desiringGod.org