Pse erdhi Jezusi?

11 Dhjetor

Sepse, duke qenë se bijtë kanë marrë pjesë prej mishi dhe gjaku, po ashtu edhe ai u bë pjestar në po ato gjëra, që të shkatërronte, me anë të vdekjes, atë që ka pushtetin e vdekjes, domethënë djallin, edhe të çlironte të gjithë ata që nga frika e vdekjes i ishin nënshtruar robërisë për tërë jetën. – Hebrenjve 2:14-15

Hebrenjve 2:14-15 vlen të konsiderohet për më tepër se dy minuta në një meditim për kohën e Krishtlindjes. Këto vargje lidhen me fillimin dhe fundin e shërbesës tokësore të Jezusit. Ato e bëjnë të qartë arsyen pse Jezusi erdhi. Ato janë vargje shumë të mira për t’u përdorur me një mik apo familjar që nuk beson për t’i udhëhequr hapa pas hapi në pikëpamjen tuaj të krishterë për Krishtlindjen. Mund të thoni diçka të tillë….

Sepse, duke qenë se bijtë kanë marrë pjesë prej mishi dhe gjaku…”

Termi “bijtë” vjen nga vargu pararendës dhe i referohet pasardhësve frymërorë të Krishtit, Mesias (shih Isaia 8:18, 53:10). Këta janë gjithashtu “fëmijë të Perëndisë.” Me fjalë të tjera, duke dërguar Krishtin Perëndia ka ndër mend shpëtimin e “bijve” të tij. Është e vërtetë që “Perëndia e deshi aq shumë botë sa dërgoi [Jezusin] (Gjoni 3:16).” Por është gjithashtu e vërtetë që Perëndia në mënyrë të veçantë “t’i mbledhur në një, bijtë e Perëndisë që ishin të shpërndarë.” (Gjoni 11:52). Plani i Perëndisë ishte t’i ofronte botës Krishtin dhe të realizonte shpëtimin e “bijve” të tij. (shih 1 Timoteu 4:10). Ju mund të përjetoni birësimin nga Perëndia duke pranuar Krishtin (Gjoni 1:12).

…po ashtu edhe ai u bë pjestar në po ato gjëra [mish dhe gjak]…”
Krishti ekzistonte para mishërimit. Ai ishte frymë. Ai ishte Fjala e përjetshme. Ai ishte me Perëndinë dhe ishte Perëndi (Gjoni 1:1, Kolosianëve 2:9). Por ai mori mish dhe gjak dhe kështu e veshi hyjninë e tij me natyrën njerëzore. Ai u bë plotësisht njeri dhe mbeti plotësisht Perëndi. Ky është një mister i madh në shumë mënyra. Por kjo e vërtetë qëndron në zemrën e besimit tonë dhe Bibla këtë na mëson.

…që… me anë të vdekjes…”

Arsyeja pse Krishti u bë njeri ishte që të vdiste. Si Perëndi, ai nuk mund të vdiste dot për mëkatarët. Por si njeri mund ta bënte. Synimi i tij ishte të vdiste. Prandaj ai duhej të lindte si njeri. Ai lindi për të vdekur. E premtja e mirë është arsyeja e Krishtlindjes. Kjo është e nevojshme të thuhet sot rreth kuptimit të Krishtlindjes.

…që të shkatërronte… atë që ka pushtetin e vdekjes, domethënë djallin…”

Duke vdekur, Krishti e çarmatosi djallin. Si e bëri këtë gjë? Duke i mbuluar të gjitha mëkatet tona. Kjo do të thotë që Satani nuk ka asnjë bazë të ligjshme për të na akuzuar para Perëndisë. “Kush do t’i padisë të zgjedhurit e Perëndisë? Perëndia është ai që i shfajëson.” (Romakëve 8:33).

Mbi çfarë bazohet shfajësimi i Perëndisë? Në gjakun e Jezusit (Romakëve 5:9).

Arma përfundimtare e Satanit kundër nesh është vetë mëkati ynë. Nëse vdekja e Krishtit e heq tej mëkatin, kështu djallit i hiqet nga duart arma e tij kryesore. Ai nuk mund të na akuzojë për të na dënuar me vdekje, për shkak se Gjykatësi na ka shfajësuar përmes vdekjes së Birit të Tij!

…edhe të çlironte të gjithë ata që nga frika e vdekjes i ishin nënshtruar robërisë për tërë jetën.”

Ne pra jemi të lirë prej frikës së vdekjes. Perëndia na ka shfajësuar. Satani nuk mund ta hedhë dot poshtë këtë dekret. Perëndia ka për qëllim që siguria jonë e përjetshme të ketë një efekt të menjëhershëm në jetën tonë. Ai ka për qëllim që fundi i lumtur të heqë qafe skllavërinë dhe frikën tonë të tanishme.

Nëse nuk kemi pse të kemi frikë prej armikut tonë të fundit dhe më të madh, vdekjes, atëherë nuk ka pse të kemi frikë nga asnjë gjë. Mund të jemi të lirë; të lirë për t’u gëzuar, të lirë për të tjerët.

Çfarë dhurate e madhe për Krishtlindje që është kjo nga Perëndia për ne! Çfarë dhurate të madhe që ne mund t’i japim botës!

© Desiring God

Leje: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë dhe të mos merrni asnjë pagesë përveç kostos së riprodhimit. Për postimet në internet, preferohet të bëhet një link i këtij dokumenti në faqen tonë të internetit. Çdo përjashtim ndaj lejes së mësipërme duhet të aprovohet prej shërbesës Desiring God.

By John Piper. © Desiring God. Website: desiringGod.org

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*