Si ta di që kam vlerë në sytë e Zotit e megjithatë të mos bëhem krenare?

Je më tepër mëkatar nga sa e di, je dashur më tepër se mund ta imagjinosh

nga Pastor John Piper

Casey nga Michigan na bën një pyetje shumë perceptuese:

“Pastor John, unë jap përleshur me depresionin për afërsisht dy vjet. Kam një pikëpamje të tillë për veten si një krijesë e pështirë, e tmerrshme, dhe e përbuzshme veprat e të cilës janë si lecka të pista. Kur mëkatoj i them vetes, ‘Sigurisht që mëkatova. Unë jëm një mëkatare e neveritshme. Nuk di si të bëj ndonjë gjë tjetër. Kjo është gjithë sa do të bëj ndonjëherë.’ Pikëpamje të tilla nuk dalin nga hiçi. Në fakt, gjithmonë kam menduar që ishin pikëpamje biblike për njerëzimin dhe që thjesht po tregohesha e përulur. Por ndërsa e lexoj gjithnjë edhe më shumë Fjalën shoh që të krishterët duhet të kenë fitore në Krishtin. Ata janë fëmijë të Perëndisë. Por unë nuk e kam idenë sesi ta shoh mëkatin tim në ndonjë mënyrë tjetër sesa duke rënë plotësisht në depresion. Prandaj, pyetja ime është, si ta ekuilibroj të qenurit e përulur dhe në të njëjtën kohë të mos e përbuz plotësisht veten time. Si ta di që kam vlerë në sytë e Zotit e megjithatë të mos bëhem krenare?”

Zoti lëviz
Pyetja e Kejsit është formuluar shumë mirë në fund saqë nuk kam sesi të mos mendoj që ajo e di përgjigjen. E ka thënë shumë mirë në fund, në mënyrë të veçantë fjalët e fundi. Kjo gjë më ndihmon.

Po i marr për bazë fjalët e saj që ajo ndihet e paralizuar nga një ndjesi vetë-dënimi. Prandaj, ja se çfarë mund të them. Besoj vërtet që Zoti e ka përgjigjen për këtë pyetje dhe ai e zbaton atë. Fjalët e mia mund të jenë një mjet, por Perëndia është Ai që na ngre nga këto lloj errësirash.

Hiri i Perëndisë është më i madh
Mendoj që Tim Keller është ai që e ka bërë të famshëm formulimin e ungjillit: “Ju jeni më tepër mëkatarë nga sa keni menduar ndonjëherë.” Dua t’ia them këtë gjë edhe Kejsit e cila e ka përshkruar me terma shumë të fortë ndjesinë e saj për neverinë ndaj vetes, që ajo nuk ka arritur në fund të thellësisë së mëkatit të saj. Asnjëri prej nesh nuk e ka arritur.

“Mëkatshmëria juaj është më e keqe nga sa mendoni, por çmimi është paguar. Vlerësimi i Perëndisë ndaj jush është dhuratë falas e hirit.” #JohnPiper

Prandaj, gjëja e parë që thotë Keller është, “Ju jeni më tepër mëkatarë nga sa mendonit se ishit.” Por pastaj thotë, “Dhe jeni dashur më tepër nga sa mund të ëndërronit që ishte e mundur.” Kjo është e vërtetë edhe për Kejsin.

Bukuria e kësaj deklarate është që nuk bëhet jorealiste në asnjërin skaj – as në skajin e mëkatit dhe as në skajin e hirit. Sigurisht që për Kejsin të besuarit e këtij formulimi të dyfishtë të ungjillit – më tepër mëkatarë nga sa mund ta dimë, më të dashur nga sa mund të ëndërrojmë – sigurisht që ky formulim i ungjillit është çelësi i përulësisë pa dëshpërim.

Këtë gjë tha Kejsi në fund – si ta trajtosh mëkatin pa u dëshpëruar? Dhe nga ana tjetër, si mund të ndihesh i vlerësuar pa u bërë krenar? Prandaj Kejsi, mëkatshmëria jote, e cila është më e keqe nga sa mendon ti, është shpaguar me një kosto të pafundme. Dhe vlerësimi i Perëndisë për ty është një dhuratë falas e hirit të cilin nuk e meriton, por Atij i pëlqen të japë. Prandaj e jep. Ai dëshiron të të vlerësojë.

Prandaj, lejoje veten të shohësh plotësinë e mëkatshmërisë së mëkatit tënd. Por me çdo shikim kujtoji vetes koston e pafundme që u pagua në mënyrë që të mos i çnderosh bukuritë e sakrificës së Zotit duke u kapur pas fajit për të cilin ai pagoi që ta heqë tej.

Nga ana tjetër, sa herë që të kesh një ndjesi të vogël që, “Ai më do. Ai më vlerëson. Ai po më bën bijën e Tij. Ai po më merr në familjen e Tij,” mos lejo që kjo gjë të prodhojë një ego të krekosur. Nuk ka për të ndodhur nëse e kuptoni që nuk meritoni asnjë prej këtyre. Kjo është dhuratë falas e blerë me gjak e cila ju jepet prej zemrës së Perëndisë. Nuk e fituat ju. Nuk e shtrënguat ju. Por Atij i pëlqen t’jua japë.

Rrobë e ndotur
Besoj që kjo është përgjigja bazë e ungjillit për dikë që po përleshet si Kejsi. Por më lejoni të them pak më tepër, për shkak se ndërsa dëgjojë pyetjen ndiej që ka disa gjëra që kanë nevojë për qartësim dhe që mund të jenë vërtet çliruese për Kejsin. Kam dy apo tre të tilla.

Së pari, le të qartësojmë këtë tekst rreth “leckave të ndrya.” E kam dëgjuar atë tekst që të citohet që kur isha fëmijë. Ai varg vjen nga Versioni i Mbretit Xhejms për Isaia 64:4. Çdo herë që e kam dëgjuar, është përdorur për të përshkruar bindjen e krishterë. Kjo prerazi nuk është kuptimi i këtij teksti, dhe është e gabuar që ta përshkruajmë bindjen e krishterë në këtë mënyrë.

Ja cili është konteksti. Le të lexojmë vargjet 5-6. Dëshiroj ta liroj Kejsin nga pesha e të menduarit rreth përpjekjeve të bindjes së vërtetë të krishterë si lecka të ndyra. Ato nuk janë lecka të ndyra. Vargu 5 thotë, “Ti i del para atij që kënaqet në zbatimin e drejtësisë” – prandaj gjëja e parë në këtë kontekst është që Perëndia e do, nderon dhe vlerëson drejtësinë e vërtetë në njerëzit e Tij. Pas pak do t’i kthehemi sërish faktit nëse kjo gjë është e përsosur apo jo. – “dhe kujtohet për ty në rrugët e tua. Ja, ti je zemëruar sepse ne kemi mëkatuar; në këtë kemi vazhduar gjatë dhe kemi nevojë të shpëtohemi. Jemi të gjithë si një gjë e papastër, dhe të gjitha veprat tona të drejtësisë janë si një rrobe e ndotur”

“Bindja e krishterë në fuqinë e Frymës së Shenjtë nuk është si rrobë e ndotur. Ajo është përgjigja e lutjes.” #JohnPiper

Tani, ato vepra të drejta nuk janë të drejta. Ai tashmë ka folur sesi ndihet për drejtësinë. Këto vepra të drejta janë si ato për të cilat flet Pali tek Filipianëve 3:5-6 ku thotë, “sipas ligjit [unë isha] farise, sa për zellin, [unë isha] përndjekës i kishës; për sa i përket drejtësisë, që është në ligj, [unë isha] i pa qortueshëm.” Prandaj, ka drejtësi, dhe është e pa qortueshme. Çfarë thotë Pali për këtë drejtësi? Ai thotë që është e ndryë. Është pleh. Por ajo nuk ishte drejtësi e vërtetë. Ishte thjesht një legalizëm që mbështetej tek vetja. Ajo drejtësi është pleh. Ajo drejtësi është rrobë e ndyrë.

Kjo nuk është drejtësia për të cilën po fliste Pali kur u lut, “[O Perëndi, bëj që ata të jenë] të mbushur me fryte drejtësie që arrihen me anë të Jezu Krishtit, për lavdi e për lëvdim të Perëndisë” (Filipianëve 1:11).

Bindja e krishterë në fuqinë e Frymës së Shenjtë nuk është pleh. Nuk është rrobë e ndyrë. Ajo është përgjigja e lutjes. Është vepra e Krishtit. Është vepra e Frymës së Shenjtë. Është e gabuar që ta përshkruajmë punën e bukur të Frymës së Shenjtë si lecka të pista. Fryti i Frymës së Shenjtë – dashuria, gëzimi, paqja, durimi, mirëdashja, mirësia, zemërbutësia, besimi, vetëkontrolli – nuk është rrobë e ndyrë.

Veprat e mira dhe të liga
Ja dhe qartësimi im i dytë. Kejsi mund të ketë dobi nëse kujton që çdo vepër e mirë që bëjmë ndonjëherë është e papërsosur – mendoj që kjo është ajo çfarë e pengon Kejsin në këtë moment. Ajo e di këtë gjë dhe e ndjen, po kështu edhe unë. Movitet e John Piper edhe në momentet e mia më të mira nuk janë kurrë plotësisht të lira nga mëkati që banon brenda meje dhe aty ka një masë egoizmi dhe krenarie. Megjithatë, duhet t’i kujtoj Kejsit që ajo mëkatshmëri, është mbuluar nga gjaku i Krishtit, dhe kjo është arsyeja pse Krishti mund të kënaqet me veprën e mirë. Ai i mbulon ato aspekte jo të mira të kësaj vepre.

Kejsi mund të ketë ndjesinë e pavetëdijshme, të cilën mendoj që e kanë shumë njerëz, që Krishti vdiq për veprat e saj të liga, por veprat e mira janë aq të papërsosura saqë e lënë atë të ndotur dhe pa shpresë. Kjo ide që thotë, “Epo, nëse vërtet mëkatoj, ai mund ta mbulojë atë gjë, por veprat e mia të mira, ato duhet të jenë vërtet të mira, dhe nuk janë të tilla prandaj asnjë pjesë e këtyre nuk mbulohet nga gjaku i Krishtit.”

Dëshiroj ta shpall nga maja e çative që Krishti vdiq për veprat e mia të mira. Ai vdiq për veprat e mia të mira në mënyrë që ato të pranohen, në mënyrë që e gjithë ndotja që gjendet brenda tyre të mund të mbulohet.

Nëse keni nevojë për një tekst që ta mbështetni këtë ide, konsideroni 1 Gjoni 1:7, “po të ecim në dritë, sikurse ai është në dritë,” – kjo do ishte gjë e mirë duke bërë gjëra të mira – “kemi bashkësi njeri me tjetrin, dhe gjaku i Jezu Krishtit, Birit të tij, na pastron nga çdo mëkat.” Prit pak. Sapo ke thënë që po ecën në dritë. Çfarë është kjo “na pastron nga çdo mëkat”?

Çfarë do të thotë Gjoni?
Ai do të thotë që asnjë pjesë e ecjes tonë në dritë nuk është e pamëkatë. Dy vargjet në vazhdim thonë, “Po të themi se jemi pa mëkat” – dhe unë do shtoja, “ndërsa jemi duke ecur në dritë” – “gënjejmë vetveten dhe e vërteta nuk është në ne. Por, po t’i rrëfejmë mëkatet tona” – gjë e cila është pjesë e asaj se çfarë do të thotë të ecësh në dritë – “Ai është besnik dhe i drejtë që të na falë mëkatet” (1 Gjoni 1:8-9)

Prandaj, dëshiroj ta bëj shumë të qartë që gjaku i Jezusit është dhënë si mbulesë për veprat tona të liga dhe gjithashtu si mbulesë edhe për veprat tona të mira prandaj është e mundur që Krishti i gjallë në shenjtërinë e tij të pafundme të kënaqet me frytin e Frymës së Shenjtë në jetën tonë, edhe pse Kejsi dhe unë shohim çdo ditë që nuk është ashtu si duhet të jetë.

Perëndia i do fëmijët e Tij
Ja dhe gjëja e fundi që Kejsi mund të ketë nevojë të dëgjojë. Kam folur kohët e fundit me njerëzit rreth kësaj ideje. Mos aprovimi i Perëndisë ndaj pa përsosmërive tona, gjë të cilën Kejsi e ndjen në një mënyrë paralizuese reale dhe të përditshme, nuk e bën kurrë Perëndinë që të ndiejë përbuzje ndaj nesh. Mos aprovimi prej Tij i gjërave në ne nuk është kurrë përbuzje.

“Gjaku i Jezusit mbulon veprat tona të liga dhe ato të mira. Ai mund të kënaqet në frytin e Frymës së Shenjtë në ne.” #JohnPiper

Prandaj, Hebrenjve 12 flet për disiplinën. Ai na disiplinon dhe madje sjell edhe vuajtje në jetën tonë për shkak se nuk aprovon diçka në zemrën apo sjelljen tonë. Ai nuk e miraton. Cilat janë fjalët që e përshkruajnë këtë gjë? “Sepse Perëndia ndreq atë që do dhe fshikullon çdo bir që i pëlqen” (vargu 6). Dhe Fjalët e Urta, që po citohet tek Hebrenjve 12, është edhe më e fortë se kaq. Është edhe më paradoksale. “sepse Zoti qorton atë që do, si një baba djalin që atij i pëlqen [apo në të cilin gjen kënaqësi]” (Fjalët e Urta 3:12).

Kejsi ka nevojë që ta kuptojë këtë. Ajo e di që Ati po e disiplinon. Ajo e di që Ai nuk e miraton mëkatin e saj dhe veprat e mira që janë të ndotura. Por ajo po e lë vargun në mes sepse vargu vazhdon të thotë që Ai po ua bën këtë gjë njerëzve me të cilët Ai kënaqet. Shumica e njerëzve nuk u rritën në familje ku u modelua kjo disiplinë e dashur. Domethënë, kur ke një baba apo një nënë me një mos aprovim të fortë ndaj gjërave tek fëmijët e tyre, ndaj qëndrimeve apo sjelljeve të fëmijëve, dhe gjithashtu me një ndjesi të fortë që ata janë kënaqësia e babit apo mamit.

Ato gjëra shumicës prej nesh na duken si të veçuara prandaj duhet të riedukojmë veten tonë me vargje si ky. Për fëmijët e Perëndisë, edhe ndërsa Perëndia është duke i disiplinuar, edhe ndërsa në fytyrën e Tij ka një vrenjtje mos aprovimi ndaj sjelljes apo qëndrimit të tyre, Ai nuk i përbuz kurrë. Ai nuk pushon kurrë t’i dojë. Ai nuk mund të pushojë dot kurrë së gjeturi kënaqësi në fëmijët e Tij.

Prandaj, Kejsi, ti, unë dhe kushdo tjetër (për shkak se nuk jemi të vetmit) le të jetojmë në mrekullitë e hirit. Le të lejojmë që çdo ndjesi padenjësie që vjen çdo ditë, ndoshta çdo orë, le të lejojmë që kjo të na çojë edhe më lart në orbitën e lavdërimit për pafundësinë e çmimit që u pagua për ne. “Atit tuaj i pëlqeu t’ju japë mbretërinë” (Lluka 12:32)


Original Article from DesiringGod.org

Përkthimi nga www.fjaletejetes.com

SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë. Për postimet në internet, duhet të përfshihet linku i postimit origjinal nga faqja jonë!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*