Tagged: ftesa e Krishtit

0

Mendime Shtjelluese Mateu 11

Le të kujtojmë që ekziston Njëri që çdo ditë shënon gjithë sa bëjmë për Të, dhe sheh më tepër bukur në punën e shërbëtorëve të Tij nga sa shohin ata vetë. E njëjta gjuhë që dha dëshmi për Gjonin në burg, do të japë dëshmi për gjithë njerëzit e Tij ditën e fundit. Ai do të thotë, “Ejani, të bekuar të Atit tim, trashëgoni mbretërinë që u përgatit për ju që para themelimit të botës.” Pastaj, dëshmitarët e tij besnikë do të zbulojnë, për habinë dhe mahnitjen e tyre, që nuk kishte asnjë fjalë të cilën e thanë për llogari të Zotërisë së tyre e cila të mos marrë një shpërblim.