Tagged: mendime shtjelluese

0

Mendime Shtjelluese Mateu 2

Nuk e dimë se kush ishin këta dijetarë. Emrat dhe vendi nga vinin nuk na janë treguar. Na thuhet vetëm që ata vinin “nga Lindja.” Nuk mund ta themi me siguri nëse ishin Kaldeas apo Arabë. Nuk e dimë nëse mësuan që të prisnin ardhjen e Krishtit nga dhjetë fiset që shkuan në mërgim, apo nga profecitë e Danielit. Nuk ka shumë rëndësi se kush ishin ata. Ajo që na intereson më tepër është udhëzimet e mëdha që na përcjell historia e tyre.

0

Mendime Shtjelluese – Mateu 1

Këto janë vargjet me të cilat fillon Dhiata e Re. Le t’i lexojmë gjithmonë me një ndjenjë serioziteti dhe solemniteti. Libri që gjendet përpara nesh nuk përmban fjalët e njerëzve, por fjalët e Perëndisë. Çdo varg në të u shkrua përmes frymëzimit të Frymës së Shenjtë.

0

Mendime Shtjelluese – Hyrje

Në shkruajtjen e këtij volumi të parë të një vepre të re Shtjelluese rreth Ungjijve ndjej që është e nevojshme të ofroj disa shpjegime rreth karakterit dhe qëllimit të kësaj vepre në mënyrë që të evitoj keqkuptimet.