Tagged: predikimi i ungjillit

0

Mendime Shtjelluese Mateu 10

Ky kapitull ka një solemnitet të veçantë. Këtu kemi regjistrimin e shugurimit të parë që ka ndodhur ndonjëherë në kishën e Krishtit. Zoti Jezus zgjodhi dhe dërgoi dymbëdhjetë apostuj. Këtu kemi tregimin e nxitjes së parë që ju dha shërbëtorëve të krishterë të sapocaktuar. Vetë Zoti Jezus është Ai që e përcjell këtë nxitje. Nuk ka pasur ndonjëherë një shugurim kaq të rëndësishëm. Nuk ka pasur kurrë një nxitje më solemne se kjo!Këtu gjejmë tre mësime që duken shumë qartë në pesëmbëdhjetë vargjet e para të këtij kapitulli. Le t’i marrim sipas radhës.