Ungjilli me një fjali!
Në formën e vet më të shkurtër Ungjilli është një rrëfim për Krishtin, që Ai është Biri i Perëndisë i cili u bë njeri për ne, që vdiq dhe u ringjall, që është deklaruar si Zot mbi gjithçka. Këtë gjë Pali e merr dhe e shtjellon në letrën e tij. Ai i anashkalon të gjitha mrekullitë dhe ndodhitë në shërbesën e Krishtit të cilat i lexojmë në katër Ungjijtë, megjithatë ai përfshin gjithë Ungjillin në mënyrë të mjaftueshme dhe të bollshme. Kjo mund të shihet shumë qartë në përshëndetjen e tij tek letra e Romakëve 1:1-4 ku ai thotë se çfarë është Ungjilli dhe shpall, “Pali, shërbëtor i Jezu Krishtit, i thirrur për të qenë apostull, i veçuar për ungjillin e Perëndisë, siç i kishte premtuar ai me anë të profetëve të tij në Shkrimet e shenjta, lidhur me Birin e tij, të lindur nga fara e Davidit sipas mishit, i deklaruar Biri i Perëndisë në fuqi, sipas Frymës së shenjtërisë nëpërmjet ringjalljes prej së vdekurit: Jezu Krishti Zoti ynë.”
Ja pra ku e keni. Ungjilli është një histori rreth Krishtit, Birit të Perëndisë dhe Birit të Davidit, i cili vdiq, u ringjall dhe u deklarua Zot. Ky është Ungjilli në një fjali. Ashtu si nuk ka më tepër se një Krisht, kështu nuk ka dhe nuk mund të ketë më tepër se një Ungjill.
– Martin Luteri