A do ta lërë Perëndia mosbindjen dhe idhujtarinë tonë të pandëshkuar?

Pyetja 18

A do ta lërë Perëndia mosbindjen dhe idhujtarinë tonë të pandëshkuar?

Jo, çdo mëkat është kundër sovranitetit, shenjtërisë, mirësisë dhe ligjit të drejtë të Perëndisë. Perëndia është me të drejtë i zemëruar me mëkatet tona dhe do t’i ndëshkojë ato në gjykimin e tij të drejtë si në këtë jetë ashtu dhe në atë të ardhmen.

Të dini në fakt këtë: asnjë kurvar, ose i ndyrë ose kurnac, i cili është idhujtar, nuk ka ndonjë trashëgim në mbretërinë e Krishtit dhe të Perëndisë. Askush të mos ju gënjejë me fjalë të kota, sepse, për shkak të këtyre gjërave, vjen zemërimi i Perëndisë mbi bijtë e mosbindjes.”

Efesianëve 5:5-6

Komentim

Nëse Jezusi nuk do të kujdesej për të siguruar pozitën tonë ne do të binim në rrënim. Adami ra dhe duke qenë kreu unë ligjor edhe ne ramë në të. “Perëndia (thotë apostulli) i mbylli të gjitha gjërat nën mëkat.” Çfarë është mëkati veçse një thyerje, një shkelje e ligjit; “paga e mëkatit është vdekja,” çdo shkelje e ligjit sjell dënim. Ne duhet të vdesim, ligjërisht jemi të vdekur. Ne e kemi thyer ligjin e Perëndisë dhe meritojmë dënim të përjetshëm, gjithsecili prej nesh pa dallim. Të gjithë jemi në të njëjtin nivel. Nuk është madhështia e pozitës tonë apo ndryshimet e jashtme ato që ndikojnë në gjendjen e përjetshme të shpirtit. Kjo është gjendja jonë para Perëndisë, ne kemi jetuar në paudhësi dhe mëkate dhe tani jemi ligjërisht të vdekur. Por përveç kësaj vdekjeje ligjore ka dhe një vdekje frymërore pasoja e se cilës është vdekja e përjetshme. Nëse vdes në këtë gjendje duhet të vdes përgjithmonë, që do të thotë se duhet të jem një krijesë që duhet të jetojë përjetësisht e dëbuar larg Perëndisë. Është e pamundur të njohim apo vlerësojmë atë jetë për të cilën Jezu Krishti erdhi në botë që të na e japë dhe ta sigurojë për ne pa konsideruar natyrën e vdekjes prej së cilës ai na çliron.

Xhorxh Uitfild (George Whitefield, 1714 –1770). Uitfild ishte pastor Anglikan nga Anglia. Ai e kaloi Atlantikun 13 herë dhe predikoi në Angli dhe Amerikë për 34 vjet (si pjesë e asaj që njihet Rizgjimi i Madh). Zëri i Uitfildit mund të dëgjohej nga shumë larg dhe tregohet që një herë atë e dëgjuan mbi 30,000 vetë ndërsa predikonte në natyrë. Uitfild predikoi më tepër se 18,000 mesazhe gjatë jetës së tij dhe sot kemi më pak se 90 prej tyre që i kanë mbijetuar kohës.

Lutje

Mos vallë Biri i Perëndisë u bë njeri dhe vdiq në kryq thjesht që të hidhte themelet për një denominacion të ri fetar në botë dhe që të bëhej tema e bisedave të rastësishme? Apo që Ai të ishte shpresa e fajtorëve dhe Shpëtimtari i mëkatarëve – të ishte objekti i besimit, dashurisë dhe bindjes së tyre pa rezerva? Nëse nuk e keni Krishtin, nëse zemrat tuaja nuk i janë kushtuar Atij dhe nëse vdisni në këtë gjendje do ishte më mirë të mos kishit lindur kurrë. Ju shpëtoftë Zoti prej zemërimit që po vjen dhe ju përgatitë për gjendjen qiellore! Amen.

Abraham Buth (Abraham Booth, 1734–1806). Pastor Baptist Anglez. Ai shërbeu si pastor i Prescot Street Church in Whitechapel, Londër për 35 vjet si dhe themeloi atë që sot njihet si Regents Park College për trajnimin e pastorëve në Oksford. Abraham Buth njihet më tepër për veprën e tij Mbretërimi i Hirit (The Reign of Grace.)

New City Catechism was adapted by Timothy Keller and Sam Shammas from the Reformation catechisms. Copyright © 2012 by Redeemer Presbyterian Church.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*