A ka ndonjë mënyrë për t’i shpëtuar ndëshkimit dhe për t’u kthyer tek favori i Perëndisë?

Pyetja 19

A ka ndonjë mënyrë për t’i shpëtuar ndëshkimit dhe për t’u kthyer tek favori i Perëndisë?

Po, për të përmbushur drejtësinë e tij, vetë Perëndia, thjesht nga mëshira e tij na pajton me veten dhe na çliron prej mëkatit dhe ndëshkimit për mëkatin përmes një Shpengimtari.

Por i pëlqeu Zotit ta rrihte dhe ta bënte të vuante. Duke ofruar jetën e tij si flijim për mëkatin, ai do të shikojë pasardhës, do të zgjasë ditët e tij, dhe vullneti i Zotit do të ketë mbarësi në duart e tij. Ai do të shikojë frytin e mundimit të shpirtit të tij dhe do të jetë i kënaqur; me anë të diturisë së tij, i drejti, shërbëtori im, do të bëjë të drejtë shumë veta, sepse do të marrë përsipër paudhësitë e tyre.

Isaia 53:10–11

Komentim

A mund të gjejnë të krishterët ndonjë gjë në qiell apo në tokë aq të denjë për të qenë objekt i dashurisë dhe admirimit të tyre, objekt i dëshirave të zjarrta, i shpresës, ngazëllimit dhe zellit të tyre si gjërat që na janë shpalosur në ungjillin e Jezu Krishtit? Në Ungjill jo vetëm që janë shpallur gjëra shumë të denja për ndjenjat tona por ato janë shpalosur në mënyrën më prekëse të mundshme. Lavdia dhe bukuria e Jehovës së bekuar, ajo që në vetvete është gjëja më e denjë për të qenë objekti i admirimit dhe dashurisë tonë është portretizuar në mënyrë më prekëse që mund të imagjinohet ndërsa shfaqet në gjithë shkëlqimin e vet në fytyrën e një Shpengimtari të mishëruar, pafundësisht të dashur, të butë, të dhembshur dhe që vdiq për ne.

Gjithë virtytet e Qengjit të Perëndisë, përulësia e tij, durimi i tij, zemërbutësia e tij, nënshtrimi i tij, bindja, dashuria dhe dhembshuria e tij na shpalosen para syve tanë në mënyrën më të përshtatshme të imagjinueshme për të prekur ndjenjat tona; ato kaluan sprovën më të madhe dhe shprehinë më të lartë bashkë me manifestimin më të shkëlqyer kur ai u gjend në rrethanat më prekëse; madje kur gjendej në vuajtjet e tij të fundit, në ato vuajtje të pashoqe dhe të patregueshme të cilat i duroi për shkak të mëshirës dhe dashurisë së tij të butë për ne. Atje u manifestua gjithashtu edhe natyra e urryer e mëkateve tona në mënyrën më prekëse të mundshme ndërsa shohim efektet e tmerrshme të tyre në atë që Shpengimtari ynë që zuri vendin tonë dhe vuajti për shkak të mëkateve tona. Atje gjithashtu shohim manifestimin më prekës të urrejtjes së Perëndisë për mëkatin, shohim zemërimin dhe drejtësinë e Tij në ndëshkimin e mëkatit.

Shohim drejtësinë e Tij të rreptë dhe të paepur, shohim zemërimin e tij në tmerrshëm kur i ndëshkoi aq ashpër mëkatet tona tek Ai që ishte pafundësisht i çmuar për Të dhe i dashur ndaj nesh. Kështu i ka bërë Perëndia gjërat në veprën e shpengimit tonë, dhe në epokat e tij të lavdishme na i ka zbuluar në Ungjill sikur gjithçka të ishte rregulluar qëllimisht në mënyrë të atillë për të pasur prirjen më të madhe të mundshme për të prekur zemrat tona në pjesët më të ndjeshme, për t’i trazuar ndjenjat tona në mënyrën më të fortë dhe kuptimplotë. Çfarë arsye të madhe që kemi ne pra që të përulemi me fytyrë përtokë për shkak se ndjenjat tona nuk trazohen më tepër prej këtyre të vërtetave!

Xhonatan Eduards (Jonathan Edwards, 1703–1758). Predikues Amerikan i epokës koloniale, teolog dhe filozof. Eduards u bë pastor i kishës së tij në Northampton, Masaçusets në vitin 1726. Ai është bërë i famshëm për predikimin e tij “Mëkatarë në duart e një Perëndie të zemëruar” si dhe për librat e tij Qëllimi për të Cilin Perëndia e Krijoi Botën dhe Trajtim i Ndjenjave Fetare. Eduards vdiq nga vaksinimi kundër lisë pak pasi kishte marrë presidencën e Kolegjit të Nju Xhersit (që më vonë u bë Universiteti Princton).

Lutje

O Zot, si ka mundësi që je kaq i duruar, kaq plot vetëpërmbajtje, saqë të mos më dërgosh menjëherë në ferr! Jo vetëm kaq Zot, por Ti bën shumë më tepër, Ti i fshin paudhësitë e mia për hirin Tënd. Zot, çfarë mund të them për këtë gjë? Ky është hiri falas i Perëndisë tim. Nuk di të ketë ndonjë gjë që t’ia kalojë kësaj!

Gjon Ouen (John Owen, 1616–1683). Teolog Puritan Anglez. Ouen shkoi të studionte në Universitetin e Oksfordit në moshën 12 vjeçare, fitoi doktoraturën në moshën 19 vjeçare dhe u bë pastor në moshën 21 vjeçare. Vite më vonë ai u caktua nën President i Universitetit. Ai predikoi në parlamentin Anglez një ditë pas ekzekutimit të Mbretit Çarls I duke e plotësuar këtë detyrë pa iu referuar direkt ngjarjes së një dite më parë. Gjon Ouen shkroi shumë vepra voluminoze ku përfshihen edhe trajtime historike për fenë dhe disa studime për Frymën e Shenjtë.

New City Catechism was adapted by Timothy Keller and Sam Shammas from the Reformation catechisms. Copyright © 2012 by Redeemer Presbyterian Church.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*