A do të thotë vdekja e Krishtit që të gjitha mëkatet tona mund të falen?

Pyetja 25

A do të thotë vdekja e Krishtit që të gjitha mëkatet tona mund të falen?

Po, për shkak se vdekja e Krishtit në kryq e pagoi plotësisht ndëshkimin për mëkatet tona, në mënyrë të hirshme Perëndia na e llogarit ne drejtësinë e Krishtit sikur të ishte jona dhe nuk do t’i kujtojmë më mëkatet tona.

Sepse ai bëri të jetë mëkat për ne ai që nuk njihte mëkat, që ne të bëhemi drejtësia e Perëndisë në të.

2 Korintasve 5:21

Komentim

Edhe pse një mëkat mjaftonte për të sjellë ndëshkim megjithatë dhurata falas e hirit në Krishtin prodhoi shfajësim prej shumë shkeljesh. Për këtë gjë kemi një themel të sigurt pasi drejtësia e Krishtit është drejtësia e Perëndisë, prandaj Perëndia do ta përlëvdojë. Ajo do të qëndrojë e sigurt për ata që përmes besimit e zbatojnë këtë drejtësi mbi mëkatet e tyre të përditshme derisa në atë pikë kur t’i vijë fundi jetës dhe mëkatit tonë. Për këtë synim madhor Biri i Perëndisë me vullnet u bë mëkat që ne të mund të çlirohemi prej mëkatit. Nëse të gjitha mëkatet tona të hedhura mbi Krishtin nuk mundën ta largonin dot dashurinë e Perëndisë për të, a munden këto mëkate që ta largojnë dashurinë e Perëndisë për ne kur shpirtrat tanë janë pastruar prej tyre përmes gjakut të Krishtit? Mëshirë e mëshirave është fakti që ai bëhet garant për ne, duke na bërë të tijtë në një mënyrë të tillë saqë gjithë engjëjt e qiellit janë të mahnitur; që vetë Biri i tij jo vetëm mori natyrën dhe gjendjen tonë të mjerueshme por edhe mëkatet tona, që pasi i hoqi qafe ne të kemi guxim përmes Krishtit para Perëndisë, përmes Atij që tani del në prani të Perëndisë për hirin tonë, gjersa të na marrë pranë vetes dhe të na paraqesë para Atit të tij për të qenë të tijtë përgjithmonë!

Riçard Sibes (Richard Sibbes, 1577–1635). Teolog Puritan Anglez që në fillim të shekullit të 17-të njihej në Londër si “Doktori Qiellor Sibes.” Ai predikoi në Kishën Greis In në Londër dhe në Selinë ‘Master of Kathrin’ në Kembrixh. Vepra e tij më e famshme ishte Kallami i Thyer dhe Kandili që bën tym.

Lutje

O Zot, unë nuk meritoj as edhe një copëz të qiellit, nuk jam në gjendje që përmes veprave të mia ta shpengoj veten prej mëkatit, vdekjes dhe ferrit. Megjithatë, Ti më ke dhënë Birin tënd, Jezu Krishtin, i cili është shumë më i çmuar dhe i dashur se vetë qielli, shumë herë më i fortë se mëkati, vdekja dhe ferri. Për këtë gjë ngazëllohem, të lavdëroj dhe falënderoj o Perëndi. Pa asnjë kosto nga ana ime dhe prej hirit të pastër Ti më ke dhënë këtë bekim të pakufishëm në Birin tënd të dashur. Përmes tij ke larguar prej meje, mëkatin, vdekjen dhe ferrin dhe më ke dhuruar gjithë sa i përket atij. Amen.

Martin Luteri (Martin Luther, 1483–1546). Pastor Protestant Gjerman dhe profesor i teologjisë. Luteri ishte biri i një familjeje minatorësh, që kishte për qëllim të bëhej avokat, por u bë pjesë e rendit monastik. Në 31 Tetor 1517 Luteri gozhdoi Nëntëdhjetë e Pesë Tezat e tij në derën e një kishe në Vitenberg duke i hapur kështu udhë Reformimit. Refuzimi i tij për të hequr dorë nga shkrimet e tij pavarësisht këmbënguljes së Papë Leos X dhe Karlit V rezultoi në shkishërimin e tij. Luteri shkroi shumë vepra, ku përfshihen katekizma e tij e shkurtër dhe ajo e zgjeruar, si dhe predikoi qindra predikime në kisha dhe universitete.

New City Catechism was adapted by Timothy Keller and Sam Shammas from the Reformation catechisms. Copyright © 2012 by Redeemer Presbyterian Church.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*