Thesari ynë më i vërtetë

15 Dhjetor

prej John Piper

Thesari ynë më i vërtetë

Ata, kur e panë yllin, u gëzuan me gëzim shumë të madh.

Mateu 2:10

Të adhurosh Jezusin do të thotë që plot gëzim t’i atribuosh autoritet dhe dinjitet Krishtit me dhurata sakrifikuese. Ne ia atribuojmë Atij këto gjëra. Nuk ia shtojmë. Perëndisë nuk mund t’i shërbehet nga duart e njerëzve sikur ai të kishte nevojë për ndonjë gjë (Veprat 17:25).

Prandaj dhuratat e dijetarëve nuk iu dhanë për ta mbështetur apo për t’i plotësuar nevojat. Një monark do të çnderohej nëse vizitorët e huaj të vinin me paketa ndihmash mbretërore. Këto dhurata nuk shërbejnë as si ryshfet. Perëndia na thotë tek Ligji i Përtërirë 10:17 që ai nuk pranon ryshfet. Atëherë, çfarë kuptimi kanë dhuratat? Në çfarë mënyre janë ato adhurim?

Dhuratat janë nxitëse të dëshirës për vetë Krishtin në të njëjtën mënyrë siç është edhe agjërimi. Kur i jepni një dhuratë të tillë Krishtit, është një mënyrë për të thënë diçka të tillë:

Gëzimi që po kërkoj nuk është shpresa që të pasurohem me gjëra prej teje. Nuk kam ardhur tek ti për gjërat e tua por për Ty. Kjo dëshirë të cilën po e nxit dhe demonstroj duke dorëzuar këto gjëra me shpresën që të kënaqem më tepër me Ty dhe jo me gjërat. Duke të dhënë atë për të cilën Ti nuk ke nevojë dhe me të cilën mund të kënaqem vetë, jam duke thënë me më tepër vërtetësi dhe dëshirë, “Ti je thesari im dhe jo këto gjëra.”

Mendoj që ky është kuptimi i adhurimit të Perëndisë me dhurata ari, temjani dhe mire.

E martë Perëndia të vërtetën e këtij teksti dhe zgjoftë brenda nesh një dëshirë për vetë Krishtin. Thënçim edhe ne prej zemrës, Zot Jezus, Ti je Mesia, mbreti i Izraelit. Të gjitha kombet do të vijnë dhe do të përulen para teje. Perëndia e qeveris botën në mënyrë të tillë që të sigurohet që njerëzit të të adhurojnë. Prandaj, çfarëdo kundërshtimi që mund të përball, me gëzim ta atribuoj Ty autoritetin dhe dinjitetin dhe sjell dhuratat e mia për të thënë që vetëm Ti mund të ma kënaqësh zemrën dhe jo këto gjëra.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*