Problemi me të Dielën e Palmave
nga Jonathan Parnell
Për shekuj me radhë kisha e ka përkujtuar ditën e parë të Javës së Shenjtë si të Dielën e Palmave për shkak të degëve të palmave dhe rrobave që njerëzit shtruan para Jezusit ndërsa ai po hynte në Jerusalem.
Shkrimtarët e Ungjillit na tregojnë për një turmë që u mblodh e cila gufonte prej ngazëllimit dhe qëndronte anës rrugës para Jezusit ndërsa ai me ngadalë hyri në qytet i hipur mbi një gomar. Në çdo hap që hidhte i hipur mbi gomar përpara tij po shtrohej një lloj qilimi. Degë të gjelbra palmash, që ndoshta u këputën nga pemët aty pranë dhe rroba të trasha dhe të vjetra që ishin hequr nga krahët e njerëzve në turmë formonin një skenë të dashur për Mesian e shumë pritur të Izraelit.
Dhe sipas Farisenjve ky ishte problem.
Çfarë thanë njerëzit
Në fakt nuk ishin degët e palmave problem aq sa ajo çfarë po thoshin njerëzit.
Luka na thotë që ndërsa Jezusi hyri në Jerusalem populli filloi të ngazëllohej dhe të lëvdonte Perëndinë duke thirrur, “Bekuar qoftë Mbreti që po vjen në emër të Zotit!” (Luka 19:38).
Disa farisenj u përpoqën t’i thoshin Jezusit që ta bënte turmën të pushonte. Ata i kërkuan që të qortonte njerëzit për atë që po thoshin – për pjesën “Bekuar qoftë Mbreti”. Farisenjtë e kuptuan. Kjo nuk është një frazë çfarëdo. Kjo është jo lloj mikpritjeje që është rezervuar për Shpëtimtarin e Izraelit. Është një frazë që gjendet në Shkrimet Hebraike, që tek Psalmi 118, një psalm ky që ngazëllon në triumfin e Zotit. Në vargun 22 të këtij psalmi guri i hedhur poshtë është bërë “guri i qoshes” (Psalmi 118:22). Kjo është një vepër e mrekullueshme – është punë e Perëndisë – e cila inauguron ditën e shpëtimit. Kjo ditë e shpëtimit është çlirimi i shumë pritur për të cilin Izraeli mendonte që mund të mos vinte kurrë. Por do të vijë, vjen, dhe Psalmi 118:25 përmbledh shpresën: “O Zot, na ndihmo tani; o Zot, bëj që tani të kemi mbarësi!”
Ky shpëtim dhe ky sukses nuk është diçka e përgjithshme. Kjo ka për të ardhur përmes një personi – Mesias së Perëndisë – atij që është dërguar të shpëtojë popullin e tij. Ja sesi bëhet thirrja tek psalmi, “I bekuar qoftë ai që vjen në emër të Zotit!” (Psalmi 118:26).
Nuk ka dyshim që kjo turmë e zhurmshme në Jerusalem e mori shtysën nga Psalmi 118 po shpall që Jezui është Mesia. Kjo është arsyeja pse Farisenjtë i thonë Jezusit t’i japë fund marrëzisë. E dëgjon se çfarë po thonë? Ata mendojnë që ti je Mesia që erdhi për të na shpëtuar. U thuaj që të pushojnë. Megjithatë, Jezusi nuk i ndaloi. Përkundrazi ai thotë, që nëse njerëzit nuk do ta shpallnin këtë gjë, atëherë vetë gurët do të thërrisnin. Sigurisht që Jezusi është Mesia. Ai ka ardhur në Jerusalem për të shpëtuar popullin e tij.
Sipas turmës ky ishte problem.
Çfarë panë njerëzit
Por në fakt, problem nuk ishte pjesa e shpëtimit aq sa mënyra sesi Jezusi do të sillte shpëtim.
Mbani mend, njerëzit dëshironin shpëtim dhe sukses. Kjo do të thotë që ata dëshironin që Mesia të marshonte në qytet dhe t’ia tregonte vendin Romës. Ata dëshironin të ishin të lirë nga shtypja e Johebrenjve, qoftë edhe me forcë, qoftë edhe me kërcënimet me plagë dhe det të hapur, siç e dinin shumë mirë nga historia e tyre. Ata dëshironin një eksod tjetër, një eksod që do të dëbonte Romakët.
Përkundrazi, ajo që morën të Premte në mëngjes ishte një burrë të përgjakur në duart e Romakëve, të mohuar prej udhëheqësve të tyre duke qëndruar përkrah një krimineli famëkeq të quajtur Baraba. Ata dëshironin një mbret të pakrahasueshëm, por panë një blasfemues të fshikulluar. Ose kështu menduan.
Tingulli i turmës këtë të Dielë Palmash më vonë do të zëvendësohej nga tingujt e një turme tjetër në fund të javës. “I Bekuar është ai!” shumë shpejt do të bëhet “të kryqëzohet!”
Për këtë arsye, ka diçka shqetësuese rreth kësaj dite. Ne lexojmë për reagimet ndaj Jezusit, por për shkak se e dimë historinë, jemi të vetëdijshëm që kjo mikpritje e ngazëlluar nuk thotë fjalën e fundit, të paktën jo kur bie fjala për banorët e Jerusalemit.
Ndërsa ndjejmë gëzimin dritëshkurtër të fjalëve të kësaj të Diele, entuziazmin e tyre të paefektshëm, nuk ka sesi të mos dëgjojmë klithmat që vijnë të Premte.
Nëse do kishim mundësi t’i dëgjonim këto turma, bashkë me klithmat e tyre do dëgjonim edhe klithmat tona. Do dëgjonim lavdërimin tonë dhe pastaj, të Premte, të turpëruar do dëgjonim zërin tonë që “bashkohet me tallësit.” Në një moment të caktuar në jetën tonë kemi qenë pjesë e të dyja turmave. Ndoshta do ta kishim lavdëruar atë, por në një moment të caktuar edhe ne e kemi tallur.
Në fund të fundit, Jezusi nuk erdhi të shpëtojë të drejtët, por mëkatarët si puna jonë.
SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë. Për postimet në internet, duhet të sigurohet një link i këtij dokumenti në faqen tonë të internetit!