Perëndia e do mëkatarin por e urren mëkatin

nga Pastor John Piper

Marko nga Reding i Pensilvanisë shkruan dhe na pyet: “Pastor John, çfarë mendimi keni ju për thënien ‘Perëndia e do mëkatarin por e urren mëkatin?’”

Problemi me deklaratën – “Perëndia e do mëkatarin por e urren mëkatin” – është që të ngatërron. Nuk është deklaratë e gabuar. Por ajo që të ngatërron në këtë deklaratë është fjala por, por e urren mëkatin, për shkak se duhet të jetë dhe. Perëndia e do mëkatarin dhe e urren mëkatin. Fjala por nënkupton që Ai nuk e urren mëkatarin – dhe kjo nuk është e vërtetë. Perëndia e urren mëkatarin. Psalmi 5:4-5 thotë, “Sepse ti nuk je një Perëndi që kënaqet në pabesinë; te ti nuk mund të zërë vend e keqja. Ata që lëvdojnë vetveten, nuk do të mund të qëndrojnë para syve të tua; ti i urren të gjithë ata që kryejnë padrejtësi.” Ose Psalmi 11:5, “Zoti vë në provë të drejtin, por shpirti i tij urren të pabesin dhe atë që do dhunën.” Prandaj, thjesht nuk është e vërtetë të japësh përshtypjen që Perëndia nuk i urren mëkatarët duke thënë që Ai e do mëkatarin dhe e urren mëkatin. Ai i urren mëkatarët. Zemërimi i Tij është real. Nuk është diçka të cilën ai e derdh mbi njerëzit të cilët i aprovon.

Ky mos aprovim i pafundmë është ajo që do të thotë Bibla kur thotë se Perëndia i urren mëkatarët. Ai nuk i aprovon ata në mënyrë të pafundme. Mëkati nuk është i mëkatshëm përveç faktit që është kryer nga zemra mëkatare. Mëkati është një shprehje e prishjes së njerëzore kundër Perëndisë, janë vetë zemrat njerëzore. Prirjet e mëkatshme i atribuohen zemrave mëkatare. Mëkati nuk është se ekziston në boshllëk, ai është brenda zemrave ose nuk është asgjë. Nuk vuajnë mëkatet në ferr, mëkatarët janë ata që vuajnë atje. Vras mendjen se çfarë do të thoshin njerëzit se besojnë rreth ferrit, për shkak se Perëndia nuk ndëshkon mëkatin në fer, Ai ndëshkon mëkatarët në ferr. Ai urren – dhe këtu qëndron paradoksi – dhe Ai do në të njëjtën kohë. Sepse Perëndia e deshi aq shumë botën saqë Ai urren. Urrejtja dhe dashuria janë të një kohësishme ndërsa Perëndia i shikon mëkatarët e urryer, rebelë, të prishur, të neveritshëm, të ligj dhe çnderues.

Ja se cili është dallimi që duhet të bëjmë. Kjo është shumë kritike. Shpresoj që ta dëgjoni me kujdes. Urrejtja dhe dashuria kanë secila nga dy kuptime. Urrejtja mund të jetë një neveri intensive për një cilësi ose urrejtja mund të shkojë përtej saj në një qëllim të fortë për të shkatërruar. Në mënyrë të ngjashme, edhe dashuria, mund të jetë një kënaqësi intensive në një cilësi dhe gjithashtu mund të jetë një qëllim i fortë për të bekuar madje edhe pavarësisht pranisë të disa cilësive të pahijshme.

Prandaj, në çdo tekst të Biblës, duhet të pyesim: urrejtja për të cilën flitet këtu a është thjesht një neveri intensive për një cilësi apo person apo është gjithashtu edhe qëllimi për të shkatërruar? Këto janë të ndryshme. Nëse shkoni tek Malakia kapitulli një do të zbuloni që bëhet fjalë për të dytën. Dhe mendoj që disa nga ato tekste tek Psalmet i referohen të parës. E njëjta gjë edhe me dashurinë e Perëndisë. Dashuria e Tij e motivon të shpëtojë miliona njerëz të cilët në dhe nga vetja e tyre janë të përbuzshëm për Të.

Ja pse kjo është e rëndësishme. Nëse nuk e kuptojmë që Perëndia na sheh si të urryer dhe të përbuzshëm në mëkatin tonë të shëmtuar, nuk do të mahnitemi aq shumë nga fakti se çfarë është dashuria e Tij për ne. Perëndia shpëton miliona njerëz të cilët në dhe nga vetja e tyre janë të neveritshëm për Të derisa Ai i shpëton dhe i bën bebëzën e syrti të Tij, dhe kjo e bën shpëtimin jashtëzakonisht edhe më madhështor – nëse e kuptoni. Kjo gjë nuk vjen tek sikur të ishim tërheqës dhe të thotë, oh, këtë person vërtet e dua dhe e urrej mëkatin e tij. Jo, Ai më sheh si të neveritshëm për shkak të rebelimit tim, sikurse edhe ne i konsiderojmë njerëz të caktuar të neveritshëm për shkak të mëkatit të tyre. Ai vjen tek ne dhe vdes për ne në mënyrë që të na bëjë bebëzën e syrit të Tij.

Prandaj, Perëndia mund të na dojë, me qëllimin për të na shpëtuar, edhe ndërkohë që Ai i urren rebelët si puna jonë të cilët e përbuzin Perëndinë. Pastaj, kur na shpëton Ai na transformon dhe tani Ai jo vetëm që na do me qëllimin për të na bekuar përjetësisht, por mendoj që na do edhe me një kënaqësi gjithnjë e në rritje, duke na ndihmuar kështu që ne të mburremi në Të.


Original Article from DesiringGod.org

Përkthimi nga www.fjaletejetes.com

SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë. Për postimet në internet, duhet të përfshihet linku i postimit origjinal nga faqja jonë!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*