Pse nuk ishte mirë që Adami ishte vetëm?

nga John Piper

Krisi na shkruan dhe pyet: “Pse ishte “jo mirë” që njeriu të ishte vetëm tek Zanafilla 2? Vetëm në bashkësi të përsosur me Perëndinë, pastor John, nuk e kuptoj pse kjo ishte ‘jo e mirë’?”

Kjo pyetje më pëlqen shumë. Më pëlqen fakti që Krisi e ka bërë këtë pyetje për shkak se do të thotë që ai vërtet po merret me atë që ka rëndësi. Domethënë, nëse ke Perëndinë çfarë të nevojitet më tepër? Kjo është pyetje vërtet e mirë për t’u bërë. “Cilin kam në qiell veç teje? Dhe mbi tokë nuk dëshiroj tjetër njeri veç teje. Mishi im dhe zemra ime mund të ligështohen, por Perëndia është kështjella e zemrës sime dhe pjesa ime në përjetësi.” Kjo është vërtet pyetje e mirë. Prandaj, çfarë donte të thoshte Perëndia kur e pa njeriun vetëm, domethënë vetëm me Perëndinë dhe tha: Nuk është mirë? Kjo pyetje më pëlqen shumë prandaj ja përgjigja. Defekti, të qenurit jo mirë nuk qëndron tek pamjaftueshmëria e Perëndisë për të qenë gjithë sa njeri ka nevojë për të qenë i gëzuar. Defekti gjendet tek paaftësia e njeriut për të parë gjithë sa Perëndia ka për t’i treguar dhe për ta shfaqur gjithë ata që Perëndia ka për qëllim që ai të shfaqë rreth Perëndisë. Ai nuk mund ta shohë dot të gjithë dhe s’mund ta tregojë dot të gjithë derisa të ketë një tjetër.

Prandaj merreni këtë tekst nga Dhiata e Re si ilustrim, Romakëve 15:5, “Dhe Perëndia i durimit dhe i ngushëllimit ju dhëntë juve të keni po ato mendime njeri me tjetrin, sipas Jezu Krishtit, që me një mendje të vetme dhe një gojë të vetme ta përlëvdoni Perëndinë, Atin e Perëndisë tonë Jezu Krisht.” Kjo do ishte e pamundur nëse do të kishte vetëm një person, do ishte e pamundur që ju me një zë, një popull në harmoni që pranon njëri-tjetrin dhe e do njëri-tjetrin sikurse ju kam dashur unë, që shpalos lavdinë time përmes komunitetit, kjo do të ishte e pamundur të bëhej në këtë mënyrë pa pasur një person tjetër, gjë e cila tani thjesht portën jashtëzakonisht të gjerë të asaj se çfarë po bën Perëndia në krijim. Është më e lavdishme që të ketë më tepër se një zë që e lavdëron Perëndinë.

Është më e lavdishme që të ketë një korr në vend të një solisti, është më e lavdishme që të ketë një kishë sesa një shenjtor, është më e lavdishme që të ketë një ekip yjesh sesa një yll i vetëm, është më e lavdishme që të ketë ngjyra të panumërta sesa thjesht gri, është më e lavdishme që të ketë aroma të panumërta sesa thjesht ajo e trëndafilit, është më e lavdishme të ketë sipërfaqe të panumërta sesa vetëm kadife, është më e lavdishme që të ketë një miliardë galaktika sesa thjesht një e vetme, apo është më e lavdishme që të ketë mashkull dhe femër dhe jo thjesht mashkull dhe të ketë etni të shumta në vend që të ketë vetëm një të tillë.

Prandaj, Kris besoj që e kap idenë. Perëndia na krijoi për lavdinë e Tij. Mendoj që kjo pjesë është mjaft e qartë për ty.

Ideja ime është që Ai merr më tepër lavdi në harmonitë e larmisë si për shembull mes mashkullit dhe femrës, mes racave dhe zërave të ndryshme, Ai merr më tepër lavdi në harmonitë e larmisë dhe shumicës sesa në vetmi. Të qënët mashkull dhe femër është një prej atyre mundësive për të lavdëruar Perëndinë e cila nuk do kishte ekzistuar pa gruan. Po të ishte vetëm burri? Perëndia nuk mund të merrte dot lavdinë që duhej t’i jepnim. Për këtë arsye Pali e preku këtë gjë tek Efesianëve 5 kur tha që ky bashkim në një mish të vetëm është portretizim i Krishtit dhe Kishës së Tij. Kjo shëmbëlltyrë nuk do të tregohej dhe nuk do lexohej nga bota nëse Perëndia nuk do kishte thënë: Jo, nuk është mirë të jesh vetëm. Do bëjmë një tjetër.


Original Article from DesiringGod.org

Përkthimi nga www.fjaletejetes.com

SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë. Për postimet në internet, duhet të përfshihet linku i postimit origjinal nga faqja jonë!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*