Vullkani i javës së shenjtë

nga John Piper

Ndërkaq njerëzit që e mbanin Jezusin e përqeshnin dhe e rrihnin. Dhe, mbasi ia mbuluan sytë, i binin në fytyrë dhe e pyetnin duke thënë: “Profetizo, kush është ai që të ra?”. Dhe duke blasfemuar thoshin shumë gjëra të tjera kundër tij. (Luka 22:63-65)

Ndërsa i lexova këto fjalë, po i thosha Jezusit, “Më vjen keq. Më vjen keq Jezus. Të lutem më fal!” Ndjeva që isha një prej aktorëve në atë skenë dhe jo thjesh spektator. Isha kaq shumë pjesë e asaj turme të shëmtuar saqë e dija që isha po aq fajtor sa edhe ata. Ndjeva që nëse zemërmi i Perëndisë do të derdhej në atë moment mbi ata ushtarë dhe në të njëjtën kohë të më fshinte edhe mua nga faqja e dheut, drejtësia do të ishte vendosur në vend. Unë nuk isha atje, por mëkati i tyre ishte edhe mëkati im. Nuk do ishte padrejtësi nëse edhe unë do të pësoja të njëjtën gjë si ata.

A ju ka bezdisur ndonjëherë fakti që në Dhjatën e Vjetër kur dikush mëkatonte shumë persona përjetonin ndëshkimin e Perëndisë? Për shembull, kur Davidi mëkatoi duke bërë regjistrimin e popullsisë (2 Samueli 24:10), “Kështu Zoti dërgoi murtajën në Izrael, nga ai mëngjes deri në kohën e caktuar. Shtatëdhjetë mijë veta të popullit vdiqën nga Dani deri në Beer-Sheba” (2 Samueli 24:15). Në një rast tjetër Akani mbajti disa sende nga plaçka e luftës në Jeriko dhe gjithë familja e tij u vra me gurë. (Jozueu 7:25). Ndoshta përjetimi im kur lexova Luka 22 është një tregues i drejtësisë hyjnore në këtë gjë.

Rebelimi im Total

Një analogji më erdhi në mendje. Zemrat e njerëzimit janë si bërthamë e shkrirë llave poshtë sipërfaqes së tokës. Llava e shkrirë poshtë tokës është ligësia universale e zemrës njerëzore – rebelimi kundër Perëndisë dhe egoizmi karshi njerëzve. Aty këtu shpërthen një vullkan rebelimi të cilin Perëndia e sheh si të drejtë ta gjykojë menjëherë. Ai mund ta bëjë këtë duke e lejuar llavën e nxehtë dhe shkatërrimtare që të rrjedhë jo vetëm tatëpjetë malit mbi të cilin shpërtheu por gjithashtu edhe përgjatë luginave që nuk shpërthyen, por që edhe ato kanë të njëjtën llavë të shkrirë mëkati poshtë tyre.

Arsyeja përse rrëfej mëkatin e fshikullimit të Jezusit, edhe pse nuk isha atje, është që e njëjta llavë rebelimi është në zemrën time. E di shumë mirë pasi kam parë mjaft efekte të saj. Edhe pse nuk po shpërthen në një shkatërrim të tillë vullkanik sa dhe kryqëzimi, ajo ende meriton gjykim. Nëse Perëndia do kishte zgjedhur ta lejonte llavën e ligësisë së tyre të binte mbi kokën e tyre dhe një pjesë e saj të më konsumonte mua, nuk do të kisha mundësi ta akuzoja Perëndinë për ndonjë padrejtësi. Mund të mendojmë pse Perëndia zgjedh t’i shpaguajë disa ligësi menjëherë dhe disa të tjera jo. Mund të pyesim sesi vendos Ai cilat t’i heqë tej në gjykim. Pse shtatëdhjetë mijë persona? Pse jo pesëdhjetë mijë, njëqind apo dhjetë? Pse gruan e Akanit dhe jo fqinjin lakmitar dy çadra më tej? Nuk besoj që tani kemi përgjigje për pyetje të tilla. Nga ne kërkohet të besojmë që vendime të tilla vijnë prej një Urtësie aq të madhe e cila mund t’i dallojë të gjitha efektet e mundshme në të gjitha skenaret, vendet dhe njerëzit e mundshëm. Largësia e veprimit të llavës së rebelimit dhe gjykimit të një personi është vetëm në dorën e Perëndisë.

Unë besoj Romakëve 8:28 që edhe nëse llava e shpagimit më mbulon mua që jam larg prej vullkanit prap në të ka mëshirë. Nuk meritoj që të shpëtoj për shkak se njoh zemrën time. Por unë besoj në Krishtin, prandaj e di që gjykimi do të kthehet në gëzim. Edhe sikur të më vrasë përseri do të besoj tek Ai. Éshtë e çmueshme në sytë e Zotit vdekja e të shenjtëve të tij.

SHKARKO – Dashuri e Tejskajshme Ebook

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*