Shpëtimi më i madh i imagjinueshëm!

17 Dhjetor

Ja do të vijnë ditët”, thotë Zoti, “në të cilat do të vendos një besëlidhje të re me shtëpinë e Izraelit dhe me shtëpinë e Judës…” – Jeremia 31:31

Perëndia është i drejtë, i shenjtë dhe i veçuar nga ne mëkatarët. Ky është problemi ynë kryesor në kohën e Krishtlindjes dhe në çdo kohë tjetër. Si mund të rregullojmë marrëdhënien me një Perëndi të drejtë dhe të shenjtë? Megjithatë, Perëndia është i mëshirshëm dhe ka premtuar tek Jeremia 31 (pesëqind vjet para Krishtit) që një ditë ai do bënte diçka të re. Ai do t’i zëvendësonte hijet me Realitetin e Mesias. Ai do të vepronte fuqishëm në jetën tonë dhe do ta shkruante vullnetin e tij në zemrat tona në mënyrë që të mos jemi të shtrënguar nga jashtë por të vullnetshëm nga brenda për ta dashur atë, për t’i besuar dhe për ta ndjekur.

Ky do të ishte shpëtimi më i madh i imagjinueshëm – nëse Perëndia na ofron Realitetin më të madh në univers që të kënaqemi me të dhe pastaj të veprojë brenda nesh për t’u siguruar që ne ta gëzonim këtë shpëtim me gëzimin dhe lirinë më të madhe të mundshme. Kjo do ishte një dhuratë Krishtlindjeje për të cilën do ja vlente të këndonim.

Në fakt, kjo është ajo që Ai premtoi. Por kishte një pengesë të madhe. Mëkati ynë. Ndarja nga Perëndia për shkak të paudhësive tona.

Si mundet një Perëndi i shenjtë dhe i drejtë të na trajtojë ne mëkatarët me aq shumë mirësi sa të na japë Realitetin më të madh në univers (Birin e tij) që të kënaqemi me Të me gëzimin më të madh të imagjinueshëm?

Përgjigja është që Perëndia i vendosi mëkatet tona mbi Birin e tij dhe atje i gjykoi, në mënyrë që të mund t’i largonte prej mendjes së tij, dhe të na trajtonte mëshirshëm dhe në të njëjtën kohë të mbetej i drejtë dhe i shenjtë. Hebrenjve 9:28 thotë, “….kështu edhe Krishti, pasi u dha vetëm njëherë për të marrë mbi vete mëkatët e shumëve…”

Krishti mbarti mëkatet tona në trupin e tij kur vdiq. Ai morri gjykimin tonë. Ai e anulloi fajin tonë. Kjo do të thotë që mëkatet tona janë hequr qafe. Ato nuk janë në mendjen e Perëndisë si bazë për të na dënuar. Në këtë kuptim Ai i “harron” mëkatet tona. Ato janë konsumuar në vdekjen e Krishtit.

Kjo do të thotë që tani Perëndia është i lirë, në drejtësinë e tij për të na bekuar bujarisht me besëlidhjen e re. Ai na jep Krishtin, Realitetin më të madh në univers, që ne të kënaqemi me të. Ai e shkruan vullnetin e tij – zemrën e tij – në zemrat tona në mënyrë që ta duam, t’i besojmë dhe ta ndjekim Krishtin me gëzim dhe liri nga brendësia e qënies tonë.

© Desiring God

Leje: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë dhe të mos merrni asnjë pagesë përveç kostos së riprodhimit. Për postimet në internet, preferohet të bëhet një link i këtij dokumenti në faqen tonë të internetit. Çdo përjashtim ndaj lejes së mësipërme duhet të aprovohet prej shërbesës Desiring God.

By John Piper. © Desiring God. Website: desiringGod.org

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*