Që ju të besoni!

22 Dhjetor

Jezusi bëri edhe shumë shenja të tjera në prezencën e dishepujve të tij, të cilat nuk janë shkruar në këtë libër. Por këto gjëra janë shkruar që ju të besoni se Jezusi është Krishti, Biri i Perëndisë dhe që, duke besuar, ta keni jetën në emër të tij. – Gjoni 20:30-31

E ndjej shumë të nevojshme që mes nesh që jemi rritur në kishë, që i recitojmë doktrinat e mëdha të besimit në gjumë dhe që na hapet goja kur themi Kredon e Apostujve të ndodhë diçka – mes nesh duhet bërë diçka që të na ndihmojë të ndiejmë edhe një herë mahninë, frikën, habinë dhe mrekullinë e Birit të Perëndisë, të vetëmlindurit prej Atit qysh nga përjetësia, atij që reflekton gjithë lavdinë e Perëndisë, duke qenë shembëlltyra e personit të tij, përmes të cilit u krijua gjithçka dhe vazhdon të ekzistojë përmes fjalës së fuqisë së tij.

Ju mund të lexoni çdo përrallë që është shkruar ndonjëherë, çdo roman fantastiko shkencor, çdo histori me fantazma dhe nuk keni për të gjetur ndonjë gjë aq tronditëse, aq të çuditshme dhe aq magjepsëse se historia e mishërimit të Birit të Perëndisë.

Sa të vdekur që jemi! Sa të pandjeshëm ndaj lavdisë së kësaj historie! Sa shpesh më është dashur të pendohem dhe të them, “Perëndi, më vjen keq që historitë e krijuara nga njeriu më prekin emocionet, habinë dhe mahnitjen time, admirimin dhe gëzimin, më tepër se historia jote.”

Thrillerat e hapësirës në kohën tonë si Star Wars (Lufta e Yjeve) dhe The Empire Strikes Back (Perandoria Hakmerret), mund të na bëjnë një të mirë të madhe: ato mund të na përulin dhe të na sjellin në pendim, duke na treguar që në fakt jemi në gjëndje për një pjesë të mahnisë, habisë dhe mrekullisë që e ndjejmë aq rrallë kur meditojmë për Perëndinë e përjetshëm, për Krishtin kozmik dhe për një konstakt të vërtetë dhe të gjallë mes tyre dhe ne në Jezusin e Nazaretit.

Kur Jezusi tha, “për këtë kam ardhur në botë,” ai tha diçka aq të çmendur, të çuditshme dhe të frikshme sa çdo deklaratë që mund të keni hasur në botën fantastiko shkencore (Gjoni 18:37).

Oh, sa po lutem për një derdhje të Frymës së Perëndisë mbi mua dhe ju. Lutem që Fryma e Shenjtë të zbresë në përjetimin tim në një mënyrë frikësuese që të më zgjojë karshi realitetit të paimagjinueshëm të Perëndisë.

Një ditë vetëtima do çajë qiellin nga lindja e diellit e gjer në perëndim, dhe mbi retë do të shfaqet një si një bir njeriu me një zjarr flakërues bashkë me engjëjt e tij të pushtetshëm. Ne do ta shohim atë qartë. Qoftë nga terrori apo thjesht nga ngazëllimi do të dridhemi dhe do vrasim mendjen sesi kemi jetuar aq gjatë me një Krisht të zbutur dhe të parrezikshëm!

Këto gjëra janë shkruar që ju të besoni se Jezusi është Krishti, Biri i Perëndisë që erdhi në botë. Vërtet të besoni.

© Desiring God

Leje: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë dhe të mos merrni asnjë pagesë përveç kostos së riprodhimit. Për postimet në internet, preferohet të bëhet një link i këtij dokumenti në faqen tonë të internetit. Çdo përjashtim ndaj lejes së mësipërme duhet të aprovohet prej shërbesës Desiring God.

By John Piper. © Desiring God. Website: desiringGod.org

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*