A ekzistoi vërtet Adami dhe a ka rëndësi kjo gjë?

nga John Piper

Pastor John, sikurse e dini edhe vetë ekziston një debat i vazhdueshëm rreth vërtetësisë historike të Adamit. A ekzistoi Adami me të vërtetë apo jo? Dhe sigurisht, nëse Adami ekzistoi dhe nëse u krijua prej pluhurit kjo gjë krijon lloj-lloj tensionesh në botë. Para se të flasim për rrjedhojat teologjike për pastorët dhe misionarët na shpjego pak më tepër pse ka kaq shumë debat rreth vërtetësisë historike të Adamit.

Së pari, kohët e fundit mora një letër nga një studiues të cilit i kanë kërkuar të shkruajë një libër rreth katër pikëpamjeve për vërtetësinë historike të Adamit dhe dëshironte të dëgjonte mendimin tim për rrjedhojat pastorale rreth kësaj çështjeje. Prandaj ky është një shembull shumë i freskët sesa çështje e debatuar që është kjo.

Para se të më merrje në telefon shkova në faqen e Wikipedia dhe bëra një kërkim për fjalën “Njerëzimi.” Dëgjojeni këtë fjali: “Data e ndarjes mes familjes së shimpanzesë dhe asaj njerëzore është diku rreth 4,8 milionë vite më parë gjatë fundit të epokës Mikene.” Kjo jepet si fakt shqeto në artikun e Wikipedia që së pari, qeniet njerëzore janë kulmi i tanishëm – por jo final – i procesit të evolucionit që ka vazhduar për miliona dhe miliarda vite nga materia bazë pa jetë deri ajo që sot shohim në qeniet njerëzore. Dhe shfaqja e asaj që ne e quajmë “njeri” ndodhi miliona vite më parë. Kjo është pjesë e arsyes pse ka një debat rreth Adamit.

Kur shkoni në Bibël tabloja që gjeni është ajo e një Adami dhe Eve të krijuar në mënyrë të veçantë prej Perëndisë, jo nga format pararendëse të jetës njerëzore apo asaj të kafshëve, që ata u krijuan shumë herë më afër kohës tonë sesa disa miliona vite. Tryezat gjenealogjike mund t’i shtrini deri në dhjetë mijë vjet, nëse mungojnë disa lidhje, por jo më shumë se kaq. Prandaj, debati vjen nga ky kontrast mes pikëpamjes së botës për Perëndinë ose që ai nuk është apo që është i përfshirë në një proces evolucioni që vazhdoi për miliona vite dhe asaj që Bibla paraqet si Adami dhe Eva të krijuar në një mënyrë të veçantë drejtpërdrejt nga Perëndia dhe shumë më afër kohës tonë.

Adami historik dhe shërbesa praktike
Pastor John, çfarë do t’i thoshit pastorit të një kishe lokale që thotë, “E di çfarë, nuk e vras mendjen për mënyrën sesi filloi njerëzimi. Unë jam thirrur që thjesht t’u predikoj tani ungjillin njerëzve në kishën time.” Çfarë do t’i thoshit këtij pastori?

Mendoj që ka të ngjarë që do të filloja duke e pyetur se sa e rëndësishme është Bibla në shërbesën e tij. Nëse prireni të shërbeni me një lloj kanuni brenda kanunit – nëse zgjidhni një qendër që ju pëlqen dhe atë e bëni Biblën tuaj në vend që të merrni gjithë Biblën – atëherë ka të ngjarë që do e kem të vështirë t’ju përgjigjem.

Por nëse interesoheni për të gjithë Biblën si Fjala e frymëzuar e Perëndisë, dhe nëse besoni që çfarëdo qendre që të identifikoni të jetë e përqëndruar në tërësinë e zbulesës – për shkak se Perëndisë ju duk me mend të na jepte gjithë këtë libër në mënyrë që ta mbronte qendrën – atëherë mendoj që do thosha, “Duhet të interesohesh për mënyrën sesi e gjithë Bibla i karakterizon qeniet njerëzore dhe origjinën e tyre.”

Për më tepër, Bibla paraqet një pikëpamje që nëse e mohoni historicitetin e Adamit, ka të ngjarë që t’i futni njerëzit tuaj në një trajektore të kuptimit të Biblës apo të mënyrës sesi e lexojnë atë e cila mund t’i zhbëjë gjëra të cilat ju mendoni se janë më thelbësore. Prandaj, përgjigja e parë është heremeneutike: çfarë po i bëni Biblës kur e neglizhoni apo nuk i kushtoni rëndësi mësimeve të saj? Çfarë do të bëni kur Luka 3 të gjurmojë gjenealogjinë e Jezusit deri tek Adami, jo thjesht deri tek Abrahami? Çfarë do të bëni kur Juda t’i referohet Enokut si i shtati pas Adamit? Çfarë do të bëni me Zanafillën 2 dhe 3, ku vihet në pah natyra themelore e problemit tonë në mëkat përmes mosbindjes së atit tonë të parë?

Adami dhe drejtësimi
Së fundi, mendoj që gjëja më e rendësishme që do t’i thosha atij pastori është që kur të arrish tek Romakëve 5:12-21, mënyra sesi Pali e paraqet të gjithë problemin e njerëzimit dhe gjithë zgjidhjen e problemit në Jezusin është duke thënë që Adami nuk ju bind Perëndisë, dhe në të ne të gjithë u numëruam si mëkatarë. Dhe Jezusi ju bind Perëndisë në mënyrë të pësosur dhe të gjithë ata që janë në të numërohen si të drejtë. Prandaj, e gjithë struktura e shpëtimit – në mënyrë të veçantë drejtësimi – në mendjen e Palit është e rrënjosur në mënyrën sesi njerëzimi lidhet me një at të vetëm, Adamin. Dhe me mënyrën sesi njerëzimi i ri lidhet me një At të veçantë, Jezusin.

Prandaj, nga ana hermeneutike, ka për të qenë e dëmshme për njerëzit e tij dhe ata nuk do të mësojnë sesi ta lexojnë Biblën e tyre dhe do të fillojnë të minojnë mësimet e Biblës. Dhe për sa i përket shpëtimit – për sa i përket drejtësimit – do të jeni duke zhbërë strukturën Pauline të teologjisë biblike nëse e hiqni qafe Adamin historik.


Original Article from DesiringGod.org

Përkthimi nga www.fjaletejetes.com

SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë. Për postimet në internet, duhet të përfshihet linku i postimit origjinal nga faqja jonë!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*