Çfarë duhet të besoj që të shpëtohem?

nga Pastor John Piper

Kjo është një prej pyetjeve më të rëndësishme që mund të bëhet ndonjëherë: Çfarë duhet të besoj që të shpëtohem? Kjo pyetjeje ju bë Pastor John para disa vitesh në një sesion Pyetje & Përgjigje. Ja sesi ju përgjigj Pastor John kësaj pyetjeje:
Pali thotë, “Beso në Zotin Jezus dhe do të shpëtohesh” (Veprat 16:31). Ai thotë, “po të rrëfesh me gojën tënde Zotin Jezus, dhe po të besosh në zemrën tënde se Perëndia e ngjalli prej së vdekurish, do të shpëtohesh” (Romakëve 10:9).

Problemi thelbësor
Unë përdor tekste si këto për të thënë që duhet të fillosh nga ky thelb – nga vdekja e Jezusit. Ai vdiq për mëkatet tona, dhe kjo do të thotë që unë duhet të besoj që jam një mëkatar. Një person që nuk beson se është mëkatar nuk mund të shpëtohet. Nëse nuk ka asgjë për të falur, ai nuk ka bërë asgjë për mua. Nëse nuk ka bërë asgjë për mua nuk po i besoj atij për shpëtim. Nëse nuk i besoj atij për shpëtim nuk jam i shpëtuar. Prandaj, duhet të besoni që jeni mëkatar.

“Dikush që nuk beson se është mëkatar nuk mund të shpëtohet.” #JohnPiper

Ju gjithashtu duhet të besoni që ekziston një Perëndi i cili ka krijuar mundësinë për mëkat. Domethënë, mëkati ka kuptim si dështimi për të arritur pritjet e Krijuesit tuaj. Prandaj, duhet të ketë një Perëndi Krijues i cili ka pritje ndaj njerëzve që ata t’i besojnë Atij, ta duan, dhe të jetojnë për Të. Dhe ne dështojmë [t’i përmbushim ato pritje].

Prandaj, ne jemi nën gjykimin dhe zemërimin e Tij të shenjtë. Këtë duhet ta besoni. Nëse jeni mëkatar dhe ekziston një Perëndi i shenjtë, dhe ju e përkufizoni mëkatin si mos arritje e këtij Perëndie, atëherë, në mënyrë që të kuptoni se çfarë po bën Ai për ta zgjidhur këtë problem, duhet të kuptoni që Ai është i zemëruar ndaj mëkatit. Ai është i drejtë. Ai është gjykatës i mirë.

Zgjidhja thelbësore
Prandaj, çfarë ka bërë Ai për ta zgjidhur problemin e armiqësimit tonë ndaj Tij? Ai dërgoi Birin e Tij në botë. Ju duhet të besoni në hyjninë e Jezusit. Tek Psalmi 49:7 thuhet, që askush nuk mund të paguajë çmimin e shpengimit të dikujt tjetër. Dhe pak vargje më pas, thuhet që Perëndia do të paguajë çmimin (Psalmi 49:15). Prandaj, Ai nuk mund të kishte përdorur dot Gjonin, Pjetri, apo Palin që të vdisnin për ne. Atij i duhej që Perëndia-njeri të vdiste për ne. Prandaj, hyjnia e Jezusit është thelbësore për shpëtim.

Çfarë bëri Ai pastaj? Ai jetoi një jetë të përsosur. Nuk mund të besoni që Jezusi mëkatoi dhe të shpëtoheni, sepse atëherë flijimi i bërë për ju nuk ishte ai që kërkohej, dhe nuk po besoni në atë që Perëndia bëri për ju. Ai pra është Biri i pa mëkat i Perëndisë i cili e dha veten për të vdekur në vendin tim: dhe ky është dimensioni zëvendësues i vdekjes së Krishtit për mëkatet e mia. Ka shumë mënyra për të folur për këtë gjë në Bibël. Mendoj që mund të jeni mjaft konfuzë për disa prej këtyre dhe ende të shpëtoheni.

Nuk dëshiroj të filloj dhe të radhis të gjitha mënyrat sesi Bibla flet për këtë gjë dhe sa konfuz mund të jetë një person rreth tyre dhe ende të shpëtohet. Le të themi thjesht që në thelb të ungjillit sesi zgjidhet ky problem gjendet Jezu Krishti, Biri i Perëndisë i cili nuk mëkatoi kurrë, Ai zuri vendin tim dhe duroi zemërimin e Perëndisë në vendin tim, Ai vdiq në vendin tim. Nëse do kishte mbetur i vdekur, ne do ishim ende në mëkatet tona. Prandaj, duhet të besojmë që Ai u ringjall prej së vdekuri.

A mund ta besoni këtë gjë?
Këto janë gjërat kryesore. Mund të jeni në gjendje të më sillni në mendje disa gjëra të cilat mund të jenë aq të lidhura ngushtë nga ana teologjike me këto saqë do ju them: Po, edhe këto duhet të përfshihen. Por nëse dikush do më pyeste, “Çfarë duhet të besoj?” Unë do t’i thosha, “Ka disa gjërat që duhet t’i dish për veten, për Perëndinë dhe për kryqin.”

“Duhet të njohësh të vërtetën rreth vetes, rreth Perëndisë dhe rreth kryqit.” #JohnPiper

Një gjë tjetër: Në këtë pikë po e marr si të mirëqenë besimin, për shkak se thanë, “Çfarë duhet të besoj?” Ju duhet të besoni diçka rreth besimi, domethënë që ai është i domosdoshëm. Nëse thoni, “Oh, i kuptoj të gjitha. I kuptoj. Tani do përpiqem në mënyrë që Perëndia ta bëjë të gjithën këtë të vlejë për mua. Do ta zbatoj ligjin tetëdhjetë e pesë përqind në mënyrë që e gjithë kjo vepër shpenguese të vlejë për mua.” Kështu nuk e keni kuptuar. Nuk jeni të shpëtuar.

Ajo që shpëtimi kërkon ta besoni është kjo, në vend që të punoni për shpëtimin tuaj, të besoni që Ai ka bërë atë që ishte e nevojshme të bëhej. Ne thjesht e pranojmë. “Por të gjithë atyre që e pranuan, ai u dha pushtetin të bëhen bij të Perëndisë, atyre që besojnë në emrin e tij” (Gjoni 1:12). Prandaj, unë mendoj se mëkati, Perëndia, kryqi, besimi përmbledhin thelbin – janë të vërteta rreth këtyre katër gjërave.

Çfarë mund të themi për Trinitetin?
Pastaj u bë një pyetje pasuese: A duhet të besojë dikush në Trinitet në mënyrë që të shpëtohet? Ja se çfarë tha Pastor John:

Sigurisht që nuk ka pse ta dinë këtë fjalë. Nuk kanë nevojë të jenë në gjendje ta shpjegojnë shumë mirë. Por ajo që kanë nevojë të bëjnë është që të mos mohojnë gjërat thelbësore rreth kësaj doktrine. Prandaj, një person mund të mos ketë dëgjuar kurrë për një gjë të tillë si puna e Trinitetit dhe ende të shpëtohet. Por nëse ju thoni: Tani, Jezusi tek i cili besoni, a është Perëndi apo thjesht njeri? Nëse thonë që Ai nuk është hyjnor, mendoj që ky është problem i madh. Prandaj, po flas për rrjedhojat dhe përbërësit e Trinitetit.

Nuk mendoj që dikush duhet të ketë dëgjuar ndonjëherë për Frymën e Shenjtë që të shpëtohet. A është kjo një pozitë radikale? Nuk mendoj kështu. Nëse ju mësojnë për Frymën e Shenjtë dhe për atë që Ai ka bërë për ju dhe thoni, “Oh, jo, jo, jo. Nuk e besoj asnjërën prej këtyre, nuk besoj që u desh puna e Frymës së Shenjtë për të më shpëtuar,” atëherë do ta vë në dyshim shpëtimin tuaj. Por, kam kaluar pesë minuta duke e shpjeguar për ungjillin dhe as që e kam përmendur Frymën e Shenjtë. Kjo nuk është për shkak se Ai nuk është thelbësor. Ne nuk do të besonim dot kurrë pa Frymën e Shenjtë. Por mendoj se njohja e hollësive sesi Perëndia ju bëri të besoni nuk thelbësore. Por mohimi i tyre pasi t’i keni njohur do të thotë minim i gjërave thelbësore.


Original Article from DesiringGod.org

Përkthimi nga www.fjaletejetes.com

SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë. Për postimet në internet, duhet të përfshihet linku i postimit origjinal nga faqja jonë!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*