Informacion

Kjo faqe lindi nga dëshira për të bekuar besimtarët e krishterë shqiptarë që nuk kanë mundësi të lexojnë në gjuhën Angleze!

Duke qenë se Perëndia më ka bekuar, sfiduar dhe rritur përmes predikimeve të Xhon Pajpër dëshiroj që edhe ju të përjetoni të njëjtën gjë në jetën tuaj pavarësisht se mund të gjendemi në stade të ndryshme të shtegëtimit tonë frymëror. Ashtu si thote edhe autori i Hebrenjve kur shkruan,

Sepse fjala e Perëndisë është e gjallë dhe vepruese, më e mprehtë se çdo shpatë me dy tehe dhe depërton deri në ndarjen e shpirtit dhe të frymës, të nyjeve dhe të palcave, dhe është në gjendje të gjykojë mendimet dhe dëshirat e zemrës.” (Hebrenjve 4:12),

Unë besoj që Fjala e Perëndisë e shpallur qartë ka fuqinë për të ndryshuar jeten tonë dhe për t’i dhënë formë karakterit tonë për ta bërë atë më të ngjashëm me atë të Krishtit, Zotit dhe Shpëtimtarit tonë.

Ne dashurinë e Krishtit

Asim Hamza

Ersekë – Shqiperi