Çfarë është Darka e Zotit?

Pyetja 46

Çfarë është Darka e Zotit?

Krishti i urdhëroi të gjithë të krishterët të hanë nga buka dhe të pinë prej kupës duke kujtuar me mirënjohje atë dhe vdekjen e tij. Darka e Zotit është një kremtim i pranisë së Perëndisë në mesin tonë; na sjell në përbashkësi me Perëndinë dhe me njëri-tjetrin; i ushqen dhe forcon shpirtrat tanë. Darka e Zotit është gjithashtu një shenjë e pritjes së ditës kur do të hamë dhe pimë me Krishtin në mbretërinë e Atit të tij.

Zoti Jezus, në atë natë që po tradhtohej, mori bukën dhe, si falënderoi, e theu dhe tha: ”Merrni, hani; ky është trupi im që është thyer për ju; bëni këtë në përkujtimin tim”. Gjithashtu, pas darkës, mori edhe kupën, duke thënë: ”Kjo kupë është besëlidhja e re në gjakun tim; bëni këtë sa herë që të pini, në përkujtimin tim”. Sepse sa herë të hani nga kjo bukë ose të pini nga kjo kupë, ju shpallni vdekjen e Zotit, derisa ai të vijë.

1 Korintasve 11:23–26

Komentim

Darka e Zotit është siguruar qëllimisht prej Mbretit të shenjtorëve për familjen e tij, për rifreskimin e të këputurve dhe për t’i dhënë gëzim shpirtit që vajton. Natën para vdekjes së tij të hidhur, ai e themeloi këtë festë sakramentale! Ai bëri që dishepujt e tij të uleshin me të, dhe pasi kishin ngrënë darkën e pashkës, sakramentin e premtimit, pasi kishin shijuar verën e vjetër, ai ju dha nga e reja, u dha sakramentin e një besëlidhjeje më të mirë, dhe Ungjillin e plotë të hirit. Ai u mësoi që vdekja e tij është jetë për ta; ajo që është vuajtja e tij më e hidhur është festa e tyre; brengat e tij janë gëzimet e tyre… Qengji i therrur i Perëndisë, pashka jonë që u flijua për ne, ai që heq mëkatet e botës ishte ushqimi i shijshëm të cilin në formë sakramenti ai vetë jua dha atyre, dhe në mënyrë thelëbsore ua ofroi ditën tjetër. Oh çfarë thesare mëshire na paraqiten në këtë sakrament! Këtu kemi përbashkësi me një Perëndi të pajtuar, këtu sillemi në praninë e tij përmes Pajtuesit të madh. Këtu kemi përbashkësi me Shpenguesin tonë të bekuar, si Kreun tonë të kryqëzuar, të pëlëvduar, të dhënë për ne, si ai që na rilind, na ruan dhe na forcon. Këtu kemi përbashkësi me Frymën e Shenjtë, i cili zbaton në shpirtin tonë përfitimet e shpengimit, na tërheq më pranë Birit, na komunikon dritë, jetë dhe fuqi prej tij tek ne; e shton dhe e vë në veprim hirin e tij në ne. Këtu kemi përbashkësi me trupin e Krishtit, me popullin e tij të shenjtëruar, trashëgimtarët e jetës… Mesazhi i vulosur i pajtimit të Perëndisë me ne, falja e vulosur për të gjitha mëkatet tona, kapari i vulosur i jetës së përjetshme… sa i ëmbël është sakramenti që na i përcjell këto të vërteta. Edhe pse në këtë gjendje të ulët si shenjtorë të papërsosur, ndërsa shohim turbullt kemi disa shije të vogla dhe të papërsosura të gjërave të lavdishme të cilat i presim me shpresë, megjithatë kjo është shumë më tepër nga sa mund të na japë bota apo mishi; përmes këtyre elementeve na zbulohet, vuloset dhe përfaqësohet kënaqësia më e madhe.

Riçard Bakster (Richard Baxter, 1615–1691). Një prej puritanëve Anglezë. Baksteri shërbeu si kapelan në ushtrinë e Oliver Kromuellit dhe si pastor në Kiderminster. Kur Jakobi II u hoq nga pushteti, ai u persekutua dhe u burgos për 18 muaj. Ai vazhdoi të predikonte dhe në atë kohë shkroi: “Predikova sikur të isha i sigurt që nuk do predikoja më, predikova si një njeri që po vdiste para atyre që po vdisnin.” Përveç veprave të tij teologjike ai ishte edhe poet dhe shkrimtar himnesh të krishtera. Ai shkroi gjithashtu Katekizmën e Familjes së tij.

Lutje

Tek Ti o Zot. Tek Ti o Zot i dashur e dorëzojmë gijthë jetën dhe shpresën tonë, Ty të përgjërohemi, Ty të lutemi dhe emrin Tënd thërrasim: na bëj të denjë të marrim pjesë në këtë Tryezë me një ndërgjegje të pastër, për shlyerjen e mëkateve, për faljen e shkeljeve, për bashkësinë e Frymës së Shenjtë, për trashëgiminë e mbretërisë së qiejve, për guxim para Teje, jo për gjykim dhe as për dënim. Zot, na bëj të denjë që me guxim të të drejtohemi Ty Perëndisë qiellor si Atin tonë.

Gjon Gojarti (John Chrysostom, 347–407). Gjon Gojarti lindi në Antioki dhe ishte Kryepeshkopi i Kostandinopojës. Atij iu dha titulli “Gojarti” për shkak të predikimit të tij të zhdërvjelltë. Ai njihet nga Kisha Ortodokse dhe ajo Katolike si shenjtor dhe Doktor i Kishës. Gojarti njihet për Liturgjinë e tij Hyjnore të Shën Gjon Gojartit. Veprat e tij voluminoze të predikimit përfshijnë 67 predikime për Zanafillën, 90 për Ungjillin sipas Mateut dhe 88 për Ungjillin sipas Gjonit.

New City Catechism was adapted by Timothy Keller and Sam Shammas from the Reformation catechisms. Copyright © 2012 by Redeemer Presbyterian Church.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*