Dashuri e Tejskajshme – Meditime Java e Pashkës
Dashuri e Tejskajshme
John Piper
Jezusi me vullnet të lirë duroi shkallë të paimagjinueshme vuajtjesh për miqtë e tij. Gjoni 13:1 thotë që Ai na deshi deri në fund, në mënyrë të tejskajshme.
Të duash në mënyrë të tejskajshme do të thotë, të duash vullnetarisht, pa rezerve apo kufizime, pa mangësi apo dështim. Ndërsa udhëtojmë bashkë me Jezusin këto tetë ditë nga e Diela e Palmave tek e Diela e Pashkës, nga hyrja triumfale, tek arrestimi, gjyqi, vdekja, varrimi dhe ringjallja ngadhënjimtare do të soditim Perëndinë-njeri që nuk anashkaloi asnjë dhimbje apo tallje në shtegun e tij për të shpenguar mëkatarët e humbur. Ky është njeriu që “e përuli vetveten duke u treguar i bindur deri në vdekje, madje deri në vdekje në kryq” (Filipianëve 2:8). Në Dashuri e Tejskajshme – Lexime Devocionale për Javën e Shenjtë, John Piper na bën thirrje të fiksojmë vështrimin tonë në Jezusin që na do në mënyrë të tejskajshme.
Shkarko librin ‘Dashuri e Tejskajshme’
Formati: EPUB, MOBI (Kindle)