I gjithë Krishti, me gjithë zemër!

nga Tomas Bruks

Kushtet sipas të cilave na ofrohet Krishti në ungjill janë këto: ta pranojmë gjithë Krishtin me gjithë zemër. Vini re që i gjithë Krishti përfshin gjithë ofiqet e Tij; dhe e gjithë zemra përfshin gjithë aftësitë tona.

Krishti si ndërmjetës është profet, prift, dhe mbret.
Krishti si profet na udhëzon.
Krishti si prift na shpengon dhe ndërhyn për ne.
Krishti si mbret na shenjtëron dhe na sundon.

Një hipokrit mund të jetë i gatshëm ta përqafojë Krishtin si prift që ta shpëtojë nga zemërimi, nga mallkimi, nga ferri dhe zjarri përjetshëm – por nuk  kurrë është i gatshëm që me sinqeritet ta përqafojë Krishtin si profet për ta mësuar dhe udhëzuar dhe si mbret që të sundojë dhe mbretërojë mbi të. Shumë hipokritë janë të gatshëm të përqafojnë një Krisht shpëtues – por nuk janë të gatshëm të përqafojnë një Krisht sundues, një Krisht komandues. “Veç kësaj, i sillni këtu armiqtë e mi, të cilët nuk donin që unë të mbretëroja mbi ta dhe i vritni përpara meje!” Luka 19:27

Hipokritëve u pëlqen të ndajnë me Krishtin lumturinë e Tij, por nuk dëshirojnë të kenë pjesë në shenjtërinë e Tij. Janë të gatshëm të shpengohen prej Krishtit por nuk janë të gatshëm që me gëzim t’u nënshtrohen ligjeve dhe qeverisjes së Krishtit. Janë të gatshëm të shpëtohen prej gjakut të Tij por nuk janë të gatshëm t’i nënshtrohen skeptrit të Tij.

I krishteri i vërtetë e pranon Krishtin në të gjitha ofiqet e Tij. Ai e pranon Krishtin jo vetëm si Jezusin shpëtues por edhe si Jezusin Zot. Ai e përqafon Atë jo vetëm si Krishtin shpëtues por gjithashtu edhe si Krishtin sundues. Ai e pranon Krishtin si mbret në fronin e Tij ashtu siç e pranon edhe si sakrificën shlyese mbi kryqin e Tij.

Hipokriti është plotësisht dakord për një Krisht shpëtues, një Krisht mëkat-falës, një Krisht shpirt-shpëtues por nuk ka asnjë konsideratë për një Krisht sundues, një Krisht mbretërues, një Krisht urdhërues, një Krisht shenjtërues; dhe ky ka për të qenë mëkati i tij i mallkuar.

===============

SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë. Për postimet në internet, duhet të sigurohet një link i këtij dokumenti në faqen tonë të internetit!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*