Katekizma e Re – Hyrje

Pyetja 1.

Cili është qëllimi përfundimtar i njeriut?

Përgjigja:

Qëllimi përfundintar i njeriut është të lavdërojë Perëndinë dhe të kënaqet me të përjetë.

Pyetja 1.

Cili është ngushëllimi ynë i vetëm në jetë dhe vdekje?

Përgjigja:

Që nuk i përkas vetes por me mish e me shpirt, në jetë dhe në vdekje i përkas Shpëtimtarit tim besnik Jezu Krishtit!

Këto fjalë nga fillimi i Katekizmës së Uestminsterit dhe asaj të Hajdelbergut theksohen në shumë prej kredove dhe deklaratave të besimit. Ato janë të njohura për ne nga predikimet dhe librat, e megjithatë shumica e njerëzve nuk e dinë burimin e tyre dhe sigurisht që nuk i kanë mësuar kurrë përmendësh si pjesë të katekizmave nga edhe janë shkëputur.

Sot shumë kisha dhe organizata të krishtera publikojnë “deklarata besimi” që skicojnë besimin e tyre. Por në të shkuarën pritej që dokumenta të kësajnatyre të ishin shumë të pasur nga ana biblike dhe të formuluara me shumë kujdes saqë mësoheshin përmendësh dhe përdoreshin për rritjen dhe trainimin e krishterë. Ato shkruheshin në formatin pyetje-përgjigje dhe quheshin katekizëm (nga fjala Greqisht katechein që do të thotë “të japësh mësim gojarisht ose të udhëzosh me fjalë”). Katekizma e Hajdelbergut e vitit 1563 dhe Katekizma e Shkurtër dhe ajo e Gjatë e Uestminsterit nga viti 1648 janë më të njohurat. Ato shërbejnë si standade doktrinore për shumë kisha në botën e sotme.

Praktika e humbur e katekizmës

Sot praktika e katekizmës veçanërisht mes të rriturve ka humbur pothuaj plotësisht. Programet moderne të dishepullizimit përqendrohen në praktika si studimi i Biblës, lutja, bashkësia dhe ungjillizimi dhe nganjëherë mund të jenë tepër të cekëta përsa i përket doktrinës. Në kontrast me këto, katekizmat klasike i udhëzojnë studentët përgjatë Kredos së Apostujve, Dhjetë Urdhërimeve dhe Lutjes së Zotit – duke siguruar kështu një ekuilibër të përsosur të teologjisë biblike, etikave praktike dhe përjetimeve frymërore. Disiplina e memorizimit të katekizmës i ngulit konceptet thell ënë zemër dhe në mënyrë të natyrshme i bën studentët më të përgjegjshëm për të zotëruar materialin nga sa bëjnë zakonisht kurset e dishepullizimit. Përfundimisht, praktika e recitimit pyetje-përgjigje i sjell udhëzuesit dhe studentët në një ndërveprim të natyrshëm, në një proces dialogues nxënieje.

Me pak fjalë, udhëzimet e katekizmës janë më pak individuale dhe më tepër komunitare. Prindërit mund të udhëzojnë fëmijët e tyre në katekizëm. Udhëheqësit e kishës mund të udhëzojnë anëtarët e rinj me katekizma të shkurtra dhe udhëheqësit e rinj me katekizma edhe më të avancuara. Për shkak të pasurisë së materialit, pyetjet dhe përgjigjet e katekizmës mund të përfshihen edhe në adhurimin e përbashkët kur kisha si një trup mund të rrëfejë besimin e saj dhe të reagojë ndaj Perëndisë me lavdërim.

Për shkak se sot e kemi humbur praktikën e katekizmës: “Thërrime sipërfaqësore të së vërtetës, ide të mjegullta për Perëndinë dhe perëndishmërinë, shkujdesja ndaj çështjeve të jetës, karierrës, komunitetit, familjes dhe kishës janë tepër shpesh karakteristika të bashkësive ungjillore të sotme…” (From Grounded in the Gospel: Building Believers the Old-Fashioned Way, by Gary Parrett and J. I. Packer, published by Baker, 2010.)

Katekizmat u shkruan me të paktën tre qëllime në mendje. Qëllimi i parë ishte të siguronte një shtjellim tërësor të ungjillit – jo vetëm që të shpjegonte qartë se çfarë është ungjilli, por edhe për të treguar blloqet ndërtues mbi të cilat bazohet ungjilli, si doktrina biblike e Perëndisë, ajo e natyrës njerëzore, doktrina e mëkatit e kështu me rradhë. Qëllimi i dytë ishte që ta bënte këtë shtjellim në një mënyrë të tillë që herezitë, gabimet dhe besimet e gabuara të kohës dhe kulturës të trajtoheshin dhe kundërshtoheshin. Qëllimi i tretë dhe më pastoral ishte të formonte një popull të veçantë, një lloj kundërkulture që reflektonte ngjashmëri me Krishtin jo vetëm në karakterin individual por gjithashtu edhe në jetën komunitare të kishës.

Kur i shohim së bashku, të treja këto qëllime shpjegojnë arsyen pse duhen shkruar katekizma të reja. Edhe pse shpjegimi ynë i ungjillit duhet të jetë në përputhje me katekizmat e vjetra që i qëndrojnë besnike Fjalës, kultura ndryshon dhe po kështu edhe gabimet, tundimet dhe sfidat ndaj ungjillit të pandryshueshëm prandaj njerëzit duhet të pajisen të përballen me to dhe të japin përgjigje.

Katekizma e Re e Qytetit është bazuar dhe përshtatur nga Katekizma e Gjenevës nga Kalvini, Katekizma e Shkurtër dhe e Gjatë e Uestminsterit dhe në mënyrë të veçantë në Katekizmën e Hajdelbergut duke siguruar një ekspozim të mirë ndaj disa prej mendimeve më të pasura nga spektri i katekizmave të mëdha të kohës së Reformimit. Shpresa është që kjo ka për t’i inkurajuar njerëzit të zhyten në katekizmat historike dhe ta vazhdojnë këtë proces përgjatë jetës së tyre.

Kjo katekizmë është e ndarë në 3 pjesë për ta bërë më të lehtë që të mësohet në seksione u përfshihen edhe disa ndarje të dobishme:

PJESA 1 = Perëndia, krijimi dhe rënia, ligji (20 pyetje);

PJESA 2 = Krishti, shpengimi, hiri (15 pyetje);

PJESA 3 = Fryma, ripërtëritja, rritja në hir (17 pyetje)

Ashtu si me shumicën e katekizmave tradicionale ka një varg nga Bibla që shoqëron çdo pyetje dhe përgjigje. Përveç kësaj çdo pyetje-përgjigje ka një koment dhe një lutje të shkurtër nga shkrimet dhe thëniet e perdikuesve nga historia për t’i ndihmuar studentët të meditojnë dhe të mendojnë për temën që po trajtohet.

Një praktikë biblike

Në letrën e tij drejtuar Galatasve Pali shkruan, “Ai që merr mësim në fjalën, le ta bëjë pjestar të të gjitha të mirave të tij atë që e mëson.” (Galatasve 6:6). Fjala Greqisht “Ai që merr mësim në fjalën” është fjala katechoumenos, ai që merr katekizëm. Me fjalë të tjera, Pali është duke folur për një tërësi të doktrinës së Krishterë (“katekizëm”) që u mësohej prej një udhëzuesi. Fjala “të gjitha të mirave” ka të ngjarë që do të thotë edhe mbështetje financiare. Nën dritën e kësaj, fjala koinoneo – që do të thotë “të ndash” apo “të kesh bashkësi” bëhet edhe më e pasur. Pagesa e një mësuesi të krishterë nuk duhet parë thjesht si një pagesë por si një “bashkësi apo pjesëmarrje”. Katekizma nuk është thjesht një shërbim tjetër për të cilin duhet të paguajmë por një bashkësi e pasur dhe pjesëmarrje reciproke në dhuratat e Perëndisë.

Nëse përfshihemi sërish në këtë praktikë biblike në kishat tona, do të zbulojmë që Fjala e Perëndisë do të “banojë në ne me bollëk” (Kolosianëve 3:16), për shkak se praktika e katekizmës e ngulit të vërtetën thellë në zemrat tona, kështu shumë shpejt do të nisim të mendojmë sipas kategorive biblike.

Timothy Keller, Tetor 2012

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*