Krishti është forca jonë!

Filipianëve 4:13

“Unë mund të bëj gjithçka me anë të Krishtit që më forcon.”

Një nga gjërat më të rëndësishme që duhet të kuptojmë për këtë varg të mahnitshëm është që fjala “gjithçka” përfshin disa gjëra shumë të vështira.

Nëse kthehemi pas disa vargje Pali thotë, “unë jam mësuar të kënaqem në gjëndjen që jam. Unë di të jem i përunjur dhe di të jetoj edhe në bollëk; në çdo vend dhe për çdo gjë jam mësuar të nginjem dhe të kem uri, të kem me tepri dhe të vuaj në ngushticë.”

Mund t’i bëj të gjitha këto gjëra. Mund të kem uri përmes Atij që më forcon, mund të ulem dhe rrënohem përmes Atij që më forcon. Është shumë e rëndësishme që të mos themi, “mund të bëjmë gjithçka përmes Atij që na forcon” dhe të kemi në mendje vetëm gjërat pozitive të jetës.

Tek Romakëve 8 thuhet që, “u numëruam si dele për therrje, për ty po vritemi gjithë ditën.” Jo! “Por në të gjitha këto gjëra ne jemi më shumë se fitimtarë.” A nuk është kjo e njëjta gjë që Pali do të thotë edhe tek Filipianëve 4:13, “Mund të bëj gjithçka. Mund të përballem me vdekjen sepse Ai më forcon. Mund të sëmurem me kancer dhe të mos e diskreditoj emrin e Tij, përmes Atij që më forcon, mund të përballem me braktisjen nga miqtë, përmes Atij që më forcon, dhe mund të kem bollëk, mund të marr një rritje rroge, mund të më ngrenë në detyrë, mund të gjej grua, mund të shkoj me pushime, përmes Atij që më forcon, sepse kam mësuar sekretin, për të dyja.

Cilin sekret? Mendoj që sekreti është Filipianëve 3:7-8, “Por gjërat që më ishin fitim, i konsiderova, për shkak të Krishtit, humbje. Dhe me të vërtetë i konsideroj të gjitha këto një humbje për shkak të Tij.” Prandaj çelësi për të qenë i kënaqur në çdo rrethanë, në lartësim apo ngushticë, është që Krishti është bërë Thesari ynë qëndror. A nuk është ky çelësi që tregon Pali, sekreti që mësoi, prandaj le ta bëjmë këtë gjë së bashku. Le ta njohim Krishtin aq mirë në dashurinë e Tij për ne, në vdekjen e Tij për ne, në ringjalljen e Tij për ne, në mbretërimin dhe ndërmjetësimin e Tij për ne, që Ai është kënaqësia jonë, në mënyrë që në lartësim dhe ngushticë, të përjetojmë këtë kënaqësi të mahnitshme.

SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë dhe të mos merrni asnjë pagesë përveç kostos së riprodhimit. Për postimet në internet, preferohet të bëhet një link i këtij dokumenti në faqen tonë të internetit!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*