Letra e Dashurisë së Perëndisë për njeriun
[youtube=http://www.youtube.com/watch?v=caZ8dWX6QhQ&feature=plcp&context=C3b4bd2dUDOEgsToPDskKzwOsxm7N0m49WzcDiW_jl]
Letra e dashurisë së Perëndisë
Shkrimi është letra e dashurisë së Perëndisë për njeriun.
Këtu mund mund të kalojë qengji dhe të notojë elefanti.
Shkrimet e bekuara kanë një vlerë të pafundme.
Këtu mund të gjesh..
një kurë për çdo sëmundje,
balsam për çdo plagë,
dhe për çdo vurratë,
qumësht për foshnjat,
mish për burrat e fortë,
ngushëllim për të lënduarin,
mbështetje për të tunduarin,
qetësim për të shtypurin,
lehtësim për të shqetësuarin,
një shkop ku të mbështet i lëkunduri,
Një shpatë për të mbrojtur të dobëtin.
Shkrimet e shenjta janë…
harta e mëshirës së Perëndisë dhe mjerimit të njeriut,
guri i qoshes për të vërtetën,
magazina e kurrave për çdo sëmundje,
shkatërruesi i veseve,
thesari i virtyteve,
demaskusi i gjithë kotësive sensuale të botës,
ekuilibri i barazisë
regulli më i përsosur i gjithë drejtësisë dhe ndershmërisë.
Oh, miqtë e mi, asnjë libër nuk u shkon për shtat duarve tuaja si Bibla!
Bibla është predikuesi më i mirë. Ky libër,
ky predikues do t’ju predikojë,
në dyqanet tuaja,
në shtëpitë tuaja,
në dhomëzën tuaj,
po, në shpirtin tuaj!
Ky libër do t’ju predikojë në shtëpi dhe jashtë saj,
do t’ju predikojë në çdo shoqëri
në çdo lloj situate.
Prej këtij libri do të shpëtoheni, ose
prej këtij libri do të dënoheni!
Sipas këtij libri duhet të jetoni.
Sipas këtij libri duhet të vdisni.
Sipas këtij libri do të gjykoheni në ditën e madhe!
Oh, prandaj…
duajeni këtë libër më tepër se çdo tjetër,
çmojeni këtë libër më tepër se çdo tjetër,
lexojeni këtë libër më tepër se çdo tjetër,
studiojeni këtë libër më tepër se çdo tjetër!
Sepse ai që lexon shumë dhe nuk kupton asgjë,
është si ai që gjuan shumë dhe nuk kap asgjë.
“Oh, sa shumë e dua ligjin tënd! Ai është përsiatja ime gjithë ditën.” Psalmi 119:97
Tomas Bruks, “Kurora dhe Lavdia e Krishtërimit, ose
Shenjtëria, e Vetmja Rrugë drejt Lumturisë” 1662)