Letra e Galatasve në 30 mesazhe në Twitter

3 Korrik 2012 | prej David Mathis

Pali është ‘në zjarr’ në letrën e tij drejtuar Galatasve. Ai është përflakur me një zemërim të drejtë apostolik. Ndoshta këshilla më e mirë është, mos e provoni në shtëpi.

Por, lexojeni në shtëpi. Dëgjojeni të predikohet. Studiojeni. Shkruani për të. Madje shpërndajeni në Tëitter. Çfarëdo që të kërkohet bëjeni që zjarri flakërues i Palit të ndezë thëngjijtë e dashurisë tuaj për Jezusin dhe për ungjillin e tij të hirit.

Këtu kemi letra e katër e Palit në mesazhe në Tëitter. Filluam me Romakëve. Pastaj me 1 dhe 2 Korintasve. Tani provojmë me letrën e Galatasve.

Si fillim, ja ku keni një përmbledhje të të gjithë letrës.

Hirin mahnitës të Jezusit duhet ta admirojmë dhe vlerësojmë dhe jo t’i shtojmë. #Galatasve

Më poshtë janë 29 fjali të shkurtra për t’ju udhëhequr përgjatë këtyre gjashtë kapitujve të zjarrtë dhe të pasur me ungjillin, secila me një referncë nga Galatasve. Hapni një llogari në Tëitter dhe bëjeni #Galatasve temën e ditës nëse keni dëshirë.

Ja tek keni listën e plotë të mesazheve të Galatasve që do të postojë përgjatë ditës.

Kapitulli 1

Jezusi e dha veten në kryq si për ne ashtu edhe për Perëndinë – për të mirën tonë dhe përfundimisht për lavdinë e Perëndisë. #Galatasve 1:1–5

Ka vetëm një ungjill. Vetëm një shteg përmes të cilit hiri shpëtues rrjedh tek mëkatarët: Jezusi. Çdo falcifikim është i mallkuar. #Galatasve 1:6–9

T’u pëlqesh njerëzve nuk përputhet me thirrjen e Jezusit Zot. Të krishterët janë shërbëtorë të Perëndisë-njeri, jo shërbëtorë të ndonjë njeriu. #Galatasve 1:10

Ungjilli i Krishterë nuk është produkt i arsyes apo spekullimit njerëzor por vetëm zbulesë hyjnore. #Galatasve 1:11–22

Perëndia duket shumë i mirë kur persekutuesit e popullit të tij bëhen predikues të ungjillit të tij. Lutuni për persekutues. #Galatasve 1:23–24

Kapitulli 2

Mos u dorëzoni, as për një minutë, kur “vëllezër” të remë që përbuzin hirin hyjnë për të parë lirinë e ligjshme që kemi në Jezusin. #Galatasve 2:1–6

Si mëkatarë të varfër, të shpëtuar vetëm prej hirit të mahnitshëm të Perëndisë, është marrëzi të mendojmë se do kujtojmë ungjillin por të harrojmë të varfërit. #Galatasve 2:7–10

Për të krishterët, standardi final për sjelljen nuk është rregulli, ligji apo listat, por e vërteta e ungjillit të hirit. #Galatasve 2:11–14

I krishteri nuk kthehet vetëm një herë tek Jezusi si mëkatar i humbur, por vazhdimisht, çdo ditë dhe në mënyrë të pandalshme. #Galatasve 2:15–21

Të krishterët e vërtetë nuk e anullojnë hirin hyjnor duke besuar në përpjekjet e tyre, por e kremtojnë hirin e vdekjes dhe jetës së Jezusit për ne. #Galatasve 2:21

Kapitulli 3

Është marrëzi frymërore të mendosh që mund ta nisim jetën e Krishtere me fuqinë e Frymës, por të vazhdojmë vetë. #Galatasve 3:1–4

Është marrëzi frymërore të mendojmë që mund të lidhemi me Frymë përmes punës tonë në vend që të pranojmë punën e tij me besim. #Galatasve 3:5–6

Nuk është trashëgimia e arritjes që na sjell në familjen e Perëndisë dhe në favorin e tij të përjetshëm, por pranimi i hirit të tij me anë të besimit. #Galatasve 3:7–9

Rruga që të çon në vdekje dallohet prej Veprave-Vetjake-të Ligjit, por shtegu i mbinatyrshëm drejt jetës quhet Premtim-Frymë-Besim. #Galatasve 3:10–14

Mos i ngatërroni gjërat. Ligji i Perëndisë nuk ka për qëllim të na japë jetë. Nuk mundet. Vetëm premtimi i tij mundet. Ligji ka një qëllim tjetër. #Galatasve 3:15–19

Jeta vjen prej Premtimit të Perëndisë, jo prej Ligjit të tij. Përse u dha Ligji? Për shkak të mëkateve tona, dhe për të na treguar nevojën tonë për të Premtuarin e tij. #Galatasve 3:19–22

Ligji nuk është rrugë për tek pranimi apo miratimi i vazhdueshëm i Jezusit. Ai ka për qëllim të na bëjë të dëshpërohemi për veprat tona dhe të mbështetemi vetëm në të. #Galatasve 3:23–29

Kapitulli 4

Në Birin unik të Perëndisë, përmes besimit, nuk jemi më skllevër, por bij të birësuar – dhe më e mahnitshmja, jemi trashëgimtarë të të gjitha gjërave bashkë me Jezusin. #Galatasve 4:1–7

E njohim Perëndinë vetëm sepse Ai na njohu i pari. Mos ju dorëzoni instinkteve mëkatare fetare që mund të arrini vetë tek ai. #Galatasve 4:8–11

Është torturuese të shohësh miqtë apo familjen të kthehen nga ungjilli i hirit hyjnor tek besimi në përpjekjet e tyre njerëzore. #Galatasve 4:12–20

Në Jezusin nuk jemi skllevër të ligjit, dhe qytetarë të qytetit të vjetër, por fëmijë të premtimit, dhe qytetarë të të qytetit të Ri. #Galatasve 4:21–31

Kapitulli 5

Jezusi na çliron, të jemi të lirë prej mëkatit, jo skllevër të ligjit. Veprat tuaja nuk vlejnë për pranimin e tij por vetëm besimi. #Galatasve 5:1–6

Ai lloj i vetëm besimi në Jezusin që na bën të lirë është një besim i plotë dhe i gjallë saqë nuk kemi sesi të mos tregojmë dashuri ndaj të tjerëve. #Galatasve 5:6

Më mirë të gjymtosh veten sesa t’i mashtrosh të tjerët të largohen prej hirit duke menduar që rrethprerja është e nevojshme për të qenë në rregull me Perëndinë. #Galatasve 5:7–12

I krishteri është thirrur në liri të vërtetë – i lirë prej skllavërisë ndaj vetes, mjaft i lirë për t’i dashur të tjerët me vetësakrifikim. #Galatasve 5:13–15

Dëshirat dritëshkurtra të mëkatit janë në kundërshtim me dëshirat e Frymës së Shenjtë, vetes tonë të re, dhe asaj që dëshirojmë në të vërtetë. #Galatasve 5:1–-26

Kapitulli 6

Mos u dorëzo me një vëlla që po kalon vështirësi. Ji zemërbutë. Vendos supin poshtë barrës dhe ndihmoje. Ashtu si Jezusi. #Galatasve 6:1–5

Të mos besuarit në veprat tona të mira për pranim me Perëndinë na liron të jemi mirëbërës të zellshëm për të gjithë, në mënyrë të veçantë për bashkë besimtarët. #Galatasve 6:6–10

Kundërshtim, persekutim, lëndim, çfarëdo që të vijë, mburru vetem në Jezu Krishtin, në kryqin, ungjillin dhe hirin e tij. #Galatasve 6:11–18

Read it in English

—————————
Letra e Romakëve në 45 mesazhe në Twitter!
Letra e 1 Korintasve në 40 mesazhe në Twitter!
Letra e 2 Korintasve në 42 mesazhe në Twitter!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*