Lindja e të Lashtit të Ditëve!

21 Dhjetor

Atëherë Pilati i tha: ”Ti, pra, qenke mbret?”. Jezusi u përgjigj: ”Ti thua se unë jam mbret; për këtë unë kam lindur dhe për këtë kam ardhur në botë; që të dëshmoj për të vërtetën; kush është për të vërtetën, e dëgjon zërin tim” – Gjoni 18:37

Ky është një tekst shumë i mirë për Krishtlindje edhe pse vjen nga fundi i jetës tokësore të Jezusit dhe jo nga fillimi i saj. Unikaliteti i lindjes së tij është që lindja e tij nuk ishte origjina e tij. Ai ekzistonte para se të lindte në grazhd. Personi, karakteri, personaliteti i Jezusit të Nazaretit ekzistonin para se njeriu Jezus i Nazaretit të lindte. Fjala teologjike për ta përshkruar këtë mister nuk është krijim, por mishërim. Personi – jo trupi, por qenia thelbësore e Jezusit – ekzistonte para se ai të lindte si njeri. Lindja e tij nuk ishte ardhja në ekzistencë e një personi të ri, por ardhja në botë e një personi pafundësisht të lashtë.

Mikea 5:2, 700 vjet para lindjes së Jezust e thotë kështu:

“Por ti, o Betlem Efratah, megjithëse je i vogël midis mijërave të Judës, nga ti do të dalë për mua ai që do të jetë sundues në Izrael, origjinat e të cilit janë nga kohërat e lashta, nga ditët e përjetësisë”.

Misteri i lindjes së Jezusit nuk është thjesht që lindi prej një virgjëreshe. Ajo mrekulli u caktua prej Perëndisë që të dëshmonte për një mrekulli edhe më të madhe – domethënë, që fëmija i lindur në Krishtlindje ishte një person që ekzistonte “nga kohërat e lashta, nga ditët e përjetësisë.

© Desiring God

Leje: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë dhe të mos merrni asnjë pagesë përveç kostos së riprodhimit. Për postimet në internet, preferohet të bëhet një link i këtij dokumenti në faqen tonë të internetit. Çdo përjashtim ndaj lejes së mësipërme duhet të aprovohet prej shërbesës Desiring God.

By John Piper. © Desiring God. Website: desiringGod.org

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*