Mos u shqetësoni për asgjë!

“Mos u shqetësoni për asgjë, por, në çdo gjë, ia parashtroni kërkesat tuaja Perëndisë me anë lutjesh dhe përgjërimesh, me falënderim. Dhe paqja e Perëndisë, që ia tejkalon çdo zgjuarësie, do të ruajë zemrat tuaja dhe mendjet tuaja në Krishtin Jezus.”

Filipianëve 4:6-7

Është e qartë që Perëndia nuk dëshiron që jua apo unë të shqetësohemi. Jezusi na jep tetë arsye për të mos u shqetësuar tek Mateu 6:25-33.
Mendoj që arsyeja pse Pali, Jezusi dhe shkrimtarët e tjerë kujdesen kaq shumë për të na ndihmuar të kapërcejmë shqetësimin dhe ankthin është për shkak se tregojmë një portret të gabuar për Perëndinë kur jemi gjithë kohën të shqetësuar. E bën Perëndinë të duket sikur nuk do të na ndihmojë! Apo që nuk është në kontroll, nuk është mjaft i urtë apo nuk është i mirë ose që nuk njeh e mjaft situatën tonë për të na ndihmuar.
Prandaj shqetësimi e portretizon shumë keq Atin tonë. Ne kemi një At në qiell që i plotëson të gjitha nevojat tona! Prandaj, e kundërta e asaj që Pali na urdhëron është paqja. Paqe që ia kalon çdo zgjuarsie të cilën ai e quan paqja e Perëndisë, që do të thotë se është paqe prej Perëndisë dhe ka shumë të ngjarë që do të thotë vetë paqja e Perëndisë për shkak se mbani mend që Jezusi tha “Unë po ju jap paqen time.” “Po ju lë paqen time.” Kjo është vetë paqja që Ati dhe Biri kanë me njëri-tjetrin të cilën Fryma e Shenjtë na e jep ne! Dhe vargu na tregon që shtegu drejt paqes është që t’ia parashtrojmë kërkesat tona Perëndisë dhe vetë Perëndia është kërkesa jonë qëndrore! “Kam nevojë për Ty mbi gjithçka tjetër!” Por edhe gjithë kërkesat e tjera. Këtë gjë duhet ta bëjmë me falënderim! Falënderimi na kthen pas ne falënderojmë për gjëra që tashmë kanë ndodhur duke parë pas gjërat që Perëndia ka bërë për ne në mënyrë të veçantë në Jezusin.
Arsyeja pse them veçantërisht në Jezusin është për shkak se kështu përfundon saktësisht ky tekst. Aty thuhet, do të ruajë zemrat tuaja dhe mendjet tuaja në Krishtin Jezus. Prandaj kjo paqe vjen për shkak se me falënderim po shohim pas tek Jezusi dhe gjithë sa Ai bëri për ne po i besojmë Atij dhe kështu jemi bashkuar me Të. Në bashkësinë tonë me Të kemi një At në qiell që i plotëson të gjitha nevojat tona dhe si rrjedhim kemi një paqe të cilën nuk mund ta prodhojë dot asnjë zgjuarsi e zakonshme njerëzore.

SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë dhe të mos merrni asnjë pagesë përveç kostos së riprodhimit. Për postimet në internet, preferohet të bëhet një link i këtij dokumenti në faqen tonë të internetit!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*