Pesë premtime për leximin e Biblës dhe lutjen

 

prej Steve Fuller | 14 Janar 2013

A jeni duke e kërkuar vazhdimisht Perëndinë përmes fjalës dhe lutjes? Apo mos vallë jeni përjekur herë pas here dhe jeni shkurajuar, jeni dorëzuar? Tani jemi në mes të Janarit dhe kjo është historia e shumë prej nesh. Vendimet që kemi marrë në fillim të këtij viti kanë nisur të zbehen. Edhe nëse kaloni kohë me Perëndinë pyetja është, a është kjo diçka jetëdhënëse? Apo mos është thjesht ritual, leximi i pjesës së caktuar, lutje përgjatë listës dhe pastaj ndiheni më të liruar kur keni mbaruar?

Nuk është tepër vonë për të bërë disa ndryshime të mira. Prandaj nëse jeni duke u përleshur për të këluar kohë me Perëndinë ja tek keni pesë premtime që mund t’iu ndihmojnë:

1. Perëndia është gëzimi im i pamasë

Dërgo dritën tënde dhe të vërtetën tënde; këto le të më udhëheqin… Atëherë un do të vij tek altari i Perëndisë, te Perëndia, që është gëzimi im dhe kënaqësia ime; do të të kremtoj me qeste, o Perëndi, Perëndia im. (Psalmi 43:3-4)

Perëndia premton të jetë gëzimi ynë i pamasë, jo për shkak se ai jep gëzim, por për shkak se kush Ai është. Kur e soditim dhe adhurojmë atë kemi pafundësisht më tepër gëzim nga sa kemi në çdo gjë tjetër.

Prandaj përse të flemë më gjatë në vend që të kërkojmë Perëndinë? Kjo për shkak se nuk po besojmë se Perëndia është gëzimi ynë i pamasë. Prandaj çfarë mund të bëjmë?

Jo thjesht të shtrëngojmë dhëmbët dhe të përpiqemi më fort. Bëj atë që thotë psalmisti – kërkoji Perëndisë të dërgojë dritën e tij (punën zemërndirçuese të Frymës) dhe të vërtetën e tij (Fjalën e Perëndisë). Pastaj lutuni sipas premtimeve që tregojnë se Perëndia është gëzimi juaj, Psalmi 43:3-4, Psalmi 16:11, Mateu 13:44 dhe 1 Pjetri 1:8.

Ndërsa e bëni këtë Perëndia do të dërgojë dritën dhe të vërtetën e tij që të shihni dhe ndjeni që ai është vërtet gëzimi juaj i pamasë. Pastaj kur të shihni që gëzimi i pafund gjendet në të do të doni të kaloni kohë me të.

2. Dëgjimi i Fjalës së Perëndisë do ta rrisë besimin tim

Besimi, pra, vjen nga dëgjimi, dhe dëgjimi vjen nga fjala e Perëndisë. (Romakëve 10:17)

Shumë mëngjese tundohem që të mos e kërkoj Perëndinë për shkak se besimi im ndihet i dobët. Por kjo është si të mos shkosh tek doktori për shkak se ndihem i dobët në trup. Ashtu si doktorët i shërojnë trupat e sëmurë, po ashtu Perëndia e forcon besimin e dobët ndërsa dëgjojmë fjalën e tij.

Besimi i dobët është si një bateri e dobët. Por fjala e Perëndisë është ajo që e karikon këtë bateri. Prandaj kur besimi juaj është i dobët, hapeni fjalën e tij dhe lidheni besimin tuaj me të. Perëndia premton që ndërsa e bëni këtë gjë ai do t’iu karikojë.

3. Fjala e Perëndisë është burimi i vetëm i përsosur i udhëzimit

Fjala jote është një llambë në këmbën time dhe një dritë në shtegun tim. (Psalmi 119:105)

Bota është si një shpellë plot errësirë në të cilën nuk mund të shohim asnjë gjë. Por Perëndia na ka dhënë elektrikun e fuqishëm të fjalës së tij.

Prandaj nëse e nisim ditën pa medituar mbi fjalën e Perëndisë, është sikur të çapiteshim në një shpellë me elektrikun e fikur.

Por nëse e nisim ditën në Fjalën e Perëndisë është sikur të ndezim elektrikun që të shohim gropat që duhen e vituar, shkëmbin poshtë të cilit duhet të përkulemi, kthesën që duhet të marrim. Mos e nisni ditën pa e ndezur elektrikun.

4. Kur ju luteni Perëndia do t’iu përgjigjet

Lypni dhe do t’ju jepet; kërkoni dhe do të gjeni; trokitni dhe do t’ju çelet. (Mateu 7:7)

Një arsye përse nuk lutemi është se besojmë gënjeshtrën e Satanit që lutja nuk arrin asgjë. Por kjo nuk është ajo që na mësoi Jezusi (Mateu 7:7).

Jezusi na premton që çdo herë që lutemi Perëndia do na përgjigjet. Ai ose do të bëjë tamam atë që i kërkojmë apo diçka edhe më të mirë, të cilën nuk do ta kishte bërë po tëmos ishim lutur.

Prandaj nëse e nis ditën duke u lutur për zemrën time, martesën, fëmijët, punën dhe shërbesën time Perëndia do të bëjë gjëra në zemrën time, në martesën, fëmijët, punën dhe shërbesën time të cilat nuk do ndodhnin nëse nuk do lutesha. Besoje premtimin e Jezusit për lutjen dhe lutu.

5. Kjo është diçka që nuk do të më hiqet kurrë

Por Jezusi, duke u përgjigjur, i tha: ”Martë, Martë, ti po shqetësohesh dhe kujdesesh për shumë gjëra; por vetëm një gjë është e nevojshme, dhe Maria zgjodhi pjesën më të mirë, që asaj nuk do t’i hiqet”. (Luka 10:41-42)

Marta ishte e zënë me punë në kuzhinë, ndërsa Maria ishte ulur tek këmbët e Jezusit dhe po dëgjonte fjalët e tij. Jezusi tha që Maria kishte bërë zgjedhjen e duhur, për shkak se kishte zgjedhur gjënë e vetme që nuk mund t’i hiqej.

Çdo gjë tjetër mund t’iu hiqet. Por koha me Jezusin nuk mund të hiqet kurrë prej jush – për shkak se zerma që ushqeni për Jezusin tani ka për t’iu sjellë përjetësisht gjithmonë e më tepër gëzim në të. Në jetë të jetëve.

Prandaj nëse nuk keni kaluar kohë me Perëndinë dhe po tundoheni prej gazetës, Facebook, apo një telefonate – ndaloni. Pyesni veten: çfarë gjëje do më sjellë gëzim që nuk do të më hiqet kurrë?

Pastaj lini gjithçka mënjanë për t’u bashkuar me Marinë tek këmbët e Jezusit dhe të dëgjoni fjalën e tij.

Nesër në mëngjes

Bie alarmi.

Jam i/e lodhur. Ndoshta të fle edhe pak. Prit pak…

  • Perëndia po më fton në një gëzim të pamasë.
  • Fjala e tij do forcojë besimin tim të dobët.
  • Fjala e tij do ndriçojë në errësirën përreth meje.
  • Kur të lutem Perëndia do veprojë.
  • Kjo është e vetmja gjë që nuk mund të më hiqet.

Mendoj që do çohem!

Read it in English

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*