Pse ndodhi Krishtlindja?

5 Dhjetor

prej John Piper

Pse ndodhi Krishtlindja?

Dhe ju e dini se ai u shfaq për të hequr mëkatet tona; dhe në të nuk ka mëkat… prandaj është shfaqur Biri i Perëndisë: për të shkatërruar veprat e djallit.

1 Gjoni 3:5, 8

Dy herë tek 1 Gjoni 3:1-10 na tregohet pse ndodhi Krishtlindja – domethënë se Biri hyjnor i përjetshëm i Perëndisë erdhi në botë si njeri.

Në vargun 5 Gjoni thotë, “Dhe ju e dini se ai u shfaq për të hequr mëkatet tona; dhe në të nuk ka mëkat.” Kështu afirmohet pamëkatshmëria e Krishtit – “në të nuk ka mëkat.” Arsyeja për ardhjen e tij afirmohet gjithashtu, “ai u shfaq për të hequr mëkatet tona.”

Pastaj në pjesën e dytë të vargut 8 Gjoni thotë, “prandaj është shfaqur Biri i Perëndisë: për të shkatërruar veprat e djallit.” Fokusi i veçantë që ka Gjoni në mendje kur thotë “veprat e djalit” është mëkati të cilin Djalli e nxit. Këtë gjë e shohim në pjesën e parë të vargut 8, “Kush kryen mëkat është nga djalli, sepse djalli mëkaton nga fillimi.” Prandaj veprat e Djallit të cilat Jezusi erdhi t’i shkatërrojë janë veprat e mëkatit.

Gjoni na thotë dy herë që Krishtlindja ndodhi – Biri i Perëndisë u bë njeri – për të hequr mëkatin, apo për të shkatërruar veprat e Djallit, domethënë mëkatin. Jezusi lindi prej një virgjëreshe përmes Frymës së Shenjtë (Mateu 1:18-20), “rritej në dituri, në shtat dhe në hir përpara Perëndisë dhe njerëzve” (Luks 2:52) dhe ishte përsosmërisht i bindur dhe i pamëkat në gjithë jetën dhe shërbesën e tij, deri në vdekje, madje deri në vdekje të kryqit (Filipianëve 2:5-8; Hebrenjve 4:15) – në mënyrë që të shkatërronte veprat e Djallit – të largonte mëkatin.

Mëkatin tonë. Bëjeni këtë gjë tuajën dhe duajeni Jezusin për këtë arsye. Merrni vetë fjalët e Palit dhe bëjini tuajat. “Dhe ajo jetë që tani jetoj në mish, e jetoj në besimin e Birit të Perëndisë, që më deshi dhe dha veten për mua” (Galatasve 2:20). Kështu ai i shkatërron veprat e Djallit dhe na çliron prej mëkatit tonë. Mos lejoni që Krishtlindja të jetë abstrakte për ju. Mëkati juaj. Konflikti juaj me Djallin. Fitorja juaj. Këto janë arsyet përse ai erdhi.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*