Pse Perëndia ndaloi një pemë të vetme në Kopshtin e Edenit?

nga John Piper

Pastor John, kohët e fundit ishe me ne për konferencën kombëtare dhe ndërsa ishe këtu na tregove disa prej nesh pse mendon që Perëndia e ndaloi Adamin dhe Evën që të hanin nga një pemë në kopsht. Na e shpjego këtë gjë, çfarë domethënie teologjike nxjerr nga kjo ndalesë në Kopshtin e Edenit?

Toni, më kujtohet që javën e kaluar isha në zyrën tënde dhe po thoja që pema ishte një mënyrë për të siguruar pozitën që kënaqësitë e të gjitha pemëve të tjera në kopsht në në mënyrë supreme kënaqësi në Perëndinë. Funksioni i pemës së njohjes së të mirës dhe të keqes ishte që të sigurohej që kënaqësitë e të gjitha pemëve të tjera në kopsht të ishin në mënyrë supreme kënaqësi në Perëndinë. Më lejo që ta shpjegoj këtë gjë dhe si funksionon. Urdhërimi për të mos ngrënë u dha kështu. “Ha bile lirisht nga çdo pemë e kopshtit; por mos ha nga pema e njohjes të së mirës dhe të së keqes, sepse ditën që do të hash prej saj ke për të vdekur me siguri.” (Zanafilla 2:16-17).

Çfarë po thoshte Perëndia në ndalimin për të ngrënë nga një pemë e vetme mes një milionë të tjerave? Ai po thoshte, “Unë ju kam dhënë jetë. Ju kam dhënë një botë plot me kënaqësi, kënaqësi shijimi, pamjeje, tingujsh, aromash, ndjenjash dhe ushqimi. Për ju ka vetëm një pemë të ndaluar. Ideja e asaj ndalese është që t’i ruajë kënaqësitë e botës sepse po të hani nga ajo pemë do jeni duke më thënë, ‘Jam më i zgjuar si ti. Kam më tepër autoritet se ti. Jam më i mençur se ti. Mendoj që kujdesem më mirë për veten nga sa kujdesesh ti për mua. Nuk je një At shumë i mirë. Prandaj do të të mohoj,’ këtë do të më thuash. Prandaj, mos ha nga ajo pemë, sepse do të më mohosh mua dhe të gjitha dhuratat e mia të mira, do të mohosh gjithë mençurinë dhe kujdesin tim. Përkundrazi, vazhdo t’i nënshtrohesh vullnetit tim. Vazhdo të afirmosh urtësinë time. Vazhdo të jesh mirënjohës për bujarinë time. Vazhdo të më besosh mua si Ati yt dhe vazhdo të hash nga këto pemë si një mënyrë për t’u kënaqur me mua. Ka 10,000 pemë me çdo fryt që mund të imagjinoni. Thjesht shkoni dhe hani. Jini mirënjohës. Unë jua kam dhënë prandaj shikojini ato si shprehje të mirësisë time dhe shijojini në këtë mënyrë.”

Pastaj, afrohet Satani i cili e merr atë marrëveshje dhe thotë, “Hej, Eva, kuptimi i asaj marrëveshjeje është ky: Perëndia është egoist. Perëndia është kurnac. Ai është dorështrënguar.” Kështu ai e mori ndalesën e një peme vetëvrasëse dhe e trajtoi si ndalesë për gjithçka. Ideja e pemës është kjo: A do të vazhdojmë të shohim drejt Perëndisë si dhuruesi, i dashuri dhe thesari i këtij kopshti në mënyrë që çdo gjë që do të hamë të jetë falënderim dhe çdo shijim të jetë shijim i Perëndisë? A do të vazhdojmë ta përjetojmë secilën prej këtyre shijimeve si shijime të diçkaje që na tregon për Perëndinë? Dhe në këtë mënyrë është një shijim i vetë Perëndisë. A do të vazhdojmë të kënaqemi me Perëndinë ndërsa kënaqemi me këto pemë? Këtë gjë kishte për qëllim të vinte në provë pema e ndaluar. Nuk ishte sikurse mendojnë shumë njerëz që përpiqen ta paraqesin atë si diçka thjesht arbitrare. Kjo është e thjeshtë: A do bindet njeriu? Apo nuk do të bindet? Ata nuk e vendosin pemën në kontekstin e kujdesit të tij atërëror dhe të gjithë të mirave që Ai ka dhënë. Nuk mendoj që është arbitrare. Ishte një paralajmërim. Nëse zgjidhni të jeni të pavarur në vend të varësisë në Perëndinë do ta humbisni kënaqësinë e kopshtit dhe bashkë me të edhe Perëndinë. Nëse vazhdoni të më besoni mua dhe të kënaqeni me mua si kënaqësia juaj më e madhe dhe si thesari juaj më i madh, do ta keni këtë kopsht dhe unë do të jem kënaqësia e gjithë kënaqësive tuaja.

Këtë doja të thosha Toni, kur isha në zyrën tënde dhe thashë: kjo pemë është një mënyrë për t’u siguruar që kënaqësitë e të gjitha pemëve të tjera në kopsht të jenë në mënyrë supreme kënaqësi në Perëndinë.

Kjo është një lidhje e mahnitshme. Faleminderit Pastor John.


Original Article from DesiringGod.org

Përkthimi nga www.fjaletejetes.com

SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë. Për postimet në internet, duhet të përfshihet linku i postimit origjinal nga faqja jonë!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*