Shiko Mbretin të Dielën e Palmave

nga John Piper

“Mos ki frikë, o tufë e vogël, sepse Atit tuaj i pëlqeu t’ju japë mbretërinë.” (Luka 12:32)

Sot është e Diela e Palmave. E imagjinojmë veten duke mirëpritur Mbretin në qytetin dhe zemrën tonë. Ai përpiqet t’i bëjë të dukshme qëllimet e tij duke ardhur jo mbi një kalë madhështor por mbi një gomar të përulur, i butë dhe i përulur.

Nuk e di sa prej jush e shohin këtë Mbret-Shërbëtor të përulur dhe ndiheni sikur ky është një petk i hollë, por poshtë kësaj dukjeje ka një fuqi dhe autoritet të tmerrshëm që thjesht po presin të shpërthejnë kundër jush nëse pengoheni në ndonjë mënyrë. Nuk e di sa prej jush ndihen sikur kënaqësia më e thellë e këtij Mbreti nuk është që t’ju shërbejë dhe të plotësojë nevojat e popullit të tij.

Vras mendjen se sa prej jush ndihen që ai po vjen mbi një gomar përulësie pak a shumë si i maskuar. Dhe sapo t’i jepet mundësia do të hedhë tej leckat me të cilat është mbuluar, do të nxjerrë shpatën dhe do turret për të kryer atë që vërtet i pëlqen, domethënë të gjykojë dhe shkatërrojë. Sigurisht, disa do të shpëtohen – ata pak që disi mund t’i pëlqejnë Atij. Por kjo në fakt nuk është dëshira e zemrës së Tij. Në thelb Ai është i zemëruar – është gjithmonë i zemëruar. Gjëja më e mirë që mund të bëjmë është që të mos i dalim përpara dhe ndoshta nëse i respetojmë mjaft mirë rregullat, mund t’i afrhemi ndërsa është në një prej kohëve të Tij më të mira momentare.

Kënaqësia më e thellë e Perëndisë

Jezusi po përpiqet shumë për t’ju ndihmuar që të mos ndiheni në këtë mënyrë karshi Perëndisë. Dëshiroj t’ju tërheq vëmendjen tek një varg i caktuar, Luka 12:32, për shkak se çdo fjalë e këtij vargu ka për qëllim të heqë tej frikën me të cilën përleshemi të cilën Jezusi e njeh shumë mirë, frikën që Perëndia mezi i jep të mirat e tij, sikur të ishte duke vepruar kundër karakterit të tij kur bën gjëra të mira, që thellë thellë ai është i zemërruar dhe i pëlqen të shfryjë zemërimin e Tij.

Luka 12:32 është një varg që flet për natyrën e Perëndisë. Një varg që tregon se çfarë lloj zemre ka Perëndia. është një varg që tregon se çfarë e ngazëllon Perëndinë – jo thjesht se çfarë do bëjë Perëndia apo çfarë duhet të bëjë, por çfarë lumturohet të bëjë, çfarë dëshiron të bëjë, çfarë kënaqet të bëjë. “Mos ki frikë, o tufë e vogël, sepse Atit tuaj i pëlqeu t’ju japë mbretërinë.”

Fraza “i pëlqeu” në Greqisht është folje, “është kënaqësi” apo “të të pëlqej diçka.” Kjo mund të përkthehet gjithashtu “Perëndia e zgjodhi këtë gjë me kënaqësi.” Me fjalë të tjera Perëndia nuk po vepron në këtë mënyrë bujare në mënyrë që të maskojë dhe fshehë ndonjë motiv keqdashës. Fjala “pëlqeu” e përjashton plotësisht këtë gjë. Nuk është që Ai përbrenda po thotë, “Do më duhet të tregohem bujar për pak edhe pse nuk dëshiroj të jem, për shkak se ajo që dëshiroj me të vërtetë të bëj është të sjell gjykim mbi mëkatarët.”

Kuptimi i Zotit është i pagabushëm. Perëndia po vepron me liri. Nuk është i detyruar të bëjë atë që nuk dëshiron të bëjë në të vërtetë. Në këtë pikë, kur i jep tufës së Tij mbretërinë, Ai është duke vepruar prej kënaqësisë së Tij më të thellë. Ky është kuptimi i fjalës: gëzimi i Perëndisë, dëshira e Tij, ëndja, shpresa, kënaqësia dhe ngazëllimi i Tij është që t’i japë mbretërinë tufës së tij.

SHKARKO – Dashuri e Tejskajshme Ebook

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*