1 Mars – Octavius Winslow

1 Mars

“Ju hetoni Shkrimet sepse mendoni të keni nëpërmjet tyre jetë të përjetshme; dhe ato janë këto që dëshmojnë për mua”. Gjoni 5:39

Fjala e Perëndisë është plot me Krishtin. Ai është Dielli i këtij sistemi hyjnor, Burimi i dritës dhe bukurisë së tij. Çdo doktrinë e gjen thelbin e vet nga personi i Tij, çdo parim e merr forcën e tij nga puna e Tij, çdo premtim e merr ëmbëlsinë e vet nga dashuria e Tij. A nuk duhet të druajmë që në studimin e Shkrimeve ka një të vërtetë shumë të harruar, që ato dëshmojnë për Jezusin? A nuk lexohen, hetohen dhe shqyrtohen ato, me një mendje shumë të shkujdesur për ta shtuar pasurinë e tyre përmes një njohjeje edhe më të madhe të personin, karakterit dhe punës së Tij? Kështu ne jemi duke e ulur karakterin e Biblës. Mund ta lexojmë atë thjesht si një rekorBibd të pa frymëzuar; mund ta studiojmë atë si një libër të letërsisë njerëzore. Antikiteti i saj mund të na interesojë, historia e saj mund të na informojë, filozofia e saj mund të na udhëzojë, poezia e saj mund të na magjepsë; dhe kështu, ndërsa jemi duke gërvishtur sipërfaqen e këtij Libri të Librave, Krishti i lavdishëm, që është substanca e tij, lënda e tij, ëmbëlsia e tij, vlera e tij – dhe pa të cilin nuk do të kishte Bibël – është mbuluar thellësisht dhe në errësirë nga syri ynë.

Por është ofiqi i Frymës së bekuar dhe të përjetshëm të shpalosë, dhe kështu të përlëdojë, Jezusin tek Fjala. E gjithë kjo që mësojmë nga ana frymërore dhe për shpëtim për Të, përmes këtij mjeti të zbuluar, është vetëm përmes mësimit të Frymës së Shenjtë, që na e shtjellon këtë fjalë në mendje. Ai na tregon se si të gjitha linjat e ndritshme të së vërtetës së Shkrimit, burojnë nga, kthehen tek, dhe përqendrohen në Krishtin – sesi të gjitha doktrinat e shpalosin lavdinë e personit të Tij, sesi të gjitha premtimet janë shkruar në gjakun e zemrës së Tij, dhe si të gjitha porositë janë mishëruar në jetën e Tij.


© www.fjaletejetes.com
Abonohu në www.fjaletejetes.com
Ju lutemi vendosni adresën tuaj të emial-it nëse dëshironi të lajmëroheni për çdo postim të ri nga www.fjaletejetes.com!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*