Shpreso tek Zoti!

Isaia 40:31

Por ata që shpresojnë te Zoti fitojnë forca të reja, ngrihen me krahë si shqiponja, vrapojnë pa u lodhur dhe ecin pa u lodhur.

Të presësh Zotin do të thotë që Ai do të të japë forcë. Një nga të vërtetat më të mahnitshme që kam zbuluar ndonjëherë ndodhi kur isha 22 vjeç, dhe ishte që “Madhështia e Perëndisë shpaloset jo duke mbledhur skllevër rreth Tij që të punojnë për Të, për të treguar se Ai ka mjaft autoritet për të gjetur punëtorë, por përkundrazi, madhështia e Tij tregohet duke e bërë Veten e Tij të disponueshëm për të punuar për të tjerët.”

Prandaj nëse kthehemi disa vargje më sipër tek vargu 28 lexojmë, “Nuk e di ti, vallë, nuk e ke dëgjuar? Perëndia i përjetësisë, Zoti, krijuesi i kufijve të tokës, nuk mundohet dhe nuk lodhet…” prandaj ky është kontrasti, ne nuk do të mundohemi dhe lodhemi, pse, sepse shpresojmë tek Ai që nuk lodhet kurrë, nuk mundohet kurrë, prandaj ideja është që kur Perëndia na aftëson të mos mundohemi apo lodhemi për shkak se kemi shpresuar në Të ne marrim ndihmën dhe Ai merr lavdinë. Në realitet nuk ka asnjë Perëndi tjetër si ky. Kjo thuhet tek Isaia 64:4, “Nga kohët e lashta askush nuk kishte dëgjuar kurrë, asnjë vesh nuk kishte dëgjuar dhe asnjë sy nuk kishte parë ndonjë Perëndi tjetër veç teje, që vepron për atë që ka shpresë tek ai.”

Perëndia ynë punon për njerëzit që shpresojnë tek Ai. Apo 2 Kronikave 16:9, “Në të vërtetë Zoti me sytë e tij shikon përpara dhe mbrapa tërë dheun për të treguar forcën e tij ndaj atyre që kanë një zemër të ndershme ndaj tij.” Ai nuk po kërkon njerëz që të punojnë për Të. Ai po kërkon njerëz që do ta lejojnë Atë të punojë për ta. Veprat 17:25 thotë, “dhe as shërbehet nga duart e njerëzve, sikur të kishte nevojë për ndonjë gjë, sepse ai u jep të gjithëve jetë, hukatje dhe çdo gjë.” Psalmi 50:15, “Kërkomë ditën e fatkeqësisë, unë do të të çliroj dhe ti do të më lëvdosh.”

Kështu kuptojmë që Perëndia e tregon fuqinë dhe lavdinë e Tij duke i ndihmuar njerëzit e dobët që shpresojnë tek Ai. Dhe shfaqja më e bukur e kësaj madhështie ishte Jezusi. Marku 10:45, “Sepse edhe Biri i njeriut nuk erdhi që t’i shërbejnë… Ai nuk erdhi për të mbledhur skllevër por për të shërbyer dhe për të dhënë jetën e tij si çmim për shpengimin e shumë vetave.”

Prandaj gjithandej në Bibël dhe këtu tek Isaia 40:31 Perëndia e shpalos madhështinë e Tij duke thënë, “Nuk jam ai lloj Perëndie që ka nevojë për ju, që varet prej jush, por jam plotësisht i disponueshëm për ata që më besojnë Mua. Nëse vjen tek Biri i Njeriut që erdhi të të shërbejë duke vdekur për ty, që të të shpengonte nga mëkati, nëse e lejon Atë të të shërbejë në këtë mënyrë, Unë do të të shërbej për gjithë jetën tënde përfshirë edhe ardhjen e Tij të dytë,” ku sipas Lukës 12 Ai do përvishet me një peshqir, do na bëjë të ulemi në tryezë dhe Mbreti i Universit do të na shërbejë ushqimin në Gostinë e Qengjit.

SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë dhe të mos merrni asnjë pagesë përveç kostos së riprodhimit. Për postimet në internet, preferohet të bëhet një link i këtij dokumenti në faqen tonë të internetit!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*